Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shkruar një shënim për ata që i ka cilësuar si “gjithëlogë militantë të sëmurë politik”. Në një shënim në “Facebook”, duke cituar shkencëtarin Albert Ajnshtajn, Kalo shprehet se këta “gjithologë” flasin në një kohë që Shqipëria gjendet përballë sfidave të shumta, jo vetëm shëndetësore, por edhe politike e ekonomike. Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo: NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh…
Author: tirana
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i përfshirë në skandalin e shkaktuar nga shkelja e karantinës të këshilltarit kryesor, Dominic Cummings, u përball sot me një sondazh katastrofik për kampin e tij, përpara se të fliste para deputetëve. Në faqen e parë të gazetave që prej pesë ditësh, stuhia e shkaktuar nga Dominic Cummings, i konsideruar si truri i fushatës për referendumin e vitit 2016 që përfundoi me Brexit, ka rritur zemërimin e opinionit publik. Një sondazh i “YouGov” për të përditshmen “The Times” tregon që mbështetja e publikut për Partinë Konservatore të Boris Johnson ka rënë me nëntë pikë në një…
Nëse ende nuk e keni vendosur se si do t’i lyeni flokët këtë verë, jeni në kohë për një nga tendencat më të reja të 2020-s. Të gjitha vajzat e njohura të Instagramit po e çelin ngjyrën e flokëve për këtë verë, me një tendencë të re që hap bazën e errët. Kjo tendencë njihet si Balajazh Kalifornian (Californian balayage). Balajazhi Kaliforinian është efekti që përfitohet duke pikasur nuanca të ndryshme ngjyrash shumë pranë rrënjës së flokëve duke vazhduar drejt majave. Sipas zgjedhjes mund të përfitojmë, rrënjë më të çelur dhe maja më të errëta, por gjithmonë me një efekt…
Banka e Shqipërisë ka diversifikuar rezervën valutore të vendit duke riinvestuar një pjesë të saj në ar gjatë vitit 2019, krahas monedhave të huaja. Banka e Shqipërisë dyfishoi rezervat e huaja në ar, në rreth 120 milionë euro, ose rreth 2.5 tonë ar, nga 58 milionë euro, në fund të vitit të kaluar. Në fund të vitit 2019, përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto në Bankën e Shqipërisë shënon, USD 20.0%, euro 65.1%, GBP 2.6%, JPY 2.4%; AUD 1.4%; SDR 3.3%; AR 3.6%; RMB 1.8%.
Prej kohësh, Xheni dhe Benardi nuk kishin folur më publikisht për lidhjen e tyre, përveç ndodnjë ngacmimi që jepnin nga story-t për fansat. Megjithatë, ishte Xheni ajo që në fillim të vitit postoi një foto që jo vetëm ngacmoi edhe një herë tjetër ndjekësit e saj, por edhe i bëri kureshtarë të gjithë më profilin e mashkullit që kishte në krah, për të cilin, në fakt, shumica ishin të bindur që ishte Benardi. Por cifti i Big Brother janë kthyer sërish bashkë dhe këtë e konfirmoi vetë Xheni pak kohë më parë kur u pyet nga një fanse pse e…
Kuptueshmëria e përvojave do të çojë drejt largimit nga utopia dhe adhurimi i njerëzve dhe situatave të paqarta. Ndjenjat lëkunden në nje vijë të holle, ndryshimi i shpeshte i humorit te na japë mundësine per t’u përshtatur në kushtet e reja që na paraqite.. Ka ardhur momenti qe ajo që duron vetëm-ajo vlen, është ky mesazhi që jep Meri për hënën e plotë në Binjak. Kjo shenjë duket se e presin lajme të mira pasi astrologia njofton se një inisiativë që do marrin, do i çojë drejt një ndryshimi të madh. Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat e horoskopit.…
Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulan Muka ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë identifikuar me koronavirus 13 mjekë dhe infermierë në QSUT. Sipas Mukës, mjekët shqiptare e nisin punën me një dopio raki dhe byrek që në mëngjes. Reagimi i plotë: “13 staf mjekesor ne QSUT te infektuar, lind pyetja: sa paciente kronike kane infektuar dhe per pasoje kane vene ne rrezik jeten e tyre?! Kur QSUT, “ajka” e mjekeve ne vendin tone, nuk zbaton protokollet, ç’mund te presim nga shoqeria shqiptare? Personalisht nuk habitem, pasi kur…
Qarkullimi i gjakut është shumë e rëndësishme që një qenie njerëzore të mbetet e shëndetshme. Çështja është se a mund ta rrisni qarkullimin e gjakut në mënyrë natyrale? Shkenca që qëndron pas qarkullimit të gjakut është se gjaku rrjedh në trup dhe shpërndan oksigjen dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore në të gjitha pjesët e trupit duke hequr mbeturinat. Nëse një person dëshiron të përmirësojë qarkullimin e gjakut, do të duhet të ndjekë disa rregulla të dukshme: Mos u ulni gjerësisht për një periudhë të gjatë orësh në një vend. Lini duhanin plotësisht. Shmangni yndyrat e ngopura në marrjen e…
Mund të mësoni shumë për veten tuaj, thjesht duke iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: Në çfarë radhe do t’i bënit veprimet e mëposhtme nëse do të të ndodhnin të gjitha njëkohësisht? Të qetësoni një foshnje që është duke qarë. Të largoni rrobat që janë duke u tharë, sepse ka filluar shiu. Të ndaloni ujin që po rrjedh në kuzhinë. T’i hapni derën dikujt që po troket. T’i përgjigjeni telefonatës së dikujt. E bëtë zgjedhjen tuaj? Ja rezultati: Nëse gjëja e parë që bëni është të qetësoni foshnjen që qan, atëherë gjëja më e rëndësishme për ju është familja. Nëse…
OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur të krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për Agron (Kamer) Mehjën; Kelmend Dalipin; Eduart Haxhin si edhe Xhiliano Xhoxhin. Ky i fundit u arrestua në nëntor të vitit të shkuar pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane i akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Ai ishte pjesë e një grupi, i cili u “zbërthye” në vitin 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”, pjesë e të…
Një përplasje galaktikash mund të ketë shkaktuar formimin e Sistemit Diellor, duke modeluar Rrugën e Qumështit dhe duke ndriçuar yje të rinj, përfshirë Diellin është konkluzioni i studiuesve italianë Santi Cassisi, nga observatori ”Abruzzo” dhe studiuesve të Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF). Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga ”gjahtari” i yjeve, sateliti ”Gaia”, i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA). ”Për t’i dhënë formë ‘Rrugës së Qumështit’ ishte një nga fqinjët e tij, galaktika xhuxh e Shigjetarit”, sipas tyre. Falë satelitit ”Gaia”, astronomët kanë bërë një vlerësim të shkëlqimit të mbi 24 milionë yjeve, brenda një sfere me një…
– Rrëfimi i panjohur për Janaq Neranxin, bregdetasin e çuditshëm që provoi të gjitha punët që mund të provonte një shqiptar pas luftës së dytë botërore, nga oborri i Zogut e në kampet politike shqiptare e deri në drejtimin e AVIACIONIT CIVIL të Kilit në Amerikën Latine dhe … mik me diktatorin famëkeq Pinoçet. – Ai lindi më 12 prill 1917 në Spile të Himarës. Pas ndjekjes së shkollës në Himarë, ai ndoqi shkollën katolike në Romë. Punoi në bankën italiane në Gjirokastër, u emërua në Tiranë ku u bë pjesë e stafit të nëpunësve të mbretit ZOG. Pas ikjes…