Pasi u shëruan nga koronavirusi, Ismail Hakki Akbeyaz dhe bashkëshortja e tij Berkin Akbeyaz nga Turqia, që të dy mjekë, pas 70 ditësh përsëri përqafuan fëmijën e tyre, transmeton “Anadolu Agency”. Ky çift mjekësh nga 11 marsi u detyra të qëndrojnë të ndarë në një shtëpi tjetër pasi kuptuan se janë infektuar nga virusi. Pasi mposhtën sëmundjen, pas afër dy muaj e gjysmë, ata përsëri u kthyen në shtëpi ku i priste djali i tyre dyvjeçar Omer Berkten. Moment emocionues i filmuar me cellular u bë viral në rrjetet sociale.
Author: tirana
Artur Xhakja, 46 vjeç ka humbur gjurmët që prej vitit 2002 dhe familjarët vijojnë ta kërkojnë ende. Me lot në sy, nëna e Xhakjes, e ftuar në emisionin e “Pa gjurmë”, tregoi se për herë të fundit, djalin e saj e ka takuar në 13 qershor të vitit 2002 dhe rrëfen të gjithë peripecitë e jetës së dhimbshme të 46-vjeçarit. “Kthehet në Vlorë dhe shkon jeton me një vlonjate, konkretisht me origjinë nga Ballshi. Ai nis bashkëjetesën me të por ajo ishte një grua e divorcuar, ne nuk kemi arritur që ta njihnim se cila ishte ajo. Unë e kam…
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që u arrestuan pasi i kishin vjedhur një çantë me parë një bizenesmeni në Tiranë. Gjykata Penale e Tiranës lë në masën “arrest me burg” Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane. Dy të akuzuarit janë arrestuar me 24 maj, pasi kamerat e sigurise se qendres tregtare kishin arritur ti filmonin Donald Hoxhen 27 vjec dhe Gentian Kanen 44 vjec, të cilët kishin vjedhur nga makina e shtetasit F.B. i ishin vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës…
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë se si përdoren pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen e fruta-perimeve, që konsumojmë çdo ditë. Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol kemi shkuar në disa dyqane, që tregtojnë pesticide dhe tregtarët pohojnë, se shesin edhe produkte të ndaluara, që kanë dalë nga qarkullimi. Një ndër këto pesticide, që është ndaluar për qarkullim, është Ultracid, por tregtarët thonë se mund ta shesin me emër tjetër. Xarrë – Bashkia Konispol Dyqani 1 Qytetari – Si je? Shitësi – Kalosta, mirë! Si jeni juve? Qytetari – Po ça ke noi gjë për…
Avokati Spartak Ngjela tha në Ora Neës se konflikti mes Presidencës dhe ambasadës së ShBA-së ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe atë antikorrupsion. Ngjela: Konflikti mes tyre është reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion. Presidenti është i rrezikuar. SPAK ka këtë detyrë, që politikanë të nivelit të lartë t’ju thotë ku e ke gjetur pasurinë. Pasi të bëhet ky kontroll, kryeministrat do të jenë nën fre, do ikin dhe do dalin. Kjo duhet bërë. Janë të rrezikuar. Ndërsa për sa i përket betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ngjela shprehet se nëse Presidenti ka shumë pak kompetenca që…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur për herë të parë për të ashtuquajturin “letrat shqiptare drejtuar Presidentit Donald Trump”, duke theksuar se ai kurrë nuk e ka nënvlerësuar iniciativën e tyre, pasi i konsideron ata “një faktor serioz në disa shtete në SHBA.” “Unë kurrë nuk kam nënvlerësuar nismën e shqiptarëve, ato janë një faktor serioz në Bregun Lindor, Nju Jork dhe Uashington. Unë nuk mendoj se Trump është në anën tonë, por gjithashtu nuk mendoj se ai është një lloj personi që nuk dëshiron të dëgjojë mendimin tonë “, tha Presidenti serb, duke shtuar se “diaspora shqiptare është një problem…
Gazetari Adi Krasta ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme. I pranishëm në “Ashow”, në emisionin e tij, Krasta ka deklaruar se Ministria e Brednshme i ka manipuluar pamjet e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe se ka zgjehdur të publikojë vetëm ato nga lart. Më tej, Krasta shprehet se kjo gjë është bërë që në pamje të dukej sikur godina është shembur shumë lehtë. “Nga burime brenda strukturave të shërbimeve të fshehta është treguar se pamjet televizive të momentit të rënies së fasadës, marrë nga Ministria e Brendshme, janë montuar me kujdes. Jane lënë jashtë, sipas këtyre burimeve,…
Është mbyllur klasikja e Gjermanisë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, me bavarezët që triumfuan me rezultatin minimal 0-1. Mjaftoi një supergol i Joshua Kimmich që djemtë e Flick të largoheshin triumfues nga Dortmundi dhe të nisnin marshimin drejt titullit kampion. Sfida ishte shumë e luftuar, me Borussian që e nisi më mirë. Djemtë e Favre ishin të motivuar për të fituar, duke parë dhe renditjen në tabelë (Bayern në krye +4). 15 minutat e para, folën për verdhezinjtë, por konkretizim nuk pati. Bayern u zgjua dhe arriti t’i marrë qarkullimin e topit vendasve dhe në minutat e fundit të…
Mali i Munellës, përveç panoramës së jashtëzakonshme që ofron, njihet edhe si mali ku strehohet rreqebulli i Ballkanit, një kafshë që rrezikon të zhduket. Ky masiv pyjor që shtrihet në rrethet Pukë dhe Mirditë njihet për florën dhe faunën e pasur, çka mund ta kthejë atë në një destinacion të paharruar turistik. Por gjuetia e paligjshme dhe prerja e kundraligjshme e pyjeve po e rrezikon vazhdimisht. Në pamjet e publikuara së fundmi duket rrëqebulli i Ballkanit një specie kjo që është në rrezik zhdukje, por së fundmi është parë një riprodhim i tyre që ngjall shpresë se specia mund të…
Punonjësit e seksit zviceran kanë hartuar një listë të rregullave, për të cilat ata thonë se minimizon rrezikun e transmetimit të koronavirusit në bordello, me shpresën se ndalimi i aktivitetit për industrinë së shpejti mund të hiqet. Vendimi vjen pasi kjo industri është goditur rëndë nga pandemia, ndërsa qeveria vendosi një ndalim të përkohshëm të prostitucionit dy muaj më parë për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit. Plani për të rihapur industrinë, i përgatitur nga organizata ProKoRe, sugjeron që pozicionet seksuale të cilat lejojnë një distancë të sigurt midis fytyrave, të tilla si ‘stili i qenve’ dhe “pozicioni…
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe postimi i fotove nga jeta e përditshme por jo vetëm, për vajzat rezulton të jetë më shpeshtë sesa për meshkujt. Ka disa postime të vajzave në rrjetet sociale që meshkujt nuk e kuptojnë arsyen apo mesazhin, e që nuk u pëlqejnë aspak. Postimet e fotove me fëmijë: Meshkujt shpesh nuk e kuptojnë se përse duhen ekspozuar online fotot e fëmijëve të vegjël, qoftë të fëmijëve të tyre apo nipërve e mbesave. Fotot e ushqimeve- As këto foto nuk tërheqin vëmendjen e tyre, madje i vlerësojnë si patetike. Fotot nga palestra- Listës së fotove që meshkujt i kanë bezdi,…
Nga Mero Baze Presidenti i vendit Ilir Meta, ka ndërmarrë një sulm të hapur anti-kushtetues kundër ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në procesin e reformës në drejtësi. Në daljen e tij të fundit publike, Ilir Meta ilustroi si “ndërhyrje” në reformë, një sms që tregonte thjesht mënyrën si qarkullon informacioni mes ambasadorëve të Perëndimit për çështje të nxehta të reformës në drejtësi. E vetmja gjë që në fakt e kishte alarmuar aty Ilir Metën, ishte se ambasadorët ishin dakord që Arta Vorpsi të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo procedura e tij për gruan…