Messi është “zhdukur” nga fusha prej më shumë se dy muajsh, prej pandemisë së Covid-19, ndërsa mbrëmë, për disa minuta, ai ka munguar edhe në Instagram. Për afro 40 minuta, pas orës 01:00 të mëngjesit, llogaria e Leos në rrjetin social të lartpërmendur u shfaq bosh. Asnjë mesazh, asnjë numër ndjekësish, asgjë fare. Shpejt, përdoruesit i bënë jehonë këtij kurioziteti në rrjetet e tjera sociale, veçanërisht në Twitter, ku u publikuan fotografi që shfaqnin Messin pa llogarinë e tij, e cila ka 152 milionë ndjekës. Pas atyre 40 minutave, Instagrami zgjidhi incidentin teknik dhe llogaria e Messit u kthye. Tani,…
Author: tirana
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo deklaroi fakti që ka pasur dy vdekje brenda pak ditësh tregon që graviteit i sëmundjes vazhdon. “Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar për hapjen e çerdheve dhe kopshteve në vend, duke filluar nga data 1 qershor, pas mbylljes gati 3-mujore nga koronavirusi. Në urdhrin e MSH sqarohen të gjitha masat, që duhet të marrin kopshtet dhe çerdhet, për të mbrojtur fëmijët dhe të tjerët nga virusi i rëndë, i cili vjon të jetë aktivë.MSH urdhëron që fëmijët të merren nga shtëpia dhe të dërgohen në shtëpi nga vetë çerdhet dhe kopshtet, sipas një orari të përcaktuar.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar për rritjen e numrit të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, ku u konfirmuan 25 raste me Covid-19. Spahia deklaron se PD e ka thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit. Postimi i plotë: REFUZIMI PER TE FINANCUAR BIZNESIN NGA FALIMENTIMI SJELL RRITJE TE TE INFEKTUARVE NE VEND. 25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për…
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës – fusha magnetike e Tokës po dobësohet. Ajo është jetike për jetën në planetin tonë, sepse na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara që lëshon dielli. Ekspertët kanë zbuluar mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut një rajon të madh me intensitet magnetik të zvogëluar, të quajtur “Anomalia e Atlantikut të Jugut” e thonë se qendra me intensitet minimal atje është krijuar në vetëm pesë vjet. Hulumtuesit janë duke spekuluar se dobësimi mund të jetë shenjë e fakti që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve. Hera e fundit kur ka ndodhur…
Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde. Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës. Mësoni anën e errët të shenjës suaj. Dashi i papjekur!…
Ilda Bejleri dhe stilisti me famë, Joni Peçi janë parë duke u pùthur e përqafuar me njëri tjetrin. Joni ka promovuar së fundmi kreacionin e tij më të ri me veshje që u reklamuan nga miqtë e tij më të ngushtë. Pjesë e këtij kreacioni ishin emra të njohur të ekranit, disa kishin fatin t’i veshnin krijimet e tij ndërsa disa të tjerë kishin shkuar për ta mbështetur dhe inkurajuar në punën e tij. Ndër ta edhe moderatorja Ilda Bejleri e cila e ka quajtur Jonin mik special dhe artist të mrekullueshëm. Këtë e bëri pranë publikimit të një videoje…
Këshilli i Europës rrëzon propozimin e maxhorancës dhe opozitës së bashkuar, të formuluar në një draft të dakordësuar, që monitorimi i fushatës zgjedhore në media të mos bëhet nga një organ që ngrihej pranë KQZsë, por nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Sipas dokumenti të Këshillit të Europës për Reformën Zgjedhore, këshilli politik ka rënë dakord për disa pika që lidhen me politikat financiare në zgjedhje, për të cilin ka kërkuar mendimin e KiE-s. Ndërkohë, ky i fundit, më datë 11 maj, ia ka dorëzuar komentet dhe rekomandimet përkatëse këshillit politik për Reformën Zgjedhore, raporton “Panorama.” MONITORIMI I FUSHATËS Sipas një…
Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të dashur të publikut. Dyshja nuk hezitojnë t’i bëjnë dedikime romantike njëri-tjetrit në rrjete sociale. Ashtu ka ndodhur dhe mëngjesin e sotëm për Vesën, e cila ka marrë një propozim të dytë për martesë në mënyrën më të bukur. “Nëse do të të porpozoja prapë; A do martohesh për herë të dytë me mua? Zgjidh “Po” ose “Jo”. Të dua!”, shkruan reperi në letrën e ngjitur mbi mur. “Surpriza e mëngjesit”, shkruan Vesa, e cila me siguri duhet të jetë ndjerë mjaft e emocionuar. Çifti janë prindër të një djali…
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur një hetim për Qeverinë shqiptare për procedurat e ekstradimit të dy shtetasve turq, Selami Simsek dhe Harun Çelik. Me anë të një komunikate zyrtare, përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posaçëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi…
Imuniteti ndaj riinfektimit nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, sipas një studimi të Universitetit të Amsterdamit. Ky studim shpreh dyshimet mbi praktikën e futjes në fuqi të “pasaportave të imunitetit”, të cilat disa qeveri duan t’i lëshojnë për të shëruarit nga COVID-19, shkruan Euro News. Sipas të njëjtit burim, hulumtimi monitoroi 10 burra mbi 35 vjet për të përcaktuar nivelin e antitrupave pas infeksionit për ndonjë nga katër koronaviruset sezonale të njeriut. Studiuesit zbuluan se kishte një “kohëzgjatje alarmante të shkurtër të imunitetit mbrojtës ndaj koronavirusëve”. Shkencëtarët vërejtën “riinfeksione të shpeshta në 12 muaj pas infeksionit dhe ulje…
Psikologu Eduart Tafa në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ na njohu më tepër me termin ‘’ psikovampirë’’ cilët janë ata dhe se si mund të mbrohemi prej tyre. ‘’ Cdo kush mund të jetë psikovampirë, madje edhe ata që kafshohen nga ‘psikovampirë’ mund të jenë vet psikovampirë, sepse shëndërrohen në të tillë. Zakonisht ne do t’i referohemi psikovampirit në marrëdhënien ndërnjerëzore. Zakonisht ndërnjerëzore janë edhe sfidat në punë, dhe lidhjet që kemi me shokë e me shoqërinë, miqësitë etj. I përkasin rrethit tonë më të afërt, janë persona që kanë dijeni për gjendjen tonë emocionale, këtu konkretizohen edhe…