Sulmuesi portugez ka bërë shumë mirë deri më tani dhe te Juventusi, pavarësisht moshës 35-vjeçare. CR7 sot ka dhuruar show në stërvitjen e kampionëve të Italisë, pasi ka arritur të bëjë një kosh me këmbë. Pesë herë fituesi i Topit të Artë goditi një top me këmbë dhe arriti të fuste topin në një kosh basketbolli. Serie A pritet të rinisë shumë shpejt, ndërsa Ronaldo e nisi në mënyrë fantastike vitin 2020.
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë. Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që bëhen jashtë syrit të medias në lidhje me kandidatët në sistemin e drejtësisë. “Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të…
Pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit shkencorë në Singapor. Një person i infektuar, sipas tyre, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë. Sipas “New York Post”, shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor vëzhguan 73 pacientë me koronavirus për të dalë në këtë përfundim. “Bazuar në të dhënat e grumbulluara…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Beti Njuma. Kurti tha se nuk ka shumë raporte me kryeministrin shqiptar dhe tregoi se ka qefmbetje, pasi i refuzoi propozimin për një mbledhje të përbashkët mes krerëve të dy shteteve në fillim të pandemisë së koronavirusit. Kurti tha se kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës nuk e kanë luksin ta injorojnë njëri-tjetrin. “Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama pasi unë propozova të takohemi bashkë liderat nga Kosova dhe Shqipëria, thamë që ta bëjmë bashkë krerët e institucioneve, 6…
Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” ka komentuar deklarata e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila disa ditë më parë tha se ka një marrëveshje të fshehtë në vendin tonë që po kërkon të vrasë Reformën në Drejtësi. Sipas Bushatit të vetmit që e kanë vrarë këtë Reformë janë ambasadorja Yuri Kim, ish-ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca. “Yuri Kim, Donald Lu dhe Soreca. Janë vrasësit kryesor. Janë si ajo nëna që vret fëmijën. Nuk është problemi që Reforma në Drejtës të vdes nesër. Reforma në Drejtësi…
I ftuar në RTV Ora, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kurti tha se në rastin më të keq Teatri kombëtar duhet të ruhet si një muze, por jo të shembej. Kryeministri i Kosovës shtoi se qasja që shembet Teatri në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë pandemie, për të ndërtuar qendër tregtare, duket më shumë një logjikë neoliberale se sa një kujdes për kulturën dhe urbanizmin. “Në rastin më të keq Teatri kombëtar duhet të ruhet si një muze, por jo të shembej. Edhe drama “Epoka para gjyqit” është…
Një shqiptar u arrestua të premten pasdite në Milano me akuzën e vjedhjeve të shumta. Agjentët e policisë në Volanti, e kapën në flagrancë duke vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola. Alarmi u dha rreth orës 02:30 minuta nga një banor, i cili lajmëroi policinë se dikush po ngjitej në fasadën e ndërtesës, duke arritur në katin e katërt. Kur policët arritën jashtë derës së shtëpisë – pronë e një familje italiane, por në atë kohë bosh – vunë re se dikush ishte në të vërtetë brenda. Sapo e kuptoi se ishte zbuluar, 30 vjeçari nuk…
Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i akuzuar si një nga autorët e dhunimit dhe vrasjes së studentes greke, Eleni Topaloudi. Mediat greke shkruajnë sot se gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë. Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale. Pak ditë më parë, shqiptari Aleksandër Luca deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunuar në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër. “Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë…
I ftuar në Ora News, përfaqësues i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh se ideja e propozuar nga Rama për heqje koalicionesh nuk mund të ndodhë. Sipas Bylykbashit Rama po mundohet që ta nxjerrë nga binaret reformën zgjedhore, por ai siguroi që PD-ja do të bëjë gjithçka që është e mundur që të arrihet një kompromis. Bylykbashi: Historia e heqjes së koalicioneve Edi Rama ta arkivojë se nuk ka për të ndodhur. Edi Rama ka dhënë sinjalet që do ta bëjë reformën në mënyrë të njëanëshe që t’i bëjë rregullat siç do. Ne jemi në tryezë për të arritur…
Për kthimin e studentëve në auditore nga qershori deri në tetor, të ndarë në 4 periudha për shmangien e vendgrumbullimeve, universitetet kanë miratuar udhëzuesin për masat anticovid 19 te përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë. “Rekomandohet që nëse është e mundur, mësimi të kryhet në ambjentet e jashtme. Si psh në oborret e institucioneve. Nëse nuk do të ketë një të tillë siç ka Fakulteti i Drejtësisë, atëherë studentët dhe personeli akademik do të zhvillojnë procesin mësimor në auditore. Gjithmonë duke respektuar distancën e përcaktuar 1.5-2 m larg njëri tjetrit. Por nuk do të lejohen të hyjnë brenda nëse nuk do…
Sot shënohen 23 vite nga vrasja e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila. Vrasja e saj është një nga ngjarjet e trishta që kujtohet nga viti 1997. Në këtë 23 vjetor ajo është kujtuar nga vëllai i saj avokati i njohur Saimir Vishaj. Përmes një postimi në rrjete sociale avokati i njohur i ka bërë një dedikim prekës motrës së ndjerë, ku teksa ka pulikuar një foto të saj shkruan: Eva Vishaj do të kujtojmë përherë. Eva Vishaj (Lila), u gjet e vrarë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së 23 majit 1997 në kilometrin e 29-të të…
Viti shkollor do të mbyllet online më 29 maj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, veç maturantëve të cilët janë rikthyer në bankat e shkollës më 18 maj e do vazhdojnë deri në 5 qershor e do t’u nënshtrohen provimeve të maturës nga 8 qershori deri në 18 qershor. Agjencia e sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar ka përgatitur një udhëzuar për vlerësimin dhe mbylljen e viti shkollor, ku përcakton se nota përfundimtare do të përqendrohet në rezultatet e nxënësve para mbylljes së institucioneve arsimore në 9 mars. Ndërsa mësimi online do të ketë vlerën e një note. “Pesha…