Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do të vijë rikuperimi. Mundohuni që të mos lodheni shumë. Demi Në dashuri do të keni mundësi që të çoni përpara projektet me njeriun e zemrës. Mundohuni që të shmangni problemet dhe debatet. Në punë do të ndiheni të lodhur dhe kjo periudhë do të jetë e vështirë, për tu kaluar. Binjakët Dashuria do të jetë mjaft pozitive gjatë gjithë fundjavës, në sajë të ndikimit të Hënës. Keni nevojë për energji, ndaj mos e…
Author: tirana
Chelsea i është bashkuar garës për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, duke e parë ngurrimin e Paris Saint-Germain ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë argjentinasin për 70 milionë euro. Icardi e kaloi këtë sezon në Paris si lojtar i huazuar për 13 milionë euro, duke i shënuar 20 gola në 31 ndeshje. PSG-ja duhet t’ia paguajë Interit 70 milionë euro për ta bërë Icardin të vetin, por drejtuesit e klubit po përpiqen ta bindin klubin zikaltër të zbresë çmimin. Oferta e PSG-së prej 50 milionë euro plus 10 të tjera bonuse, u hodh poshtë nga Interi. Juventusi dhe Napoli janë…
Fundvitin e shkuar mbushi 83-vjeç, por mbetet po aq i zënë me punë sa dikur. I lindur në Margam të Uellsit në vitin 1937, Anthony Hopkins u punësua në Teatrin Kombëtar Mbretëror në Londër nga Laurence Olivier në vitin 1965. Më pas pati një karrierë brilante në kinematografi. I nominuar plot 4 herë, Hopkins fitoi çmimin “Oscar” për rolin e tij në filmin e vitit 1992 “Heshtja e qengjave”. Ai bisedoi me ne mbi kurthet e famës, kolegët arrogantë, muzikën, dhe hobet e tij të tjera. Sir Anthony, si reagoni kur njerëzit ju quajnë një legjendë e gjallë e kinemasë?…
Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duket se e ka gjetur zgjidhjen për të pasur më shumë shqiptarë që e pëlqejnë. Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, duke parë interesin e ulët të qytetarëve për të ndjekur aktivitetin e tij politik, ka zgjedhur që të përdorë llogarinë e Facebook të një ish konkurenti të Big Brother Albania. Pasi ka marrë faqen e ish-konkurentit “Kristi”, ai i ka ndryshuar emrin nga “Kristi Big Brother Albania 8” në Jamarbër Malltezi, shkruan “TemA”. Duke përdorur këtë “truk”, njerëzit që pëlqenin Kristin zgjohen në mëngjes duke pëlqyer Jamarbrin.…
Pronarët e bizneseve përgjatë Pedonales në qendër të qytetit nuk kanë pranuar të mbyllin sot baret dhe lokalet, siç edhe u është kërkuar nga policia në këtë fundjavë. Pronarët nuk kanë pranuar të mbyllin aktivitetin, duke deklaruar se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare nga policia për këtë urdhër. Ata e kanë kërkuar urdhrin me shkresë zyrtare dhe jo me gojë. Pronarët kanë deklaruar se, nuk mund të marrin për bazë njoftimin që shkruan kryeministri çdo ditë në ‘Facebook’ për hapjen apo mbylljen e bizneseve. Pronarët deklarojnë se kjo formë që po përdoret me funksionimin e bareve e lokaleve në Berat…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë paradite në Shkodër, ku po zhvillon një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me rastin e festës së Fiter Bajramit. Përpara se të hynte në mjediset e Xhamisë së Parrucës, ku ndodhej myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, kreu i opozitës ka takuar disa qytetarë shkodranë, të cilëve iu ka uruar Fiter Bajramin. Pas takimeve në xhami, Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, teksa e ka cilësuar këtë festën e madhe të shpresës dhe besimit. “Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, gjithë vëllezërve dhe motrave,…
Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e një 29-vjeçari gjatë natës në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë.Mario Xhafa fill pas plagosjes u dërgua drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku raportohet se ka marrë një plumb në këmbë. Nëna e personit të plagosur eshte shprehur se djali i saj kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje për t’u qethur tek berberi. Ajo është shprehur se dali i saj nuk ka pasur probleme apo konflikte me njeri dhe se ai…
Kuvendi i Shqipërisë ka tre funksione bazë, ku funksioni elektoral (për të zgjedhur) është funksioni i dytë thelbësor i tij. Kuvendi zgjedh kryetarin e KLSH (me propozim të Presidentit), zgjedh anëtarë të institucioneve të ndryshme kushtetuese ose të krijuara me ligj, si dhe plotëson vendet vakante të krijuara gjatë mandatit të tyre në rast dorëheqje, në rast largimi për arsye të tjera ose në rast të ndryshimit të ligjeve organike që lidhen me këto institucione. “Kushtetuta” e Kuvendit është Rregullorja e Kuvendit, neni 111 i të cilës, përcakton detyrimin se për zgjedhjen e organeve kushtetuese dhe të atyre të krijuara…
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Teksa mbrëmë ndërroi jetë një paciente me COVID-19, në total numri i personave të prekur ka shkuar në 989. Mësohet se rastet e reja janë zbuluar në: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, aktualisht në spitalin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej…
Një vaksinë kundër COVID-19 po jep rezultate pozitive, por disi zhgënjyese në fazën e parë të testimit, sipas një studimi të ri të botuar të premten në revistën mjekësore “The Lancet”. Vaksina e testuar në Kinë ofroi imunitet tek shumica e pacientëve, por jo tek të gjithë dhe shumë prej tyre patën efekte anësore, negative. Studimi është i pari që publikon rezultate nga faza fillestare e testimit të një vaksine kundër COVID-19. Më shumë se 100 të tjerë janë në zhvillim në të gjithë botën, përfshirë nëntë në prova klinike. “Nëse do të ishte e vetmja vaksinë e disponueshme, mendoj…
Një nga teoritë konspirative më të përhapura, por edhe më lehtë për t’u hedhur poshtë mbi virusin Corona është që COVID-19 në të vërtetë shfaqet për shkak të sinjalit 5G. Kudo në Europë janë bërë peticione kundër 5G. Megjithë faktin, që virusi Corona përhapet pavarësisht nga antenat e transmetimit 5G, në Europë kudo janë dëmtuar antena të tilla. Në Britaninë e Madhe u dëmtuan 60 antena, kudo janë bërë peticione kundër tyre. Kurse Martin Mihailov filloi në Bullgari aksionin “Stopp 5G Bulgaria”, duke mbledhur online disa mijëra nënshkrime. Edhe këtu bëhet thirrje për ndalimin e zgjerimit të 5G, sepse ky…
Kryegjyshi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me një falenderim për Zotin që ndihmoi që çdo kush t’ia dilte mbanë në këtë sprovë. “Falenderojmë Zotin që arritëm kësaj dite. Kryegjyshata ka dhënë urdhëresat e veta për këtë ditë, që të jenë të kujdesshëm. Falendrojmë Zotin që në këtë ditë të agjërimit të jenë bujar. Ka qenë një sprovë për familjet tona, ku në këto ditë jemi munduar që të përhapim mirësinë. Mesazhi im është që besimtarët të jenë shembull për të përballuar vështirësitë e kësaj bote”, i shpreh Baba Mondi.