Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit, pas sakrificës së muajit të Ramazanit. Me një shënim në facebook, Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët me një foto nga xhamia e Et’hem Bej në Tiranë, ku shkruhet: Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju. Besimtarët nuk do lejohen të kryejnë faljen në sheshe nesër, por në xhami, ndërsa zonat e kuqe do të jenë të mbyllura, sikurse edhe në fundjavat e kaluara.
Author: tirana
Dy të rinj në plazhin e Lukovës, në Vlorë, janë filmuar në një skenë të turpshme duke kryer marrëdhënie seksuale në publik. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet çifti që nuk e vret mendjen aspak për atë që po bën. Qytetari që ka filmuar skenën shprehet se në plazh kishte edhe persona të tjerë. “Pershendetje live ne lukov. Si skan turp kta njerez ne mes te plazhit e te njerzve postojeni anonim”, shkruan ai.
Asnjë politikan shqiptar, ndoshta në të gjitha kohërat, nuk ka vizatuar dhe skicuar disa herë momentin kur do të vdesë dhe si duhet të vdesë, siç e ka bërë këtë gjë Ilir Meta. Sa herë që ai ka ngërç politik në vend, sa herë që përballet me beteja absurde të prodhuara nga paranojat, apo sa herë ndjehet i dështuar në lëvizjet e tij, ai përfytyron një vrasje. Kur shikon se kundërshtarët po bëhen gati ta shkarkojnë se ka shkelur Kushtetutën, atij i vjen në mendje Allende. Përfytyron veten në paradhomën e Presidencës, shikon gardistin që ka në oborr, atë tipin…
Julian Deda ka ftuar të gjithë që nesër të shkojnë në Shkodër, meqë Rama e mbylli vendin për fundjavë. Kjo, pasi sipas tij, në Shkodër nuk e pjerdh njer Ramë. “Ky nuk është mire përfundimisht. E gjithë bota u hap, njerëzit lëvizin te lire, vetëm shqiptaret izolohen per Bajram. P.s. Nese doni te festoni lirshem, shkoni ne Shkoder, atje nuk pjerdh njeri per diktatoret”, shkruan ai.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama është pyetur nga qytetarët në Facebook, në lidhje me operacionin e Policisë së Shtetit për të shembur Teatrin Kombëtar, që sipas komentuesit nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë kjo gjë. Kreu i qeverisë, teksa i është përgjigjur shprehet se nuk është shembur Teatrit Kombëtar por një karakatinë dhe policë ishin aq sa duheshin për të kryer atë punë. Qytetari: Një pyetje Z. Kryeministër! Keni parë ju ndonjëherë apo keni dëgjuar që në një vend tjetër të botës , Qeveria e një shteti ka rrënuar…
Shënohet viktima e radhës nga COVID-19. Ministria e shëndetësisë bën me dije se 64 –vjeçarja, që ka humbur jetën vuante nga sëmundje të tjera. Tashmë bilanci shkon në 32 viktima në Shqipëri edhe pse prej javësh nuk ishin shënuar më viktima. NJOFTIMI NGA MINISTRIA COVID19, Ministria e Shëndetësisë/ Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e…
Përditshmëria e Luizës pas burgosjes së djalit dhe vdekjes së bashkëshortit Pas burgosjes së djalit, aktorja Luiza Xhuvani la karrierën e saj në politikë, por gjeti forca për të mos e lënë karrierën e teatrit. Tashmë që bashkëshorti i saj, ish-regjisori i njohur Gjergj Xhuvani nuk jeton më, duket se zonja Xhuvani është tërhequr plotësisht në jetën e saj private. Ajo është fotografuar në përditshmërinë e saj, duke bërë pazaret e zakonshme dhe me mbrojtjen e duhur ndaj epidemisë.
Ka disa shenja të zodiakut që kanë një cilësi që askush tjetër nuk ka, dhe kjo është stabiliteti.Këto shenja janë në gjendje të gjejnë ekuilibrin e dëshiruar dhe të nevojshëm për të arritur lumturinë dhe të mbeten neutrale në situata që ua kërkojnë atë. Ato nuk lejojnë asgjë të shkatërrojë paqen që ekziston në jetën e tyre. Akrepi:Akrepi është shenja më misterioze dhe inteligjente, dhe gjithashtu një nga më të ekuilibruarat. Ata kanë një qëndrim logjik ndaj jetës dhe kjo i bën ata këshilltarë të shkëlqyeshëm.Njerëzit e lindur nën këtë shenjë duan të dëgjojnë të gjitha problemet e njerëzve të…
‘Para palestrës bëj maskë me limon dhe vaj ulliri’, ja si duket Armina Mevlani pa make-up Armina Mevlani është një nga vajzat më simpatike të ekranit. Blogerja e njohur edhe për lidhjen me Shkëlzen Berishën, është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram. Ajo poston foto dhe video nga përditshmëria e saj, por jo vetëm. Së fundmi Armina ka publikuar disa video në instastory, ku tregon se përpara se të fillojë palestrën bën disa gjëra të tjera, si për shëmbull maskë flokësh me avokado, limon e vaj ulliri. Duhet pranuar se ajo edhe pa make-up, është një yll i vërtetë.…
Gazetarja Fatmira Nikolli e ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në Neës24 ka denoncuar vjedhjen e çantës së saj gjatë shembjes së Teatrit. Ajo tha se së bashku me kolegët apo aktivistët kishin lënë çantat tek rafti në hyrje të Teatrit dhe gjatë shembjes nuk u lejua të khehej. Më pas ajo pa se i kishin vjedhur sende me vlerë shpirtërore dhe disa vlera monetare. Ajo u shpreh e zhgënjyer për sjelljen e Policisë si dhe të Sandër Lleshajt që për të thotë se e ka njohur para se të bëhej ministër por nuk sheh tek ai asnjë gjurmë nga ai…
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vite burg shtetasin A. Visha nga Tirana, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, nga abuzimi seksual tek armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i dhunës fizike e psikologjike ndaj gruas dhe 5 fëmijëve të tij. Ai ka tentuar të abuzojë me vajzën 14-vjeçare po është ndaluar nga kjo e fundit. Më pas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Për këtë ngjarje, në shtator të 2019, A.Visha denoncohet nga i biri në polici duke e akuzuar se ka tentuar të abuzojë me motrën e tij si dhe ka dhunuar fizikisht me bishtin…
Sot dy vite më parë, gazetari i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij prej vitesh, Atena Pali, i dha jetë bebushit të tyre në SHBA, ku ishte vendosur prej javësh në pritje të fëmijës. Çifti u bë me vajzë të cilën e quajtën Liv dhe padyshim e vogla ka zbukuruar jetët e tyre. Sot Liv mbush 2 vjeç, ndaj mami Atena ka ndarë në Instagram momentet më të ëmbla që prej lindjes së saj e deri më sot, ndërsa krahas fotove i bën urimin më të bukur. “Gëzuar ditëlindjen bebushes time që po…