Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas Tiranës, Durrës vijon në Shkodër me protesta sensibilizuese për të mbledhur firma për peticionin. Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca teksa vetëm të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë. Gazetari Senad Nikshiqi thotë se firmat po mblidhen në oborrin e Teatrit ”Migjeni”, artistët e të cilit e kanë mbështetur iniciativën e kolegëve të tyre në Tiranë. Teksa një grup me unifroma blu po vëzhgojnë…
Author: tirana
Kënga “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në Europë. Një këngë që flet për lirinë, protestat dhe demokracinë. Një këngë që do të thotë shumë për miliona njerëz në mbarë botën, shkruan The Guardian. CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë. A është dhe “Wind of Change”, që shoqëroi shembjen e regjimeve komuniste në Europë, prodhim i CIA-s? Por prej vitesh qarkullon një teori e çuditshme se këtë…
Një lajm i trishtë vjen për familjen dhe Partinë Demokratike. Preng Toma, ish-kryetar bashkie në siglën e PD-së në Bashkinë e Rrëshenit, mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63 vjeçare. Preng Toma ka qenë njëkohësisht edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike në këtë rreth. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së Mirditë, Mark Ruçi i cili shkruan se Toma vuante nga një sëmundje e rëndë ku po kurohej në Itali. Reagimi i plotë Ndahet nga jeta ish- kryetari i Partisë Demokratike MIRDITE PRENG TOMA. Pas nje sëmundje te rënde shuhet parakohe ne Itali, ish…
Një studim i fundit mjekësor ka gjetur prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus në mbi 16 gra shtatzëna, të cilat ishin prekur nga koronavirusi. “Nuk janë për t’u alarmuar, por janë gjetje që më shqetësojnë”. Kështu u shpreh Dr. Emily Miller, bashkëautor i studimit që u botua të premten. “Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake sesi Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatëzëne”, vijoi mjeku ndihmës obstetret-gjinekolog në Universitetin…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një analizë lidhur me masat e marra nga qeveria në luftën ndaj COVID-19 dhe e ka krahasuar me shtetin suedez, që bëri të kundërtën e asaj çka ndërmori Shqipëria. Në analizën e bërë, deputeti i PS-së thotë se deri më tani situata ka qenë e mirë dhe kur gjërat shkojnë mbarë nuk është e udhës të lavdërohet qeveria. Sipas tij, nëse qeverinë shqiptare nuk kanë ku të shajnë për menaxhimin e epidemisë së COVID-19, përpiqen ta shajnë për masat ekstreme shtrënguese dhe pasojat e këtyre masave në ekonomi. Apo për mbështetjen jo të…
Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuar kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë. Prej më se 4 vitesh, dyshja ka pasur një raport me ulje-ngritjet e veta, por duket se gjithmonë e kanë gjetur një rrugë për të qenë së bashku. Të pyetur nga mediat, ata nuk e kanë pranuar kurrë se mes tyre ishte një histori dashurie, duke u shprehur gjithnjë se ishin miq. Megjithatë, miqtë kanë zbuluar detaje nga ky raport sa intensiv, aq edhe problematik. Balerina 15 vjet më e vogël filloi të përflitej si e dashura e koreografit vetëm…
Një tjetër ndëshkim ka ardhur për një tjetër resort në Drimadhes të Himarës. Kësaj radhe është gjobitur me 2 milionë e 500 mijë lekë resorti i A.K., pasi ky i fundit po sistemonte plazhin duke hedhur inerte dhe mbeturina teksa po ndërtonte pa leje dhe një objekt me dërrasa në plazh. Tashmë A.K, do të hetohet për shpërdorim të tokës dhe ndërtim pa leje kurse IKMT ka pezulluar çdo lloj punimi. NJOFTIMI NGA POLICIA Himarë – Gjobitet një tjetër subjekt në shkelje në zonën e Drymadës, Himarë. Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe…
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ramës për të mbyllur vendin për Fitër Bajram dhe për mos lejuar flajen në shesh. Sipas PDIU, kjo është një çmenduri dhe madje janë ekspertët që po i justifikojnë këto çmenduri të Ramës. Më tej në reagim thuhet se Rama nuk sheh dot mijëra njerëz të adhurojnë Zotin prandaj dhe i lejon vetëm xhamitë por thirrja është që populli ta refuzojë kryeministrin. STATUSI NGA PDIU Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit! Kë të besojmë? Ekspertët apo Ramacovidin 2020? Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit. Ekspertët nuk mund…
Angela Martini ka festë sot! Modelja bukuroshe feston 34-vjetorin dhe ditëlindja e ka gjetur larg karantinës. Ajo ka lënë Los Angeles për të udhëtuar larg me rastin e ditëlindjes bashkë me partnerin e saj Dragos. Modelja ka zbuluar sot surprizën që i organizoi partneri me buqetën gjigante me trëndafila të kuq dhe tortën me çokollatë që kishte një urim: “Gëzuar ditëlindjen zemër”! Pas problemeve me drejtësinë që pati bashkëshorti i saj (lexo këtu), Angela ka treguar se kjo situatë e vështirë e ka bërë më të fortë marrëdhënien e tyre. Ata kanë kaluar shumë sfida dhe më në fund kuptuan…
Deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi ka reaguar pas deklaratave të forta të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila prej dy ditësh bën thirrje për cuarjen para të reformës në drejtësi si dhe atë zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Murrizi thotë se ka 30 vjet që politika shqiptare pazaret e pista i luan në tavolinë. Ai thotë se një grup njerëzish që e kanë marrë peng vendin, për interesat e tyre, por vlerëson reagimin e ambasadores Kim për situatën. Statusi i plotë i Myslym Murrizit MIRSE ERDHE NE SHQIPERI ZJ AMBASADORE E SHTETEVE TE BASHKUARA YURI KIM Deklarata…
Mes dhimbjesh e lotësh,është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushi 5-vjeçar që gjeti vdekjen dje nga korrenti duke luajtur në parkun qëndror të qytetit të Berarit. Ark-morti i vogëlushit,që mbahej në duar nga babai dhe familjarët,u varros në varrezat e Suelasit në Berat mesditën e sotme. Në përcjelljen funebre të 5-vjeçarit ishin të shumtë familjarët e vogëlushit,ndërkohë që ka qënë e pamundur të mbaje nënën,e cila nuk pushonte nga të qarat e të bërtiturat për humbjen e djalit të saj. 5-vjeçari Aleksandër Brahimi,që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti Rom,gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun…
Shumë shpejt pritet njoftimi i federatës spanjolle të futbollit. ‘La Liga do të mund të rinisë nga 8 qershori.’ Kjo është deklarata e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez ditën e sotme në sajë të njoftimeve të reja mbi lehtësimin e masave për COVID-19 në Spanjë. Një lajm fantastik ky për botën e futbollit pasi La Liga ka tifozë në katër anët e botës. Ndërkohë nga sot dhe në vijim pritet që federata spanjolle e futbollit të dalë me njoftimin zyrtar të kampionatit, që sigurisht ndeshjet do ti luajë pa praninë e tifozëve. La Liga, ashtu si shumë kampionate të tjera në…