Deklarata se brenda vitit përfundon Spitali i ri Rajonal i Kukësit ka shkaktuar reagime tek profili i kryeministrit Edi Rama. Një nga komentet që bie në sy, të cilit Rama i ka kthyer replikën, është ai i një qytetari që i shkruan: “O zoti kryeminister,,une mendoj qe te gjith si popull duhet te investojm nga sa te kemi mundesi qe te te paguajm nje konsulenc te një psikolog i mire se ti ke pjerdhur komplet !!” “faleminderit, po filloje nga vetja me mire degjo mua!”, ia kthen kryeministri.
Author: tirana
Çdo ditë, raportimi zyrtar i rasteve të reja dhe të shëruarve përforcon besimin se shqiptarët janë një hap më pranë fitores përfundimtare në betejën me coronavirusin. Ditën e sotme, u regjistruan 8 raste të reja, por numri i të shëruarve ishte dy herë më i lartë, në 15 dhe për herë të parë që prej datës 3 prill, numri i të sëmurëve aktivë ka rënë nën 200. Një tjetër e dhënë pozitive është ajo e 27 ditëve radhazi, në të cilën numri total i të shëruarve është më i lartë se i personave aktivë. Sot, numri i të shëruarve (620)…
Ditën e djeshme, Albano Bogdo rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij private, në emisionin “Glamour Zone”, mes tyre dhe një episod të pakëndshëm me ish-të dashurën e tij. Por, kjo deklaratë e Bogdos nuk i ka pëlqyer aspak moderatores Einxhel Shkira, e cila i është kthyer me një status publik në rrjete sociale, në të cilën shkruan se të jesh i famshëm, nuk do të thotë të thuash dëngla. Moderatorja ka theksuar se nuk ka asgjë personale me aktorin, por nuk është aspak dakort me këtë logjikë. “Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid…
Platforma për video konferenca Zoom, është rritur nga dhjetë milionë në 200 milionë përdorues brenda disa muajsh, për shkak të kërkesës së shtuar për qasje të përbashkëta në kohën e mbylljes së pasojë e situatës me coronavirus. Mirëpo, Google nuk dëshiron të mbetet prapa në këtë aspekt dhe është duke iu kundërvënë Zoom, me platformën Meet, që prej tani ua mundëson të gjithë që ta përdorin falas, transmeton Telegrafi. Deri më tani, Google ofron edhe aplikacione tjera për video konferenca ai Duo dhe Hangouts, që gjithashtu janë falas, por vijnë me një numër të kufizimesh, pasi Hangouts mbështet vetëm deri…
Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive”.Keshtu ka deklaruar sot ministria e Shendetesise, duke i bere apel te forte qytetareve per respektimin e rregullave te bera tashme publike. “Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju. Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për…
Aktori i njohur i “Harry Potter”, Rupert Grint është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bën të ditur revista “People” ndërkohë që çifti gjatë kësaj kohe janë treguar diskret. Madje edhe lajmi i shtatzënisë së partneres së aktorit u zbulua nga mediat një muaj më parë.Rupert Grint, 31 vjeç dhe Georgia Groome, 28 vjeç janë bërë prindër të një vajze. Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin që i ka vendosur vogëlushes. Dy aktorët janë bashkë prej shumë vitesh, por lidhjen e tyre kanë preferuar ta mbajnë sa më larg syrit të publikut.
Luani: Do të çliroheni nga disa probleme që keni përjetuar kohët e fundit. Ekziston mundësia e një debati me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj sa i përket parave. Personat që janë ende beqarë mund të takojnë një person të veçantë këtë të hënë. Virgjëresha: Keqkuptimi me një mikun/miken tuaj mund t’ju sjellë një situatë të tensionuar. Tregohuni të duruar dhe përpiquni të sqaroni situatën ashtu sikurse ka ndodhur në të vërtetë. Dita e duhur për t’i dhënë fund disa detyrave të lëna përgjysmë.
Vetëm 1 000 vite dritë larg, astronomët nga Observatori Jugor Europian (ESO) kanë zbuluar një vrimë të re të zezë, më e afërta me Tokën që është zbuluar ndonjëherë, e ndodhur në një sistem yjor të dukshëm me sy të lirë, sipas një studimi të botuar sot. “Është një vrimë e zezë yjore, e krijuar nga shembja e një ylli masiv në vetvete, e madhe sa të paktën katër herë Dielli. Në dallim nga vrimat e zeza supermasive, ajo është “e heshtur” sepse nuk bashkëvepron dhunshëm me mjedisin e saj (nuk thith materien), prandaj është me të vërtetë e zezë…
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të qytetarëve, që protestuan kundër masave të ashpra ndaj Covid-19. PD thotë se dënon ashpër përndjekjen e qytetarëve, duke shtuar se duhet ngritur zëri për të drejtat themelore qytetare. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria. Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike. Urdhrat e Edi Ramës…
Ngërçet e këmbëve në mbrëmje mund të shkaktojnë mundime në kofshë dhe këmbë. Burrat dhe gratë mund të vuajnë nga këpucët në këmbë dhe ato ndodhin më rutinisht tek të rriturit në moshat e vona. Të dyja problemet e këmbëve natën dhe problemet e ankthit të këmbëve (RLS) ndodhin në mes të orëve të pushimit megjithatë kjo është afërsia e mbikëqyrjes midis dy kushteve, shkruan The Healthy Lifestyle. Pse na kap ngërçi – KOHA ISLAME Ekzistojnë dallime specifike midis problemit të këmbëve gjatë natës dhe problemit të tensionuar të këmbëve, duke përfshirë: RLS është në një shkallë më të ndjeshme…
Getinjo ka zbuluar se te fiziku i një femre vlerëson shumë sytë, pasi sytë janë pasqyrë e shpirtit. “Komplimenti më i bukur që i kam bërë një vajze është “Sytë i ke shumë të bukur”, unë fokusohem shumë te sytë, sytë janë shpirti i njeriut”, u shpreh reperi. I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cilat janë tre tiparet që duhet të ketë partnerja e ardhshme, Getinjo tha: “Karakteri i fortë, të mos dorëzohet, e dyta mençuria dhe e treta njerëzia.” a
Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën në mënyrë tragjike. Dëshmitarët, të cilët kanë parë nga afër ngjarjen, kanë qenë të shumtë, ndërsa e kishin të pamundur t’u jepnin ndihmë tre personave që humbën jetën brenda në pus. Ata tregojnë ngjarjen me lot në sy, ndërsa thanë për mediat se ndoshta mund t’i shpëtonin, por prania e gazit nën tokë rrezikonte edhe jetën e atyre që do të futeshin aty. Shtetasi Sokol Simoni, banor i fshatit ku ndodhi tragjedia, tregon për media se e ka parë të gjithë ngjarjen nga afër. Ai është shprehur se kishte parë Neim…