Historia e vogëlushit 3-vjeçar që u dhunua barbarisht nga njerku, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ditën e sotme bëhet e ditur se falë ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Traumës, ai tashmë ka kaluar rrezikun për jetën. Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, halla e djalit tha se vogëlushi kur kishte folur për herë të parë, i ishte drejtuar mjekut: ‘xhaxhi mos më rrih’. Po ashtu ajo tha se ka komunikuar pak me nipin në telefon, përmes internetit. “Fola pak me kamer me djalin, mundohej të fliste pak. Ta ndihmojmë atë fëmijë…
Author: tirana
Rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Ministria e Shëndetësisë greke raporton se janë zbuluar 32 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që numri i përgjithshëm ka shkuar në 2.566, nga të cilat 55.6% janë burra. Nga këto, 588 e rasteve (22.9%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,262 (49.2%) kanë të bëjnë me një çështje tashmë të njohur. Mësohet se 40 pacientë janë duke u trajtuar në intubacion, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. Po ashtu mësohet se nga këto, 12 (30%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 87.5% kanë…
Pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, tashmë relatorë e çështjes ‘Basha’ do të jetë gjyqtarja Shpresa Becaj. Mësohet se Becaj u zgjodh ditën e sotme pas procesit të rishortimit. Ndërkohë, pjesë e trupës gjykuese është edhe Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Shkak i terheqjes se Hajdarit nga ceshtja u bë konflikti i interesit. Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament. Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat…
Në familjen e 2 vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, të vrarë në Durrës, ka vetëm dhimbje dhe zi. Vrasja ka ndodhur rreth një muaj para se të fejohej vëllai i dytë, Viktori, i cili ishte emëruar edhe pedagog i asociuar në UAMD. Daja i viktimave, Nikolle Preci flet me dhimbje, por edhe i indinjuar mbi komentet mediatike që janë bërë për ta, ndërsa thekson se po flasin me shumë se ç’dinë. Në këtë situatë kur kësaj familjeje i është mbyllur dera, ata kërkojnë nga shteti vetëm që të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje. Preci thekson se kjo familje, si…
Covid-19 ka qarkulluar në rajonin italian të Lombardisë që në 26 Janar, gati një muaj para zbulimit të ‘Pacientit 1’ në Codogno në zonën e Lodi.Sipas gazetës italiane ‘Corriere della Sera’ më 26 janar të paktën 160 njerëz kishin kontraktuar me koronavirusin në Milano dhe rrethina kurse në në të gjithë Lombardinë ishin infektuar nga koronavirusi rreth 1200 persona. Është kjo një analizë e dalë nga një grup pune që po studion përhapjen e pandemisë dhe në tërësi emergjencën shëndetësore Analiza është bazuar në një grafik që analizon “shpërndarjen e kurbës së fillimit të simptomave për rastet pozitive të Covid”.…
Bashkia e Gramshit ka vendosur që të shtyjë pagesën e taksave vendore për biznesin e vogël deri më 31 korrik 2020 si dhe përjashtimin nga kamatëvonesat dhe penalitetet e tjera ligjore. Në një intervistë për Tirananews.al, Kryetari i Bashkisë Klodian Taçe thekson se deri më tani në total janë ndihmuar afërsisht 1450 familje në nevojë me paketa ushqimore që janë siguruar nga donatorë të ndryshëm pa prekur ende fondet e bashkisë. Sa i takon investimeve në këtë periudhë të vështirë si pasojë e COVID-19, Kryebashkiaku Taçe thekson se momentalisht janë pezulluar prokurimet, por po vijon puna për rikonstruksionin e ujësjellësit…
Një studim interesant nga FBI-ja ka mundur të dalë në përfundimin se cila shenjë e zodiakut është më e rrezikshmja nga të gjitha, nisur nga të dhënat e të arrestuarve. Sipas statistikave, personat që janë më të prirur drejt krimeve të pasionit, duke lënë shenja dalluese në trupin e viktimave të tyre janë Gaforret. Ata arrestohen më së shumti për kryerjen e krimeve në mënyrë të përsëritur për shkak të mungesës së stabilitetit mendor.
Ish-Presidenti, Alfred Moisiu ka reaguar për botimin e kujtimeve të Kadri Cakranit, ish-kryekomandantit të forcave të Ballit Kombëtar gjatë Luftës. Moisiu në një prononcim për Gazetën Dita, ka shprehur indinjatën për përmendjen e emrit të babait të tij, Spiro Moisiu në kujtimet e ish-kryekomandatit të Ballit Kombëtar. Për Alfred Moisiun, Kadri Cakrani ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve, ndërkohë që sipas tij është përgjegjës për vrasjen e 84 qytetarëve në Tiranë. Ai sipas Moisiut u arratis si kriminel lufte dhe vdiq si i tillë në mërgim,ndërkohë që kujtimet e tij i ka quajtur si mllefe dhe inate ndaj fituesve të Luftës.…
Peshorja Arsyeja kryesore pse ndoshta do të pendoheni që jeni ndarë me një Peshore është fakti që Peshorja do të mbetet gjithmonë personi i përsosur me të cilin mund të jeni. Me të vërtetë ju mungon një mundësi e shkëlqyer për të qenë me Peshoren. Peshorja është shumë karizmatike dhe tërheqëse. Ata janë të interesuar ndaj jush; dhe do të ishte marrëzi ta lini Peshoren të ikë prej jetës tuaj përgjithmonë. Akrepi Në fillim, një akrep mund të duket se është kundër, por kur të hapen me ju, do të kuptoni se gjithmonë mund të mbështeteni tek ta. Përkushtimi i…
Fitimi operativ i gjigantit të automjeteve Volkswagen Group me qendër në Gjermani shënoi rënie të ndjeshme me 81.4 % në 904 milionë euro (1 miliard dollarë) ndër vite në tremujorin e parë të vitit 2020, për shkak të ndikimit të COVID-19 ndaj ekonomisë. ”Porositë e klientëve të grupit ranë me 23% në 2 milionë njësi ndërsa prodhimi i automjeteve ra me 24.8 % në 1.99 milionë njësi dhe shitja e automjeteve me 25 % në 1.94 milionë njësi”, njoftoi gjiganti i automjeteve. Të ardhurat nga shitjet e grupit, i cili është pronar i disa markave përfshirë Audi, Seat, Skoda, Bentley,…
Ditën e djeshme në medien rozë u bë i njohur emri i djalit që i kishte rr ëmbyer zemrën, këngëtares me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi. Përveç emrit, dhe faktit që jeton në Gjermani, nuk u zbulua dot asnjë detaj më shumë për Xhuljo Tabakun. Mirëpo, Prive.al sjell ka zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes së këngëtares me bukuroshin Xhuljo Tabaku, të cilin Fifi prej kohësh e kishte cilësuar si dashurinë e jetës së saj, duke na dhënë vetem shkronjën e parë “Xh”. Tashmë u njohëm me djalin simpatik, me të cilin Fifi ka më shumë se një vit lidhje.…
Duhen sy të stërvitur për të dalluar sot nëse është kryer apo jo vaksina e tuberkulozit, e njohur si BCG. Kjo, sepse shenja që le te të porsalindurit është e gati-gati e padukshme. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë për ata që kanë ndjekur shkollat midis viteve 1967 deri në 1994, të cilët mund të konstatojnë lehtësisht një shenjë në pjesën e sipërme të krahut të majtë. Kjo, siç sqaron doktoreshë Miriam Xibinaku, është prej faktit që këto grupmosha kanë kryer më shumë se një dozë vaksine BCG. Në një interviste dhënë për gazetën, doktoreshë Xibinaku, mjeke mikrobiologe dhe…