Author: tirana

Negociatat për blerjen e një pronë në Shkodër, kanë sjellë lindjen e një konflikti mes Hasan Isufit dhe Gëzim Bicit në Shkodër, duke sjellë përdorimin e armëve të zjarrit, çka solli plagosjen e rëndë të Gëzim Bicit. Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë arrestuar tregtarin e peshkut në Shkodër Hasan Isufi, ndërkohë ai ka deklaruar pas arrestimit se armën e zjarrit e kishte hedhur në lumin Buna. Rezulton se autori i kësaj ngjarje është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë lokal “Vataksi” në lagjen “Liria” në qytetin…

Read More

Për shkak të situatës së Covid-19, shumë emisione kanë njoftuar ndërprerjen e tyre deri në një rikthim të dytë. Po ashtu edhe disa emisione të reja që publiku mezi priste të fillonin, ende nuk kanë nisur transmetimin. Por me siguri me të mbaruar kjo situatë, këto emisione do t’i shohim shumë shpejt në ekran. “Take me out Albania” është një nga emisionet që do të niste gjatë këtyre muajve. Audicionet e këtij emisioni nga Luana Vjollca kanë mbaruar dhe pritet që transmetimi të nisë sapo të mbarojë karantina. Ky emision është një ‘dating shoë’, ku të rinj e të reja…

Read More

Mesfushori ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por eksperienca e tij në Londër mund të vazhdojë edhe më gjatë Arsenali po planifikon t’ia ofrojë Mesut Ozilit një kontratë të re, raporton  “ESPN”. E ardhmja e 31 vjeçarit është ende e paqartë. Ish-përfaqësuesi gjerman ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021. Ai i ka nisur nga minuta e parë 10 ndeshje të Premierligës që prej arritjes së trajnerit Mikel Arteta në dhjetor. Ozil paguhet aktualisht 350 mijë funte në javë. Por, nëse nënshkruan kontratë të re, rroga e tij do të ulet dukshëm. Ozil ka pasur formë të…

Read More

Këngëtari Robert Berisha i ka kërkuar falje publikisht ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit gjatë një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live”. Berisha foli mbi projektin e tij më të ri “Fërkoj Kalje”(Kërkoj Falje), duke përmendur të gjithë personat, të cilëve ua dedikonte vargjet. Roberti tha se do t’i jetë gjithmonë borxhli këngëtares Nora Isterefi, si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka por pa sqaruar se çfarë konkretisht ka bërë për t’i kërkuar falje. “Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar…

Read More

Një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në Shqipëri, parashikon që pandemia e koronavirusit do të marrë fund rreth datës 2 gusht. Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se për shkak të dinamikës, gjendja mund të ndryshojë. Fundi i pandemisë do të thotë se rreth datës 2 gusht të këtij viti, bazuar në ecurinë e deritanishme, Shqipëria do të regjistrojë zero raste të reja me Covid-19. Në nivel global, ky studim parashikon se pandemia do të përfundojë rreth datës 1 dhjetor 2020, duke marrë parasysh hyrjen e…

Read More

Ka situata që mund të kuptohen vetëm duke i jetuar ato, dhe pasi pak prej nesh mund të kenë fatin në jetë të martohen me një princ ose princeshë, ne nuk do të jemi kurrë në gjendje në fakt të kuptojmë sesi ndihet Meghan Markle kur ankohet për statusin e saj dhe vendimin për t’u larguar nga Pallati Mbretëror. Duket se Dukesha e Sussex-it tani po u ankohet miqve të saj për trajtimin e favorshëm që Kate Middleton ka pasur në familjen mbretërore apo në gjykatë, një situatë që do të kishte qenë shumë ndryshe nëse protagoniste do të ishte…

Read More

Sebastian Villa, futbollisti 23-vjeçar i Boka Zhuniors, akuzohet nga e dashura, për dhunë barbare në shtëpi. Daniela Kortes, postoi një video në rrjetet sociale për t’i treguar lëndimet e shumta që kishte marrë në fytyrë dhe në trup nga dhuna e ushtruar nga futbollisti. Pasi ajo i bëri publike këto video, një ish e dashur tjetër e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo ishte abuzuar nga Villa. Ndërkohë së fundmi nuk ka munguar reagimi edhe i klubit argjentinas të Boka Zhuniors, ku nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare tha se është në kontakt me përfaqëuesit…

Read More

Katër muaj më parë, gjatë një inspektimi me kryeministrin Edi Rama në zonat e prekura nga tërmeti në Kashar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i premtoi Besnik Alukut rindërtimin e banesës. Sot, të shtatë anëtarët e familjes së Besnikut i gëzohen shtëpisë së re, e cila është rindërtuar në kohë rekord, shumë herë më e mirë se banesa e mëparshme. Kryebashkiaku ishte në pikërisht në familjen Aluku për t’i dorëzuar çelësat e banesës së re, prej ku siguroi se është vetëm çështje që të përfundojë rindërtimi edhe i banesave të tjera. “Ndihem shumë mirë sot, Besnik, që u…

Read More

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht dhe do të mund të keni diçka të bukur. Në punë, mos kërkoni të pamundurën, por mundohuni që të kënaqeni me çka keni. Demi Lini pas shpine gjithë ata që nuk ju duan dhe që nuk ju marrin në konsideratë siç dëshironi. Marsi do të ketë ndikim negativ, por komunikimi në këtë moment do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Në punë duhet të sqaroni çdo gjë që nuk shkon. Binjakët…

Read More

Në mbarë botën, shumë vende po lehtësojnë disa prej masave shtrënguese kundër pandemisë së COVID-19 e një lajm i tillë shumëfishon tundimin për të shijuar jetën jashtë shtëpisë. Idea e një përqafimi, puthjeje, feste apo udhëtimi jashtë shtetit është shumë joshëse, por a është e arritshme?Paralajmërimet e autoriteteve janë që nëse infeksionet nga COVID-19 vazhdojnë me të njëjtat ritme, masat shtrënguese mund të rikthehen. Këtë e pohoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel sipas të cilës ” ne jemi akoma në fazën fillestare të daljes nga pandemia”, apo guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo që tha se “nuk duhet të udhëhiqemi…

Read More

Nga Aurenc Bebja/ Francë – 29 Prill 2020 Gjatë muajit shkurt të 1925, shtypi francez i ka dedikuar disa shkrime konfliktit amerikano-shqiptar në lidhje me akordimin e koncesioneve e naftës në tokën e shqiponjave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : Konflikte për naftën Le Quotidien, e martë, 17 shkurt 1925, f.3 Amerika proteston kundër koncesioneve të bëra Anglisë në Shqipëri Londër. 16 shkurt. — Shkruajnë nga Uashingtoni se qeveria amerikane sapo i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër koncesioneve të fushave të naftës që i janë…

Read More

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Mozzik prej 2 muajsh nuk e ka takuar dot të bijën e tij, Hanën. Vogëlushja jeton me të ëmën, që pas ndarjes së Mozzikut dhe Loredanës. Reperi shumë i suksesshëm e që ka bërë namin me hitet e tij, ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, nga shtëpia e tij. Mozzik tregoi i emocionuar se i mungon shumë e bija dhe pasi kjo periudhë të marrë fund, gjëja e parë që do bëjë është të takojë Hanën. “Kam dy muaj që s’e kam takuar, por kontaktojmë ditë për ditë. Kemi kontakt, shihemi…

Read More