Hapja e plazheve dhe lejimi i dasmave janë dy nga pyetjet që qytetarët po i bëjnë dy javët e fundit qeverisë. Kryeministri Rama u pyet ditën e sotme nga qytetarët për këto dy çështje na tregoi se duhet të presim disa ditë apo javë për ta marrë përgjigjen. Qytetari: Përse janë bllokuar plazhet? Rama: Ti ke ndonjë det privat, dhe nëse ke dhe mund të ruash distancën nga të tjerët mund të shkosh dhe unë e di që nuk ka ndonjë det privat. Nëse shikoni masat e Greqisë, në plazhet private për një numër të kufizuar kanë lënë hapësirë, të tjerët…
Author: tirana
Poetja Mimoza Ahmeti është e para që nis një cikël leximesh nga poezia shqipe të titulluar “Poetët për poetët” iniciuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Poetja e njohur e viteve 90-të, shfaqet në një video, publikuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, duke lexuar poezinë e saj më të re, të titulluar “Tjetri”. Por fabula e kësaj poezie duket interesante pasi Ahmeti, duket se flet për gruan e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Duket se mes tyre ka pasur një keqkuptim. Për më shumë lexoni poezinë e shkruar prej Ahmetit. “Tjetri” Unë isha një poete e re, që ajo…
Ilir Versula punon si kryeinfermier në pavionin e dytë të shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i njohur ndryshe edhe si spitali COVID 1. Versula i cili prej 12 vitesh punon në QSUT, tregon vështirësitë e të qenurit në frontin e parë të luftës ndaj COVID. Ai e nis punën çdo ditë në orën 7 të mëngjesit për ta përfunduar atë në orët e vona të mbrëmjes. “Unë e nis punën në orën 7 të mëngjesit deri në orët e vona. Nuk ka një orar fiks kur duhet të lësh punën, por në varësi të situatës. Ka pasur…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta ka vendosur që gjatë karantinës të shtojë “familjen” e saj. Ajo ka postuar një video në rrjetet e saj sociale me anëtarin e ri të familjes. Në video duket një dele, me të cilën vajza e saj, Hera luan në oborr, ndërsa Rezerta filmon gjithçka nga larg. “Anëtari i ri i familjes,”-shkruan këngëtarja. Rezarta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hera. Pak kohë më parë, u aludua për një shtatzëni të saj të dytë por vetë këngëtarja e mohoi publikisht lajmin.
Leximi i horoskopit është jashtëzakonisht popullor. Përafërsisht 70% e njerëzve lexojnë horoskopin e tyre çdo ditë. Ju mund të jeni një nga ata që zgjohet në mëngjes dhe nxitojnë menjëherë të marrin vesh çfarë ka rezervuar dita. Njerëzit e lexojnë horoskopin e tyre për një shumëllojshmëri arsyesh qoftë sepse ata janë të sigurt se astrologjia mund të parashikojë të ardhmen e tyre apo edhe thjesht sepse mendojnë se është shumë argëtuese. Megjithatë, cilado qoftë arsyeja, 90% e njerëzve e lexojnë gabim. Lexuesi tipik i horoskopit sheh shenjën e tij bazuar te ditëlindja. Ndaj, ata shkojnë direkt te shenja e tyre…
Balerinët e baletit të Operas së Parisit dhanë së fundmi një video-performancë të veçantë, në formë homazhi ndaj punonjësve të shëndetësisë, gjatë karantinës së koronavirusit në vend. Performuesit filmuan veten duke kërcyer në muzikën e baletit ‘Romeo e Xhulieta’, nga shtëpitë e tyre, në kuzhina, dhoma gjumi e madje edhe në vaskë. Disa herë fëmijë u shfaqën në kamera, siç ndodh shpesh tani që shumë njerëz punojnë nga shtëpia. Franca ka njoftuar plane të zbutjes së masave më 11 maj, por Paris Opera nuk do të lejohet të hapë së shpejti. Në një mesazh në fund të performancës artistët thonin:…
Ditën se sotme Televizioni Shqiptar bën 60 vjet që nga dita e parë e fillimit të transmetimit. Zv Drejtori i Përgjithshëm i RTSH me anë të një postimi në “facebook” ndërsa ka kujtuar këtë ditë, ka uruar të gjithë punonjësit. “Gëzuar dhe qindra vjet të tjera”, shkruan Leka krahas postimit që e ka shoqëruar me një foto me prezantuesen ikonë Ketrin Gjoçaj e cila është larguar nga puna nga televizioni publik, pas një eksperience 30 vjeçare. “Eshte e pamundur te permend emra, ndaj me Ketin qe emisioni per femije nuk e le te plaket, ju uroj ne kete dite feste…
Rrjetet sociale kthehen herë pas here në një lloj “ditari” për aktorin e humorit Bes Kallaku, i cili nuk ngurron t’i ndajë me ndjekësit ndjenjat e tij më të sinqerta. Veç postimeve plot humor, në llogarinë e Besit shohim shpesh dedikime për të ëmën, Ijen, Xhensilën apo vogëlushen Ajka. Kjo e fundit është kthyer në dashurinë më të madhe të aktorit, që prej ardhjes në jetë në korrik të vitit 2018. Sot, Besi i ka shprehur të bijës ndjenjat më të sinqerta në disa vargje me fjalë nga zemra. Teksa ka publikuar në InstaStory një foto me të voglën që…
Shumë nga fatalitetet e shënuara nga COVID janë persona me sëmundje shoqëruese, një prej të cilave mendohet që është diabeti. Por sa të rrezikuar janë personat me diabet nga COVID. Për të diskutuar për këtë çështje i ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji. Ai u shpreh se diabeti është një sëmundje e rëndë që dëmton makinën tonë të përgjithshme të organizimit. Sipas tij, personat me diabet nuk janë më të rrezikuar për t’u prekur nga COVID, por në momentin që preken, përbëjnë rrezik për ecurinë e kësaj sëmundje. Dashamir Gjergji: Diabeti i sheqerit është…
Specialistët e pediatrisë në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar që një numër i vogël, por në rritje i fëmijëve, sëmuren me një sindromë të rrallë që mund të lidhet me koronavirusin. Të dielën, Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar (PICS) paralajmëroi për një rritje të vogël të numrit të rasteve të fëmijëve me sëmundje kritike, disa që kishin testuar pozitivisht për Covid-19, duke paraqitur “tipare të sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike ‘Kawasaki’ me parametra të gjakut “. Çfarë është sëmundja Kawasaki? Sëmundja Kawasaki, e njohur edhe si sindroma Kawasaki, është një sëmundje e rrallë…
Aktori i humorit në ‘Portokalli’ Ledio Lako ka reaguar për herë të parë lidhur me sherrin e një dite më parë me kolegun e tij, Gentian Hazizi ku përleshja shkoi deri në përdorimin e dorezës së hekurit. Rezart Veleshnja ka publikuar në instagram një video ku shfaqet bashkë me Lakon duke ngrënë ashtu siç shkruan ai “fshatçe”, teksa ironizojnë lajmin për sherrin e një dite më parë. Veleshnja thotë se nuk ka pasur asnjë sherr Rezart Veleshnja: Ia kemi shtruar fshatçe në katin e gjashtë me Ledion. Ore po këto llafe mo ka bërë sherrr, latë nam. Po ç’sherr mo,…
Jurgen Goxha la Tiranën verën e kaluar dhe vendosi të vazhdontë karrierën në Ballsh. Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon pozitiv me Bylis dhe ka shënuar 5 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Shpeshherë është përdorur si një “xhol” nga trajneri Dovedan, i cili ka vendosur ta përdorë si sulmues në momente të caktuara. Goxha është një tifoz i Tiranës, zbulon se pse u largua nga bardheblutë në “Fan Zone” në Supersport, ndalet te koronavirusi dhe kritikon Edi Ramën. Mbrojtësi i Bylisit, Jurgen Goxhaj shpjegoi këtë të mërkurë se nga Tirana u largua se nuk kishte shumë hapësira, duke qenë…