Author: tirana

Pak orë përpara mbylljes së misionit në Itali, grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve kanë kryer një veprim, për të cilin janë vënë në krye të faqeve të para të medias italiane. Gazeta “Corriere della Sera” shkruan se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë, por për këtë arsye janë gjobitur. Ata kanë thyer karantinën, por edhe janë grumbulluar më shumë se numri që lejohet. Misioni i tyre është mbyllur me birra dhe festë të çmendur, por edhe me një gjobë të majme prej 500 euro. Kësisoj, grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan…

Read More

Një moment tejet i sikletshëm i ka ndodhur ditën e sotme teksa po fliste në Kuvend, ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Kumbaros iu zbërthye këmisha, ndërkohë që po mbante fjalimin, moment ky që e vuri në siklet dhe po përpiqej që të mbulonte pjesën para gjoksit. Gjatë kësaj kohe, deputetja u përpoq që të rrinte e strukur, ndërkohë që në përfundim të fjalës, teksa largohej, vendosi dosjen para.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër, për 1 maj nuk do të ketë mbylle të detyrueshme. Statusi i plotë “Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, shkruan Rama.

Read More

Ndihma sa më e mirë ndaj komunitetit të biznesit ishte në qendër të takimit online që Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi me bordin e drejtuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive anëtare. Ata po punojnë për të ndihmuar komunitetin, për t’i mbajtur njerëzit të punësuar dhe për të këshilluar se si mund të ndihmohet sa më mirë komuniteti i biznesit.“Në kohë të vështira si këto që po kalojmë, është bukur të shohësh komunitetin e biznesit të hedhë një hap përpara për të ndihmuar aty ku ka nevojë”, thekson ambasada e Shteteve…

Read More

Ndonëse në luftë COVID 19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se edhe në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë. Ajo shton se aty ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment. STATUSI I PLOTË Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment në spitalin universitar të #Traumës, ku po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë ✅Urgjenca e Traumës, edhe një herë në lartësinë e detyrës❗

Read More

Një video e publikuar së fundmi tregon saktësisht se si kollitja në aeroplan mund të përhapë koronavirusin në të gjithë kabinën. Paraqitja vizuale u krijua nga Universiteti Purdue, Indiana, disa vjet më parë për të treguar sesi patogjenët e koronavirusit udhëtojnë shumë më larg sesa që pritej, shkruan Daily Mail. Ajo tregon sesi pikat e spërklave nga kolla shkaktojnë një grumbull fillestar të mikrobeve, të cilat më pas përhapen në të gjithë aeroplanin në ajër. Deri në dhjetë njerëz rreth kollitjes janë theksuar si më të rrezikuarit për shkak të afërsisë – por, me disa gabime, Covid-19 përhapet në secilin…

Read More

DASHI. Merkuri do e bëjë ditën e sotme edhe më të animuar e plot hare. Për asgjë nuk do keni ankesa dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Beqarët do vendosin më në fund të pranojnë disa ftesa që iu janë bërë dhe shumë shpejt mund të ndryshojnë edhe statusin. Për financat yjet do sjellin stabilizim të plotë. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi për të kryer investimet e nevojshme. DEMI. Nëse jeni në një lidhje sot do kuptoni një anë tjetër të karakterit të partnerit tuaj e cila do ju pëlqejë shumë. Ka mundësi që për ju…

Read More

Sekretari në detyrë i Marinës amerikane bëri thirrje për një hetim më të plotë rreth “pyetjeve pa përgjigje” lidhur me ngjarjet në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Theodore Roosevelt”. Ky zhvillim vjen ndërsa marinarët që kanë qëndruar në karantinë për javë të tëra, po rikthehen në anijen ushtarake. “Ka pyetje pa përgjigje që hetimi paraprak ka nxjerrë në pah, e që mund t’u përgjigjemi vetëm falë një rishikimi më të thelluar“, tha sekretari në detyrë i Marinës. Transportuesi ishte anija e parë e marinës amerikane që përjetoi një shpërthim të virusit në përmasa të mëdha në det, duke e nxjerrë jashtë…

Read More

Kryeministri Edi Rama informoi sot lidhur me procesin e hapjes së mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore, duke theksuar se në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. “Pas kësaj jave dhe javës në vijim do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe Komitetin e Ekspertëve lidhur me procesin e hapjes së mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore. Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel dhe sidoqoftë javën e ardhshme do të duhet të shikojmë me shumë kujdes të gjithë elementët…

Read More

Kol Haxhia, babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës shprehet se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi, rreth 40 mijë euro që kanë marrë. “Unë punoj mekanik, privat. Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash që punon me të, dhe një lavazh. Kanë marrë kredi banke rreth 40 mijë euro, prandaj kërkoj ndihmë nga shteti”, tha ai për ABC. Ndërkohë që daja i dy vëllezërve tha se nipërit e tyre janë rritur me halle dhe se të afërmit e tyre nuk…

Read More

Parlamenti në Greqi pritet të miratojë një projektligj që parashikon të japë zgjidhje për çështjen e punëtorëve sezonalë që shkojnë çdo vit në vendin fqinj nga Shqipëria. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. ”ProtoThema” citon ministrin grek të Zhvillimit Rural, Makis Voridis. “Brenda javës, ne do të paraqesim në parlament një projektligj për zgjidhjen e çështjes së punëtorëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në sektorin grek të bujqësisë”, deklaroi Voridis. ”Ky problem u ngrit pas mbylljes së kufirit greko-shqiptar për shkak të pandemisë së koronacionit”, theksoi ai. ”Me garancitë shëndetësore, ne do të kemi numrin e punëtorëve që na…

Read More

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur sërish sot në lidhje me situatën pandemike që po kalon Shqipëria. Ai theksoi se nëse puna kërkimore dhe testuese do vijojë me këtë ritme, shkenca shumë shpejt do ta ketë gati duke mos përjashtuar fillimin e vjeshtës. “Fakti që vaksina po bën aplikimin në vullnetarë është një lajm i mirë. Unë mendoj se në fillim të kësaj vjeshte, të gjitha gjasat janë që të kemi një vaksinë”, tha Pipero. Në lidhje me mendimet se nikotina krijon një mburojë ndaj sëmundjes së COVID-19, Pëllumb Pipero e shpjegoi si vijon: “Përgjithësisht në këtë situatë ka…

Read More