Author: tirana

Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga Vlora si për të treguar “mallin” që kishte për qytetin, nga i cili është zgjedhur si deputet. Mesa duket Rama nuk duruar më por ka vendosur që nesër të shkojë në Vlorë. Më datë 1 dhe 2 maj, kreu i qeverisë do të zbarkojë në qytet për të inpektuar disa punime që po bëhen dhe do të shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli. AXHENDA e datës dhe 1 dhe 2 maj 2020: E Premte, 1 Maj 12:00 Inspektim…

Read More

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se, vendi ynë do të ketë kaluar epideminë e COVID-19 në javën e dytë të qershorit. Por, kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht virusi pasi rastet sporadike do të vijojnë të shfaqen deri në vjeshtë. Tomini pavarësisht këtij parashikimi pozitiv që bëjnë ekspertët e ISHP-së theksoi se, distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe dorashkave do të mbeten në fuqi bashkuar me masat e higjienës. “Në bazë të parashikimeve dhe të specialistëve të ISHP kemi pasur një pik, por jo një pik progresiv në javën e 4 dhe të…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec të Korçës ku për pasojë një fëmijë është dërguar në spital. Burime bëjnë me dije se një autojmet ka qenë duke ecur në rrugë teksa ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç i cili ka qenë duke kaluar me biçikletë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është punonjës policie Korçë/Informacion paraprak: Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth…

Read More

Koronavirusi ka qënë kryefjala e diskutimeve dhe të gjitha mediat në vend janë fokusuar tek zhvillimet më të fundit. Të gjithë emisionet e mbrëmjes kanë qënë në “luftë” me njëri-tjetrin, jo vetëm për të ftuar mjekun Pëllumb Pipero por për të dhënë të rejat më të fundit për COVID-19. Vetë Blendi Fevziu ka hequr dorë nga emisionet e tij për konceptin e të bukurës, apo të udhëtimeve ‘low cost’ për të informuar qytetarët lidhur me informacione lidhur me situatën në vend. Megjithatë Blendi Fevziu duket se edhe pse ka një audiencë goxha të konsoliduar, nuk i nënvlerëson ‘kundërshtarët’ e tij.…

Read More

Për shkak të pandemisë, stili i jetesës ka ndryshuar tanimë dhe të gjithëve na duhet të përshtatemi me ndryshimet. Një ndër ndryshimet që solli karantina ishte të punuarit nga shtëpia apo dhe mësimi online. Shumë gazetarë realizojnë intervistat e tyre nëpërmjet “Skype” nga shtëpia ose nga studio e tyre televizive. Por mesa duket shumë të papritura mund të ndodhin gjatë një lidhjeje live. Pjesë e një incidenti është bërë gazetari i njohur spanjoll Alfonso Merlos, i cili teksa po realizonte një intervistë live, në sfond është shfaqur një vajze nudo dhe jo, ajo nuk ishte partnerja e tij. Videoja po…

Read More

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës. Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës. “Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.

Read More

Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani zbulon kur do të transmetohet emisioni i parë Arbana Osmani jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodhë sëshpejti! Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani zbulon kur do të transmetohet emisioni i parë Pas situatës që pushtoi vendin tonë për shkak të Koronavirusit, shumë emisione detyruan të mbyllen. Një nga këto emisione ishte dhe “Dua të të bëj të lumtur”. Ndërsa së fundmi, Arbana ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë ndjekësit e “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo ka zbuluar se emisioni…

Read More

Arrestohet në Tiranë një 24-vjeçar nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai u vu në pranga pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti një javë më parë. Taxhiku është identifikuar si Komron Zukhurov. I shumëkërkuari nga Gjermania ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit më 17 shkurt të këtij viti, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim. Burimet thanë se OPERACIONI i koduar me emrin “Vizitori” u finalizua me prangosjen e tij dje në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas burimeve 24-vjeçari strehohej në një familje bashkëkombësish në zonën e Laprakës ne…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Raportet në çift do të jenë mjaft të komplikuara, sidomos ata që kanë pasur probleme kohëve të fundit. Në punë idetë dhe projektet do të ecin, por nuk do të mungojnë problemet e jashtme të cilat mund të shkaktojnë ngadalësime. Demi Dielli do të hyjë në shenjën tuaj, por Marsi do i komplikojë gjërat në dashuri. Kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi për të jetuar emocione të bukura nëse dëshironi. Gjatë kësaj të premteje, puna do të ecë më mirë, por duhet të bëni…

Read More

Dy deputetët socialistë Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja nuk votojnë koncesionet e qeverisë. Sot parlamenti ka miratuar koncesionin në Porto Romano, ku Ilir Beqja ka abstenuar, ndërsa Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në votim. 14 deputetë kanë qenë kundër këtij koncesioni, 12 nga opozita e re. Ajo që ra në sy ishte mungesa e votave pro nga Bushati dhe Beqja.

Read More

Sot, në Twitter, kryeministri Rama ka bërë sot një status që është kthyer në temë diskutimi. “Linda”, shkruante Rama në statusin e publikuar që menjëherë tërhoqi vëmendjen. Siç duket statusi është shkruar gabimisht dhe për këtë arsye kryeministri e fshiu menjëherë. Por ky status ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ish-kyreministrit Berisha i cili përmes një statusi në rrjetin social facebook shkruan se “Sulltan Salep Surreli publikon ne twitter emrin e njerkes se kombit, Hanem Surreli!” Përmes batutave dhe lajmit të publikuar krahas statusit, Berisha ndër të tjera shkruan se: “Ne kete kontekst ai provoi sot se si do reagonit ju…

Read More

Koronavirusi ka prekur tashmë mbi 3 milionë njerëz në të gjithë botën. Por, përpos lajmeve të këqija, në lidhje me Covid-19, raportohen edhe lajme të mira. Nga 3 244 520 njerëz të infektuar me koronavirus, 1 016 321 persona janë shëruar tashmë.Ndërsa, numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar tashmë në 229 179 vetë. Koronavirusi gjeti një përhapje masive në fillime, ndërsa tashmë numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus ka rënë ndjeshëm.

Read More