Author: tirana

Por jo të gjithë ndjekësit e saj janë mbështetës ndaj saj, madje ka edhe nga ata që e kanë krituar hapur për përdorimin e “Photoshop-it”, ku edhe nuk janë treguar të kursyer me fjalorin. Featured image of article: ‘Mirë që e përdor ‘Photoshop-in’, po të paktën mëso moj k**vë’/ Kejvina Kthella kapet keq me komentuesen: Po të krruhet kurrizi?Kejvina Kthella30 Prill, 2020 17:53 Përditësuar: 17:54 SHBA– Modelja shqiptare, Kejvina Kthella prej kohësh po jeton në Amerikë, duke zhvilluar karrierën e saj në botën e modelingut. Por jo të gjithë ndjekësit e saj janë mbështetës ndaj saj, madje ka edhe nga…

Read More

Profesori i njohur Mark Marku, ka komentuar vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini, për kthimin në auditore të studentëve të vitit të tretë bachelor dhe vitit të dytë master, me qëllim kryerjen e mësimit të prapambetur dhe provimeve, në qershor. Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin Filologjik të Tiranës, tha se bashkohet me mendimin e kolegut të tij Artan Fuga, se rikthimi i studentëve në auditore, pa u bërë një studim i duhur mbi gjendjen e pandemisë, është një bombë me sahat. Marku tha se në vendimin e ministres thuhej se do duhej të merren masat mbrojtëse nga…

Read More

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është bërë një prej personazheve më të përfolur që kur pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Ajo nuk heziton të publikojë fotografi nga jeta e përditshme dhe së fundmi ka postuar një imazh me partnerin duke tymosur cigare. Imazhin e shoqëroi me një përshkrim edukues duke thënë: “Duhani dëmton rëndë shëndetin, të zverdh dhëmbët, vjen erë e keqe, të hap barkun! Mos e pini”. Por ndjekësit nuk kanë kursyer mendimet e tyre për sjelljen e saj dhe për faktin që u nda nga bashkëshorti. “Po kur u bone dhe ti plakushe m*ti nga ‘Aja’ e…

Read More

Moderatorja e emisionit “Glamour”, Ester Bylyku në puntatën e mbrëmjes së djeshme u shpreh se e ftuara më jokorrekte në emisionin e saj ka qenë Çiljeta. Esteri tregoi se Çiljetën e kishte ftuar 3 herë, por ajo nuk i shkoi në emision. Sipas moderatores, këngëtarja nuk i kishte hapur telefonin në ditën kur do bënin xhirimet. “Episode ndodhin por, jo korrekte , femër, që mua më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Ne kishim vendosur oraret e të gjitha. Ok, hera e parë ndodhi tërmeti, herën e dytë prapë ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort përpara,…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka reaguar në rrjetet sociale pas prej dy ditësh qarkullon në rrjetet sociale një bisedë, komunikim në Whatsapp, sipas të cilës ai porosit të bëhet like në postimet e tij në Facebook. Kjo sipas Bratajt është e pavërtetë dhe mesazhi është fake, i modifikuar. “Nuk mund të tolerojë që një personazh si zoti Gent Strazimiri, personazh publik, politik, drejtues për vite të tëra në Shqipëri të kërkojë të më bëjë tag me një postim FAKE, por mbi të gjitha të bëjë edhe një koment kaq banal dhe denigrues!”, shkruan Brataj. REAGIMI I PLOTE Drejtuar…

Read More

Sot këngëtarja dhe gazetarja Evi Reçi feston ditëlindjen. Ajo mbush 30 vjeç dhe këtë ditë e kishte planifikuar ndryshe, me festë e njerëz të zemrës pranë saj. Por ja që koronavirusi na mbylli brenda, dhe siç thotë vetë Evi në një postim në Instagram: “Ku pyet pandemia sa vjeç bën ti”. Evi Reçi: Sot mbush 30 vjeç dhe kam vendosur të mos rritem! Ndërsa ka postuar një foto kur ka qenë e vogël ajo shkruan se gjithmonë do të mbetet e tillë, pavarësisht se vitet kalojnë, duke thënë se ka vendosur të mos rritet. “Unë jam Evi, dhe sot kam…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Diskutimet janë përqëndruar te domosdoshmëria e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë. “Takova gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Do të vazhdoj të mbështes fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi. Ne duhet të përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë”, ka shkruar ambasadorja në Tuiter. Ndërkohë, mes gjyqtarit Dvorani dhe Presidenti Meta ka një përplasje institucionale. Kreu i Shtetit i ka dërguar një letër institucioneve të larta të drejtësisë ku kërkon largimin…

Read More

Studimi më i fundit nga Universiteti i Teksasit në Austin hedh dritë mbi dy kopje të një proteine imune të prodhuar nga lamat që mund të prodhojë një antitrup që kapet fort me një pjesë të sipërfaqes së virusit të ri. Kjo pjesë, e quajtur proteina me “kunja”, është ajo që përdor virusi për t’u futur tek qelizat e njerëzve, për të bërë kopje të shumta të vetes, dhe për t’u përhapur në të gjithë trupin e të sëmurët. Ekipi, thotë se këto antitrupa tek lamat ose mund të ndihmojnë në krijimin e një vaksine ose mund t’i jepen të…

Read More

Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi është rebeluar sërish ndaj masave të marra për koronavirusin nga kryeministri Edi Rama. Për të treguar revoltën e tij, Gjuzi ka postuar një foto, i ulur në sofër me mikun e tij, me të cilin po konsumon, birra, Redbull dhe Jack Daniels. Në foton e postuar, Gjuzi është veshur më krahë të shkurta dhe nuk dihet se kur është shprehur poza, megjithatë ai nuk ka nguruar që të japë mesazhin e tij. “Meqë Edi Rama nuk do i hapi baret, ne si parti konservatore i hapim vetë dhe e djegim COVID-19 me birra,”-shkruan Gjuzi krah fotos.…

Read More

Të gjithë përfituesit e “pagës së luftës” do të nisin në fillim të javës së ardhshme që të marrin këstin e dytë me vlerë 26 mijë Lekë pavarësisht nëse janë në listën e aktiviteteve që lejohen të punojnë. Në një intervistë për Klan, drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se ndihma do të vazhdojë të jepet pasi qeveria ka vendosur që të mbështetë këtë kategori në këtë periudhë që kanë dhe rënie të xhiros. Janë më shumë se 3800 individë të cilët nuk kanë plotësuar të dhënat e sakta, problemet më të shumta lidhen me kodin IBAN e…

Read More

Gjatë këtij viti nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore në Kosovë. Kështu bëri të ditur gjatë një konferencë për media Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo pasi, sipas tij, ky nuk do të jetë një vit normal. “Ky nuk do të jetë një vit normal dhe sa më shpejtë që e kuptojmë aq më lehtë do ta kemi edhe ta përballojmë edhe ta kalojmë më shpejt. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, ahenjge, martesa e nuk do të kemi as ceremoni mortore me tubile. Kjo nuk…

Read More

Blogerja e famshme, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, Fedez pas disa muaj brenda në shtëpi, sot kanë dalë. Kanë dalë për një qëllim të mirë, t’u shpërndajnë ushqim familjeve që janë në nevojë. Vullnetarisht ata kanë mbledhur ushqime në një supermarket. Në mëngjes ata u shfaqën me çanta dhe kuti me fruta e perime, për t’ua dërguar 4000 familjeve në nevojë. Blogerja dhe sipërmarrësi që organizoi këtë punë vullnetare kanë publikuar foto në rrjete sociale, duke ftuar këdo që ka mundësi që të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë në këto çaste. “Këtë mëngjes ne morëm pjesë në…

Read More