Ushqyerja e duhur dhe gjithëpërfshirëse është e një rëndësie thelbësore për jetëgjatësinë. Njerëzit në moshën e tretë shpesh e anashkalojnë rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme dhe nuk marrin mjaftueshëm ushqyes apo kalori. Si Ndikon Plakja Tek Oreksi Ndryshimet fiziologjike që pëson njeriu gjatë plakjes mund të pakësojnë nevojën për kalori që pasohet nga oreksi i munguar dhe tjetërsim i fizikut. Ndryshimet hormonale dhe zbehja e shqisave, veçanërisht të nuhatjes apo shijes, e bën moshën e tretë të ndihet e ngopur edhe me një kafshatë. Po të marrim në konsideratë depresionin, mungesën e pavarësisë, izolimin social, ushqimi humbet rëndësinë e vet…
Author: tirana
Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetin social facebook ka njoftuar rregullat e reja për fundjavën. “Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30. Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur. Gjatë të shtunës 2…
Prodhimi i Brendshëm Bruto i zonës euro pësoi një rënie prej 3,8% në tremujorin e parë, ulja më e madhe që prej krijimit të monedhës unike në vitin 1999, sipas vlerësimit të parë të publikuar sot nga Zyra europiane e Statistikave. Kjo rënie shpjegohet nga masat e kufizimit lidhur me COVID-19, që u ndërmorën gjerësisht nga shtetet anëtare në muajin mars. Në Francë, dy javët e para të kufizimit e zhytën vendin në recesion, me një kontraktim historik të PBB-së prej 5,8% në tremujorin e parë, sipas një vlerësimi të Institutit kombëtar të Statistikave (Insee). Spanja, e prekur rëndë nga…
Modelja e fitness-it Dorina Mema ka befasuar me deklaratën e saj duke thënë se për qenin e saj është e gatshme edhe të bëjë grabitje. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tha se qeni i saj “Boo”, është si një njeri për të dhe e mban gjatë gjithë kohës pas vetes. E pyetur nga Bieta se sa ka qenë shuma më e madhe e parave e shpenzuar për “Boo-n”, Dorina u shpreh se 1500 euro ka shpenzuar për ta kuruar, pasi ishte sëmurë, ndërsa 800 euro i ka blerë një xhup në Bruksel. E pyetur për…
Quhet Becoming, filmi dokumentar i drejtuar nga Nadia Hallgren që tregon jetën dhe përvojat e ish-zonjës së parë Michelle Obama. Në 6 maj filmi do të shihet në Netflix në të gjithë botën. “Ato muaj që kam kaluar duke udhëtuar, duke takuar njerëz në qytete në të gjithë botën, më bënë të kuptoj se ajo që kemi të përbashkët është e thellë dhe e vërtetë. Në grupe të mëdha dhe të vogla, të rinj dhe të moshuar, unikë dhe të bashkuar, u takuam dhe ne ndamë histori, duke mbushur ato hapësira me gëzimet, shqetësimet dhe ëndrrat tona”, theksoi Michelle. “Becoming”…
WhatsApp po teston një funksion për të zvogëluar përhapjen e lajmit të rremë. Administratorët e grupit do të jenë në gjendje të bllokojnë përgjithmonë dërgimin e mesazheve të dërguara shpesh, në sajë të një opsioni të veçantë, që mund të zgjidhet nga menuja e funksioneve. Pasi të aktivizohet funksioni, asnjë anëtar i grupit nuk do të jetë në gjendje të dërgojë këtë lloj mesazhi, i cili do të shënohet me shprehjen ”Shumë e përhapur”. Ky funksion, që është identifikuar për momentin vetëm në aplikacionin në dispozicion të pajisjeve Android, nuk mund të përjashtohet që në të ardhmen mund të futet…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot ndaj deklaratës së ministrit Arben Ahmetaj, mbi mbështetjen e qeverisë për kapërcimin e krizës së COVID-19. “Ministri Ahmetaj, i njohur për aftësitë manipulatore, deklaroi se qeveria ka dhënë ndihmë ekonomike 5.7% të PBB-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milionë euro, nga të cilat qeveria ka paguar 27 mln euro dhe 9600 pako ushqimore”, tha Tabaku. “Kjo ndihmë ekonomike që nuk i përafrohet as 1% të PBB-së dhe që është shpërndarë po aq sa marrin PPP e…
Çmimi i Madh i Francës në Kampionatin Botëror të Formula 1 u anulua për shkak të koronavirusit të ri. Në deklaratën e bërë nga faqja e organizimit, për shkak të masave të marra nga vendi kundër pandemisë, është anuluar Çmimi i Madh i Francës që planifikohej të mbahej më 28 qershor në pistën Paul Ricard në qytezën Le Castellet. Me këtë vendim, numri i etapave të anuluara në sezonin 2020 për shkak të pandemisë u rrit në 10. Në rast se nuk merret ndonjë vendim i ri për anulim ose shtyrje, sezoni i ri i Formula 1 do të fillojë…
Akademiku dhe Profesori Artan Fuga është kundër kthimit të studentëve dhe pedagogëve në auditoret e universiteteve. Sipas Fugës, vendimi i komunikuar nga ministrja e Arsimit përbën një kthim me forcë të studentëve dhe pedagogëve por nga ana tjetër është me rrezik. Fuga e konsideron këtë vendim si butoni i një bombe bakteriologjike që rrezikon kombin shqiptar.
Në kontekstin e pandemisë COVID-19, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdimësi ka publikuar materiale shkencore, mbi sigurinë e ushqimit dhe COVID-19. Më poshtë ANSES, Agjencia Franceze e Shëndetit dhe Sigurisë në Ushqim, Mjedis dhe Punë ka dhënë rekomandime për ushqimin, blerjen dhe pastrimin. A mund të ha fruta dhe perime të papërpunuara pa ndonjë përgatitje të mëtejshme? ANSES ekzaminoi mundësitë e sëmundjes COVID-19 nëse transmetohet përmes ushqimit, në bazë të të dhënave shkencore në dispozicion. Këtu janë përgjigjet, për pyetjet më të shpeshta. A mund të sëmuren kafshët në fermë dhe të na infektojnë? Nuk ka prova se kafshët në…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një status në twitter ku ka shkruar thjesht… Linda, që është edhe emri i bashkëshortes. Nuk është e qartë se çfarë ka dashur kryeministri të thojë me këtë. Ndjekësit nuk kanë kursyer komentet për këtë postim jo të zakonshëm të kryeministrit.Por megjithatë pas disa minutash nga postimi kryeministri e ka fshirë atë.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përgjigje të akuzave të opozitës tha në Kuvend se “të gjitha kontratat tona nuk janë sekrete, se po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.Janë kontrata të njohura me ligj si kontrata për interes thelbësor të shtetit dhe janë publike, janë aty për t’i parë të gjithë”, tha ajo. “Në cilësinë e përgjigjeve dhe akuzave në këtë kohë murtaje qeveria nuk është marrë vetëm me qese edhe pse ajo është një ndërmarrje më se e nderuar e bashkive, e shtabeve të emergjencave. Kryetarët e bashkive kanë të gjitha listat…