Author: tirana

Një aksident është shënuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Një automjet ka humbur drejtimin dhe është përmbysur në hyrje të qytetit. Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Baftjar Biro dhe bashkëshortja e tij, Mamude Biro. Ata janë transportuar drejt spitalit të Sarandës për ndihmën e parë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur dinamikën dhe shkakun e aksidentit.

Read More

Paraditen e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ ishin të ftuar disa ish-gjimnazistë, sot personalitete, të gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Dy nga të ftuarat ishin ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe Jorida Tabaku moderatorja Julka Gramo. Gjatë fjalës së saj, kjo e fundit u shpreh se Tabaku ka pasur një fiksim të madh gjatë kohës së gjimnazit, ish-futbollistin e famshëm Italian, Roberto Baggio. ‘Jorida ka qenë fanse e çmendur e Roberto Baggio-s. Unë nuk e di si është Jorida në parlament sepse s’e kam takuar ndonjëherë aty. Por Jorida me mua ka qenë gjithnjë e ëmbël. Jorida nuk ka ndryshuar fare, është po…

Read More

ILIR BEQAJ KRIZËN DUHET TA PËRBALLOJMË TË GJITHË BASHKË! Nesër bëhen 50 ditë nga rasti i parë zyrtar i sëmundjes COVID-19. E ardhmja, qoftë e afërt, qoftë e mesme, nuk duket sesi do të jetë, përveçse pranohet që do të jetë keq, si s’ka më keq, apo do të ketë edhe më keq. Nga njëra anë është sheshimi i kurbës së epidemisë, vaksinimi, imuniteti i grupit. Nga ana tjetër është shëndeti (jeta), ekonomia (pasuria), liria (privatësia). Më tej (ka shumë anë kjo krizë) është deficiti (fiskal, tregtar), borxhi (publik, privat, individ), inflacioni. Por është edhe norma e interesit, hapësira fiskale…

Read More

Gjatë izolimit në shtëpi për shkak të pandemisë Covid-19, njerëzit i janë përkushtuar më shumë pasioneve të tyre dhe po merren me ç’tu vijë ndërmend për të kaluar kohën në karantinë. Gjatë këtyre ditëve, thuajse të gjithë janë bërë ekspertë në gatim, mjeshtra në lojrat me letra, të tjerë kanë lexuar libra, janë stërvitur apo edhe kanë pikturuar. Pikërisht pikturës i ka dedikuar kohën e saj edhe moderatorja Nevina Shtylla. Nevina ka treguar në InstaStory se ka nisur të pikturojë, ndërsa dy prej pikturave të saj i tregoi të përfunduara.

Read More

Kol Murrani, i cili u vra ditën e sotme në Lezhë, ishte rapsod i njohur nga Mirëdita. Ai ishte mjaft i njohur në zonë me këngët e tij të shumta si dhe ka marrë pjesë ne festivalet e zonës dhe rajonit të veriut. Në një foto ai ka dalë edhe me ish deputetin Eduard Ndocaj.

Read More

“Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë Male ndërsa sipas terminologjisë administrative turke quhen Bajrakë. Fjala “mal”shënon vërtet një mal, por jo siç mund të mendohet në kuptimin fizik të fjalës, por me domethënie sociale: Shqiptarët e viseve fushore, për shembull, do të thoshin se mali i Shalës po shkon në luftë, po ashtu si në Skoci do të thoshin se Mekgregorët kanë nisur marshimin. Nga ana tjetër përkthimi zyrtar turqisht për Malin është Bajraku, që do të thotë Flamur. Kjo na shtyn në mendojmë se në kohën e pushtimit turk çdo mal kishte flamurin e vet. Kreu…

Read More

Jo vetëm mushkëritë dhe zemra, infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi i ri SarsCoV2 është një sëmundje që prek të gjithë organizmin, duke dëmtuar edhe enët e gjakut, veshkat, zorrët, sytë dhe trurin. Revista “Science” shkruan se virusi vepron ndryshe nga çdo patogjen tjetër i njohur deri më tani. Koronavirusi e nis rrugwtimin e tij në organizmin e njeriut duke hyrë në fyt, sy dhe hundë; sipërfaqja e qelizave që drejtojnë pjesën e brendshme të hundës janë në të vërtetë të pasura me receptorin Ace2, porta kryesore që përdor virusi për të pushtuar qelizat njerëzore, ku shumëfishohet. Pasi virusi përhap kopjet…

Read More

Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Fiori Dardha, ka vendosur ta nisë ditën me një dedikim special për prindërit. Në këtë situatë me Koronavirusin, pa dyshim ata që duhet të ruajmë më shumë janë prindërit tanë. Edhe Fiori duket se ndan këtë mendim. Ajo ka ndarë një foto teksa puth të ëmën dhe ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë. “Kujdesuni, takojini, përkëdhelini, përqafojini dhe puthini sa më shumë prindërit. Të gëzohemi dhe të jemi falenderues për çdo ditë që i kemi pranë. Nuk thotë kot populli: Nënë e babë një herë të thotë goja. Javë të mbarë!”, shkruan Fiori. Me siguri…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë ditës së sotme, në qendër të qytetit të Bulqizës, kanë konstatuar shtetasin H. D., 55 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Burrel, i cili ishte në gjendje të dehur dhe po prishte rendin dhe qetësinë publike. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta shoqëruar në banesë këtë shtetas, meqenëse ishte në gjendje të dehur dhe po prishte qetësinë publike, por ai i ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre. Pas kësaj situate…

Read More