131 punonjës, kujdestarë e infermierë janë karantinuar brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shërbimin e vazhdueshëm si për fëmijët me nevoja të veçanta, ashtu edhe për më të moshuarit që ndodhen në këto institucione. Ata janë sakrifikuar në këto ditë të vështira pandemie duke qëndruar të ndarë me familjet për dhënë kontributin e tyre në krye të detyrës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar rrëfimet e disa prej tyre, të cilat tregojnë ditët e vështira duke qëndruar larg familjarëve. E vetmja mënyrë komunikimi me familjarët ka qenë përmes rrjeteve sociale.
Author: tirana
Godina e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet, është prishur, për t’u rindërtuar sërish. Për të folur rreth kujtimeve të gjimnazit, në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuar disa personalitete që kjo shkollë ka nxjerrë në vite. Një prej tyre është dhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Teksa Jorida po fliste për kujtimet e gjimnazit dhe shokët e klasës, një pyetje ngacmuese erdhi nga moderatori Flori Gjini, i cili e pyeti Joridën mbi ish-ministrin Saimir Tahiri, duke qenë se Tahiri dhe Tabaku në gjimnaz kanë qenë në të njëjtën klasë. “Po e diksutoja me Julkën dhe mendoja se ishim…
Dashi Prezenca e Venusit ne qiellin e te dashuruarve do beje qe dita te jete me pozitive sot. Do bini ne konsensus me partnerin tuaj dhe nuk priten aspak mosmarrëveshje me te. Beqaret ka shume gjase qe jo vetëm te realizojnë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato. Kujdes! Demi Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. E ardhmja pritet te jete me e bukur. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe do…
Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Jessie J ka shkaktuar thashetheme rreth një ribashkimi me ish-të dashurin e saj, Channing Tatum. Këngëtarja si duket nuk e ka ndërmend të ndahet nga aktori, ndërsa kjo është vërtetuar nga fjalët që ia dedikoi për ditëlindjen e tij. Përmes disa mesazheve të ëmbla për të, Jessie ka lënë të kuptohet se çifti janë ende bashkë. Channing mbushi 40 vjet të dielën dhe krijuesja e hitit “Price Tag” mbushi rrjetin social Instagram me mesazhe për ditëlindjen e yllit hollivudian, vetëm disa javë pasi konfirmuan ndarjen e tyre të fundit. Krahas një fotografie të Tatum duke notuar në det, Jessie shkroi:…
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur, që provimet dhe mbrojtja e diplomave të bëhen ‘online’. Ky vendim ka adhur në kuadër të kërkesës ë së zhvillimit të sezonit të verës të provimeve në kushtet e pandemisë apo pas pandemisë. Pritet që departamentet të nxjerrin datat e provimeve për secilën degë. Ndërkohë studentët që nuk do të munden të marrin pjesë në provim në asnjë nga datat e këtij sezoni, do t’u jepet mundësia në një sezon në shtator 2020.
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara nga PD-ja mbi abuzimet për përdorimin e fondeve publike në periudhën e fatkeqësisë natyrore nga COVID-19. KLSH-ja kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri. “Megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente”. KLSH thekson se pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, krahas auditimeve online po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Në këto kushte,…
Remdesivir është testuar si ilaç për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Rezultatet paraprake nga provat klinike të një medikamenti eksperimental antiviral për koronavirus mund të vijnë brenda një jave, tha një studiues i lartë të dielën, raporton Cnn. Rezultatet përfundimtare të testit për ilaçin, Remdesivir, nuk priten deri në mes të majit, në fund të majit, tha Dr. Andre Kalil, një hetues kryesor për gjyqin. Por ai tha që ekipi “mund të ketë disa të dhëna të hershme brenda një ose dy javëve të ardhshme”. Remdesivir fillimisht u testua nga Gilead Sciences si një trajtim i mundshëm për…
Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është fotografuar ditën e sotme teksa ka parkuar makinën e tij në një vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara. “Panorama” ka siguruar fotot e automjetit të deputetit të opozitës, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Konservatore. Makina e tij, fuoristradë ngjyrë bojëqielli është parkuar në thyerje të rregullave, para godinës së Kryesisë së Kuvendit. Edhe pse tabela tregon qartë se vendi është i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara, kjo s’ka mjaftuar që ligjvënësi të vendosë automjetin e tij. Madje është parë që të ketë vendosur dhe…
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja shokuese e 24 prillit, ku një i mitur ende pa i mbushur 3 vjeç është dhunuar brutalisht. Autor dyshohet njerku i tij, i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, më datë 24 prill rreth orës 12:00 është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësori, i mituri E.H., në maj mbush 3 vjeç, i cili kishte shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin. Menjëherë pas konstatimit të faktit, mjekët e spitalit të Traumës, duke parë shenjat e dhunës dhe…
Astrologe Meri njofton se Plutoni ndodhet përballë asteroidit “Aracnne” apo Merimangë, i cili përfaqëson kurthin. Një rrjetë apo një kurth përhapet rreth nesh nga ata që mendojnë se mund të shfrytezojnë ndjeshmërinë apo mirësinë e të tjerëve. Qëllimet e tyre fillimisht nuk janë te dukshme dhe këtu qëndron edhe rrezikshmëria. Plutoni kërkon në mënyrë absolute dhe fuqishëm një ndryshim në këtë situatë. Na bie detyrë e madhe te vetëmbrohemi, shkruan Meri. Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat e horoskopit: Dashi Nje ceshtje delikate e thurur nga persona te afert te familjes do ju bllokoj dhe nuk do ndjeheni me…
Moderatorja Nevina Shtylla ka bërë një deklaratë të papritur dje në emisionin ‘E Diell’. Moderatorja zbuloi për publikun se i ka dhënë fund lidhjes së saj 3-vjeçare me juristin Arbër Myftarin.Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila në emisionin e saj është shprehur se karantina nuk e ka gjetur çift. “Nuk jam çift fare”, tha ajo në emisionin “E diell pasi u pyet nëse izolimi e kapi të bashkuar apo të ndarë. Nuk dihen shkaqet e kësaj ndarje por kujtojmë se çifti prej më shumë se një viti bashkëjetonin në Tiranë. Konfirmimin e lidhjes e ka bërë më herët…