Author: tirana

Gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020. Në një intervistë me TV Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku tha se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në Shtator. Përsa i përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve. Ashtu si sistemi parauniveristar edhe shkollat e larta kanë zhvilluar online procesin e dhënies së leksioneve.

Read More

Vala e dytë e gripit famëkeq spanjoll ka vrarë shumë më tepër jetë sesa e para, 50 ose më shumë milion. A mund të ndodhë e njëjta gjë me COVID-19? Ndërsa shumë vende nën pandeminë COVID-19 kanë filluar të lehtësojnë distancimin shoqëror dhe të normalizojnë gradualisht jetën, ekspertët paralajmërojnë se një valë e dytë e mundshme, e cila mund të ishte më e rrezikshme se e para, duhet të merret në konsideratw. Vala e dytë, ndër të tjera, u paralajmërua të martën në një intervistë për Washington Post nga Robert Redfield, drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e…

Read More

Globi është futur tanimë në një garë të egër për gjetjen e vaksinës. Çmimi është pushteti dhe ndikimi mbi vendet anembanë globit. Nëse Perëndimi nuk e fiton këtë betejë, atëherë shpërndarja e “armës së vetme” që mund të na mbrojë nga koronavirusi, do të jetë në dorë të Kinës. Konkurentët për “çmimin e madh” përfshijnë emrat e kompanive të njohura si “GlaxoSmithKline”, “Johnson & Johnson”, “Sanofi”, “Imperial College “dhe Instituti “Jenner” i Universitetit të Oksfordit. Deri më tani ka pasur një nivel mbresëlënës të shkëmbimit të informacionit në të gjithë botën për epideminë e koronavirusit dhe merita është e miliarderit…

Read More

Nga Shpëtim Nazarko Thonë se kur ministri jashtëm serb Daçiç zuri e i këndonte turiqsht për ti bërë qejfin Erdoganit, kishte një hall të vogël veç të tjerash. Puna ishte që ky i fundit të blinte nja 6 mijë ton mish, që Turqisë i duhen jo vetëm për konsum të brendshëm, po dhe për atë turizmin që i lulëzon më shumë nga gjërat e tjera. Ajo që dihet ca më mire nga ajo që tregova më lart, është që Serbia, ndryshe nga ne që importojmë deri në 60 përqind të mishit për herë parë në historinë mijëra vjecare të ekzistencës,…

Read More

Shqipëria merr pjesë në “Studimin Klinik të Solidaritetit” së bashku me 100 vende të tjera të botës, në të cilat testohen medikamente të ndryshe për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme ndaj koronavirusit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë studim është vlerësuar nga OBSH. Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar, të cilët përveç trajtimit spitalor standard, me pëlqimin e tyre marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit. Në mjekim përfshihen medikamente si  chloroquine ose hydroxychloroquine, lopinavir dhe ritonavir,  lopinavir/ritonavir plus interferon beta dhe remdesivir.…

Read More

Dy persona, të shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur në zonën e Tushemishtit kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit. Ata janë identifikuar si J. P., 26 vjeç dhe A.P., 15 vjeç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim kushëriri i të miturit, i identifikuar si A.P., 38 vjeç. Sipas uniformave blu, 26-vjeçari dhe 38-vjeçari kanë thyer masën e sigurisë dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa i mituri ka tentuar të arratiset nga shtëpia e kushëririt me armë zjarri, municione dhe kokainë. Shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë një inspektim në zonat ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën. Ai ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg plazheve deri në një njoftim të dytë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në zbatim të vendimit të komisionit ndërministror, ka vijuar inspektimin e masave për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën. Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Gjirokastër Perlat Vatoci dhe shefi…

Read More

ROBIN HARDING – TOKYO Mjeku që është përgjigjegjës për menaxhimin e krizës së koronavirusit në Japoni ka marrë vendimin për të mos zbatuar një bllokim kombëtar, duke thënë se eleminimi i virusit është i pamundur dhe se është e nevojshme të minimizohet dëmi në ekonomi. Japonia, së bashku me Suedinë, është përpjekur të kufizojë virusin pa e vendosur në një ngrirje totale aktivitetin ekonomik apo duke e bërë të detyrueshme distancimin shoqëror. “Japonia dëshiron të ulë numrin e rasteve, por është e pamundur ta ulësh atë në zero për shkak të natyrës së sëmundjes,” tha Dr Omi. “Ndoshta do të…

Read More

Në këto ditë pandemie nga koronavirusi, maskat janë tepër të rëndësishme për jetën e të gjithëve. Derisa të gjendet një ilac apo vaksinë për sëmundjen Covid-19, njerëzit do të duhet të shoqërohen me to. Por një rëndësi të madhe merr mënyra se si vendoset maska në fytyrë. Noa.al, duke u bazuar tek Huffpost ju sjell gabimet që duhen shmangur kur të vendosni maskën. Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën. Nëse e vendosni maskën aq poshtë sa të mbuloni vetëm gojën, po bëni gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt, rriten mundësitë që të…

Read More

Rusia, eksportuesi kryesor i grurit në botë, do të pezullojë eksportet e disa llojeve të drithërave (grurë, thekër, elb dhe misër) deri më 1 korrik, njoftoi të dielën Ministria ruse e Bujqësisë. Vendi kishte vendosur në fillim të prillit të kufizonte eksportet e drithërave në shtatë milionë ton deri më 30 qershor, duke nxitur kritikat e organizatave shumëpalëshe të tilla si FAO, OBT dhe OBSH, të cilët i tremben faktit se këto kufizime në kohëra pandemike mund të krijojnë mungesa ushqimore. “Por sot, këto kuota ishin ulur plotësisht”, tha ministria në një komunikatë. “Gjithashtu, eksportet e drithërave do të pezullohen…

Read More

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Lëreni pas krahë edhe ato qe keni kaluar. Beqaret do i marrin gjerat me seriozisht dhe ne çdo moment do e kërkojnë princin e tyre te kaltër. Financat do mbeten te qëndrueshme gjate gjithë kohës. Asgjë dhe askush nuk do mund t’i trazoje ato. Demi Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Me ne fund do pajtoheni me personin qe keni ne krah dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime,…

Read More