Author: tirana

Prokuroria e Tiranës thotë se do të kërkojë të hënën masën e sigurisë arrest me burg për A. Kazanxhi, 35 vjeç i cili akuzohet se ka dhunuar e keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses. Pasi policia i hodhi prangat, një burim pranë prokurorisë i tha gazetares Anila Hoxha se i dyshuari e mohon akuzën dhe pretendon që fëmija tre vjeçar është rrëzuar nga divani. Por fëmija që gjendet në spital ka fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyera pohoi për gazetaren Hoxha përfaqësuesi i akuzës që dyshon se burri e ka goditur fëmijën duke përfituar nga mungesa e…

Read More

Nga Auron Tare “Personi ulur në mes të fotos është Kadri Cakrani. Për disa kohë ishte kundërshtar politik i Ahmet Zogut. Për këtë arsye u burgos disa muaj në burgun e Shkodrës. Është i veshur mirë. Këpucët e modës së fundit i ka porositur nga Austria. I kollarisur, i veshur mirë dhe i shëndetshëm. Ka thirrur Marubin këtu për t’i bërë një foto më 5 mars 1936 me administratën e burgut (fotografia ruhet nga familja). Sikur fotoja të mos kishte shënimin se është bërë në burg, do krijohej perceptimi se Kadriu ishte drejtori i burgut. Ky pra ishte burgu i…

Read More

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi detaje nga jeta e tij publike dhe familjare. Ai ndau me teleshikuesit argumentat e tij bindës për situatën e krijuar nga Covid-19 duke dhënë një dritë jeshile. “Si Profesor i Biologjisë Molekulare, parashikoj nga faktet shkencore që në javën e dytë ose të tretë të Majit të kemi një përmirësim të situatës së virusit” pohoi Prof. Dr Topi. Ai risolli në mendje edhe dilemën e vitit 1996 nëse duhej të futej apo jo në politikë, por…

Read More

Shifra shpresëdhënëse vijnë këtë të diel nga Italia ku në 24 orët e fundit numri i viktimave nga koronavirusi gati është përgjysmuar në raport me një ditë më parë. Autoritetet italiane raportuan ditën e sotme se janë shënuar 260 viktima nga COVID-19, ndërsa dje u regjistruan 415 viktima. Numri total i vdekjeve që prej infektimeve të para ka arritur në 26,644. Po sot, janë zbuluar edhe 2,324 infektime të reja ndërsa numri total i rasteve në shtetin fqinj është 197,675. Kjo është dita e parë pas shumë javësh, që numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi bie në këtë…

Read More

Gjykata e Vlorës caktoi të dielën masë sigurie me burg, për dy të arrestuar të akuzuar për trafik klandestinësh me gomone përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë dhe trafik të mjeteve motorike. Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi u ndaluan nga Roja Bregdetare të enjten në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun sëbashku me një gomone që dyshohet se është përdorur për të trafikuar emigrantë nga Lindja e Mesme në drejtim të Italisë. Seanca gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Laurent Fuçia zgjati gati 45 minuta. Prokurori Aurel Zarka kërkoi gjatë saj masën arrest me burg për dy të ndaluarit,…

Read More

Profesor Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes, tregon epidemitë e rënda gripale që ka përjetuar si nxënës, por dhe si mjek. Ai kujton se kur ka qenë konviktor i shkollës së mesme në Vlorë, është izoluar për rreth tri javë bashkë me nxënësit e tjerë të shkollës gjatë epidemisë së rëndë të gripit aziatik, që preku dhe Shqipërinë. Por si mjek, profesor Brokaj tregon vitin 1973, i cili u shoqërua me shumë viktima dhe izolime të reparteve ushtarake dhe shkollave. Ai vlerëson rolin dhe figurën e mjekëve në përballimin e situatës së pandemisë Covid-19, duke u shprehur se…

Read More

“Muzik, shpresë e gëzim për jetën”. Më shumë se kurrë ky mesazh është aktual në këtë periudhë që na përcillet mjaft bukur përmes tingujve të Orkestrës së Harqeve të Liceut Artistik përgatitur dhe drejtuar nga mjeshtri Bujar Alliu. Janë pikërisht artistët e vegjël të cilët na sjellin me virtuozitet “Perpetum Mobile” të Kompozitorit Pjeter Gaci, duke bërë që pranevra e cila ka trokitur tashmë edhe në vendin tonë të përkëdhelet nga tingujt e ëmbël të violinës.

Read More

Megi Topalli, vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli nuk është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo ka zgjedhur të jetë e rezervuar, duke publikuar foto vetëm nga momente të rëndësishme të jetës. Ditën e sotme, Megi ka ndarë me të gjithë një foto të të birit, i cili ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë. ‘Në oborrin e Shkodrës sonë’, shkruan vajza e politikanes duke treguar se këto ditë karantine po i kalojnë në vendlindjen e tyre.

Read More

Këngëtarë të ndryshëm janë sensibilizuar me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria, ku njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun e prekjes nga pandemia e Koronavirusit. Ndërkohë që kjo periudhë i ka anuluar mbrëmjet ‘live’ në baret e natës, artistët e kanë gjetur mënyrën për të qenë pranë publikut. Ermal Meta, këngëtari i famshëm nga Fieri që jeton në Itali, fitues i Sanremos, prej disa ditësh zhvillon koncert live nga rrjetet sociale, ku nga shtëpia e tij performon këngë të ndryshme. Në shfaqjen e fundit, këngëtari i famshëm ka zgjedhur të eksperimentojë me tekst…

Read More

A keni vënë re ndonjëherë praninë e pagabueshme të një personi me integritet të lartë? Duket sikur atmosfera rreth tyre është natyrshëm tërheqëse. Interesante është se se ju mund të arrini këtë efekt për veten tuaj, nëse e dëshironi. Të jesh person me integritet nuk është e lehtë, por kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të përpiqen. Kërkohet ndershmëri, sinqeritet, dhe një ndjenjë e fortë e vetvetes. Këta njerëz janë modele nga të cilët ne shohim. Ata janë shokët më të besuar, të dashur, partnerët tanë të biznesit dhe samaritanë të mirë. Dhe ata i bëjnë gjërat…

Read More

Një aksident është shënuar në unazën e Plazhit në Durrës, ku një makinë tip “Benz”, ku udhëtonin 5 persona është përplasur me një ambulancë, që po transportonte një të sëmurë. Në makinë tip “Benz” udhëtonin 5 persona kundër rregullave të sigurisë të përcaktuara me ligj për COVID-19 dhe jashtë fashës së orarit të lejuar për të lëvizur duke thyer jo vetëm masat për mbrojtjen ndaj përhapjes së infeksionit por dhe karantinën. Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të aksidentit ku një fëmijë ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa një qytetari tjetër i cili gjithashtu ndodhej në kryqëzim nuk është lënduar por është shkatërruar tërësisht…

Read More

Mund të tingëllojë çuditshëm, por Ina dhe Geri nuk do të jenë më pjesë e rubrikës “PërPuthen në “E Diell”. Ndonëse tashmë ata e kanë shprehur dashurinë për njëri-tjetrin dhe kanë formuar një çift. E gjithë ecuria e tyre gjatë emisionit ka qenë me shumë ulje ngritje. Keqkuptimet nuk kanë munguar, por edhe xhelozitë po ashtu. Një moment xhelozie, në puntatën e fundit të çiftit në emision, zbuloi dhe Ina. Ajo tha se nuk është ndier mirë kur Geri ka dalë me Antonetën, madje ka përjetuar gjendje “shoku”, edhe pse ata (Ina dhe Geri) kishin bërë vetëm një takim së…

Read More