Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njerku nga Tirana dhunon fëmijën 3 vjeç dhe mohon akuzën, vogëlushi: Më qëlloi babi

19:06 / April 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f7df02bf432da973eadcd563a75ad3a2 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës thotë se do të kërkojë të hënën masën e sigurisë arrest me burg për A. Kazanxhi, 35 vjeç i cili akuzohet se ka dhunuar e keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses.

Pasi policia i hodhi prangat, një burim pranë prokurorisë i tha gazetares Anila Hoxha se i dyshuari e mohon akuzën dhe pretendon që fëmija tre vjeçar është rrëzuar nga divani. Por fëmija që gjendet në spital ka fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyera pohoi për gazetaren Hoxha përfaqësuesi i akuzës që dyshon se burri e ka goditur fëmijën duke përfituar nga mungesa e partneres.

“Unë punoj si amvisë në një familje që ka një anëtar të sëmurë, dhe në atë çast nuk ndodhesha në banesa, sapo kisha dalë në blija bukë. Tim bir e mbante partneri- ka treguar në polici gruaja, e cila është rimartuar pas një martese të mëparshme, prej nga ka sjellë në jetë edhe djalin. Por prokurorët janë të sigurtë se burri që dyshohet të keqtrajtuar fëmijën e partneres ka kaluar kriza nga karantinimi në shtëpi dhe partnerja, mohon dhunën për shkak se nuk do të përfundojë sërish në divorc tha eksperti që po zbardh këtë rast të rëndë keqtrajtimi.

Rastet e dhunës në familje shtoi një zyrtar i policisë për gazetaren Hoxha janë kthyer në një shqetësim dhe shumë gra po marrin urdhër mbrojtjeje edhe në kushte karantine.

Një ditë më parë polcia njoftoi zyrtarisht se kishte arrestuar A.K , 35 vjeç për keqtrajtimin e të miturit, i cili u çua në spital nga vetë njerku. Ai ka kërkuar urgjencën duke kërkuar ndihmë thanë prokurorët për gazetaren Anila Hoxha, pasi sipas tij fëmija u rrëzua befas. Por pasi tre vjeçari është marrë nën trajtim mjekësor dhe është pyetur nga psikologët, ka treguar të vërtetën “më qëlloi babi” tha fëmija që sërish i flet baba bashkëjetuesit të së ëmës. / tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.