Rritet sërish numri i personave të infektuar nga koronavirusi në vend. Nga përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja, duke e çuar në 726 numrin total të personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 28 persona, nderkohe që sot ndërroi jetë një 61-vjeçar nga Tirana. NJOFTIMI Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.Gjatë 24 orëve të…
Author: tirana
Dita e sotme, përmes një vendimi të qeverisë është e dedikuar për nënat dhe fëmijët nën 10 vjeç, të cilët mund të dalin nga karantina dhe të shijojnë ‘lirinë’ deri në orën 11:00 të paradites. Pavarësisht urdhrit që në këtë ditë lejohet të dalin vetëm gratë dhe fëmijët, ka pasur edhe nga ata burra që kanë thyer ‘urdhrin’ e kryeministrit Rama, të cilët duhet të qëndronin në shtëpi për të bërë punët. https://www.facebook.com/tirananews.al/posts/871585936694572 Tirananews.al
Grupi i ekspertëve AntiCOVID pranë Partisë Demokratike deklaron se testimet realizohen në vetëm ne një laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjetërr dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qëndra të tjera që mund ta realizojnë këtë. Ndër të tjera ky grup pune ka nënvizuar disa nga masat e domosdoshme shëndetësore për fillimin e daljes nga izolimi. KOMUNIKIM I GRUPIT TË EKSPERTËVE TË SHËNDETËSISË PËR COVID 19 Në këto momente shumë të rëndësishme dhe po aq delikate kur po flitet per hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshëruar nga të gjithë, fatkeqësisht,…
Edhe vetë ai i prekur nga COVID-19, kryeministri britanik, Boris Johnson rimerr të hënën drejtimin e qeverisë, nën një presion në rritje për të zbuluar planet e tij në lidhje me kufizimin, vendosur që prej një muaji. “Kryeministri britanik, Boris Johnson, i prekur nga koronavirusi i ri, do të rifillojë punën të hënën, njoftoi një zëdhënës i Downing Street. Kryeministri britanik, Boris Johnson, 55 vjeç, i testuar pozitiv me COVID-19 më 26 mars, u shtrua dy ditë më vonë në spitalin St-Thomas të Londrës para se të transferohej më pas, të hënën e 6 prillit në kujdes intensiv, nga ku…
Ish e dashura e Nejmarit, Soraja Vuçeliç duket në formë pavarësisht karantinimit. Modelja e “Playboy”, ka qenë e lidhur me yllin e PSG-së në vitin 2014. Bukuroshja serbe ashtu si shumë të tjerë, momentalisht është e izoluar për shkak të koronavirusit. Soraja numron plot 388 mijë ndjekës në “Instagram”, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga fotot ‘e nxehta’ që ajo ka publikuar së fundmi.
Një 44 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së shtunës, duke i marrë jetën një 63 vjeçari. Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, ku ky shtetas duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Njoftimi i Policisë Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili…
Numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit në ShBA ka arritur në shifra alarmante. 48 539 janë rastet e reja të të infektuarve me koronavirus duke arritur gati 1 milion, (939,249). Personat që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në SHBA janë 2.772 të vdekur, duke e çuar në 53,934 numrin total te vdekjeve. SHBA-ja është më e prekura në botë nga koronavirusi.
Shkon në 132 numri i të vdekurve në Greqi për shkak të koronavirusit. Mësohet se një 91-vjeçar ka humbur jetën teksa trajtohej në Spitalin Sotiria. I moshuar ka pasur probleme me zemrën dhe ishte shtruar në spital që nga 7 prilli. Edhe një tjetër 78-vjeçar në spitalin Evangelismos vdiq nga komplikimet nga koronavirusi. Kujtojmë se qeveria greke ka ndermarrë masa ndaj perhapjes se COVID-19, ndersa eshte parashikuar qe te zbuten e ketyre kufizimeve.
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje në lidhje me pacientin që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, i cili ishte prekur nga COVID-19. Sipas MSH-se, personi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19. 60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të…
Një pacient i prekur nga koronavirusi, cili ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ka ndërruar jetë. Mësohet se pacienti kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension. Fillimisht ai ishte hospitalizuar në Sanatorium, por u transferua në spitalin Infektiv dhe më pas sërish tek COVID 2, pasi gjendja e tij u rëndua.
Të gjitha shenjat e zodiakut kanë nevojë për dashuri të pakushtëzuar. u duhet një qen. Pse? Për shkak se të gjithë kanë nevojë për dikë që i do pa kushte, që të jetë gjithmonë i lumtur të të shoh dhe të të “nxjerrë” për një shëtitje. Dashi (21 Mars – 19 Prill): Mbreti Havalier Charles Spaniel- Kjo race është një shoqëruese e vërtetë dhe nuk i pëlqen të mbetet vetëm për periudha të gjata kohore. Ata i duan ambientet e jashtme dhe janë shumë të lumtur që janë me njerëz dhe qen të tjerë. Dashi është plot energji dhe është…
Numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të lehtë që sipas ekspertëve vjen si rezultat i masave lehtësuese, megjithatë parë në një këndvështrim pozitiv, rritje ka pësuar edhe numri i personave të shëruar. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se numri i pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusit janë mbi 400. “Kalon mbi 400 numri i të shëruarve”, shkruan Rama. Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë 712 të infektuar nga 7015 teste të kryera në total.