Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me rastet e shënuara me covid-19 në fasoneri. Në postimin e saj, shoqëruar me një video të kryedemokratit Basha ku kërkon mbylljen e fasonerive, Duma shkruan se qeveria ka detyrë të paraprijë, t’í dalë përpara rrezikut, nëse nuk e bën këtë qeverisja është vetë rreziku. “Datë pas date, ditë pas dite, pa asnjë tërheqje nga qartësia që i shërbejme shqiptarëve, është kërkuar të merren masa për fasoneritë. Ngultas, qëndrueshëm, pa asnjë ndalesë, ndonëse Rama përdridhte gjithë fjalorin për të mos ta pranuar u vazhdua të kërkohej mbyllja…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë intervistës për “Kjo Javë” tregoi se si e ka kaluar kohën gjatë karantinës, marrëdhënien që ka pasur me bashkëshorten Kryemadhi dhe nëse ka pasur frikë nga përhapja e COVID 19. Pyetje: Vetë zoti Meta, gjatë kësaj kohe ka patur frikë për koronavirusin si individ? Presidenti Meta: Asnjëherë personalisht, për arsye sepse nuk kam ndonjë problem tjetër shëndetësor, dhe kjo dihet që bëhet problematike bashkë me koronavirusin, sidomos për personat që kanë dhe shqetësime të tjera. Por, absolutisht që shqetësimi është për të tjerët, sepse duke qenë dhe për shkak të aktivitetit jemi të detyruar…
Janë publikuar shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 415 persona, 5 më pak se dje, duke e çuar në 26.384 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga virusi. Ndërkohë lajm i mirë është fakti që ka rënë numri i infeksioneve të reja. Dje kishte mbi 3000, ndërsa 24 orët e fundit janë shënuar 2357, duke e çuar në 195.351 totalin e të infektuarve.
Njëjtë si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe Alban Skënderaj po e kalon këtë periudhë pranë më të dashurve të tij. Së fundmi këngëtari ka ndarë një foto mjaft “funny” krah vajzës së tij Ameli me një prej filtrave të ‘Snapchat’. “Bëm baba të të ngjaj. Na u duk e mërzitshme të postonim ato filtrat me super lifting. Duhet thënë që tek vetullat e mia nuk ka ndonjë ndryshim të madh, na theksoi dhe Ameli”, ka shkruar Albani krah fotos së fundit me të voglën e tij. Edhe disa ditë më parë, këngëtari ka treguar se i ka munguar…
Dashi E diela do të jetë mjaft pozitive. Miqësitë mund të kthehen në diçka më shumë, sidomos me të lindurit e shenjës së binjakëve. Në punë do të ketë zhbllokim dhe gjërat do të ecin më mirë. Demi Ju pret një ditë pozitive, ku në dashuri do të jetë koha për të vepruar dhe jetuar. Në punë, pas një periudhe të vështirë do të ketë përmirësim si dhe mundësi në horizont. Binjakët Do të keni shumë mendime në kokë. Në dashuri gjërat ecin mirë dhe ju do të keni mundësi që të bëni projekte dhe të mendoni për tu bërë…
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli edhe nëse po e shfrytëzon kryeministri Rama për pushtet personal gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas shpërthimit të pandemisë së COVID 19. Pyetje: A po e shfrytëzon Kryeministri Rama gjendjen e jashtëzakonshme dhe periudhën e pandemisë zoti Meta për të fuqizuar pushtetin e tij personal, duke shtuar tendencën autoritare sikurse dhe ju keni denoncuar më parë? Presidenti Meta: Për këtë temë kemi folur edhe para pandemisë edhe pa patur këtë situatë ne kemi patur për fat të keq një situatë jo demokratike në vend ku qeveria prej…
Në intervistë me Nisida Tufën në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, presidenti Meta foli edhe mbi ndryshimet në Kodin Penal, në kuadër të pandemisë, ndërsa sqaroi arsyet e dekretimit të tyre. Sipas Metës, Kodi Penal kishte një boshllëk të qartë në legjislacion, dhe në rast se nuk do të miratoheshin këto ndryshime, pra jo vetëm do të kishim një boshllëk në Kodin Penal, por e gjithë sjellja do të kishte mundësi të ishte abuzive në raport me qytetarët, si nga administrata, si nga institucionet ligjzbatuese për arsye se u desh një situatë e tillë për të kuptuar që Kodi…
Një ditë më parë ka nisur prishja e shkollës “Sami Frashëri” dhe sigurisht të gjithë që kanë mësuar aty po e kujtojnë me nostalgji. Një prej tyre është edhe moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Klea Huta, e cila ka kujtuar me anë të disa fotove periudhën e saj të gjimnazit. Në një prej tyre, ajo tregon se i mungon shumë gjimnazi, miqtë dhe të gjitha kujtimet që ka në atë shkollë. “E kujtoj si periudhën më të bukur të jetës time. Kujtimet më të bukura, koha ku u rrita dhe u maturova, koha ku krijuam miqësitë e vërteta, ato që…
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 me Nisida Tufën, presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi situatën e krijuar në vend nga koronavirus. Meta tha se për fat të mirë, edhe për shkak të masave të marra, edhe për shkak të reagimit të përgjegjshëm të të gjithë qytetarëve në tërësi, por edhe të gjithë aktorëve, është arritur, padyshim edhe të mjekëve, të personelit shëndetësor, që kjo të jetë një situatë relativisht e qëndrueshme dhe e menaxhueshme pa kaluar në një krizë mbingarkese të menaxhimit shëndetësor. Pyetje: Një vështrim i përgjithshëm për situatën zoti President. Kanë kaluar 6…
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka siguruar që do të kontriubojë për të gjetur paratë e nevojshme, për vaksinën kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë miliarderi dhe filantropi, që vite më parë kishte njoftuar për rrezikun e një pandemie globale dhe që tani e përshkruan atë si ‘makthin e tij më të madh’. Themeluesi i Microsoft ka thënë se është në kontakt me të gjithë programet më inovative, duke përfshirë edhe atë me të cilin ai punon në Universitetin e Oxfordit, me pjesëmarrjen e një kompanie italiane.’Nëse funksionon unë dhe të tjerë në një konsorcium do të…
Në pamundësi për të vizituar plazhin, moderatorja sportive Leila Kraja e gjen mënyrën se si të marrë disa rreze dielli. Së bashku me shoqet e saj, të shtrira në shezlong e me bikini seksi, bukuroshja e sportit ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj, të cilët “po plasin” vape të karantinuar në shtëpi. Me siguri dhe fqinjët e Leit kanë mbetur gojë hapur kur kanë parë vajzat e shtrira në verandë, sikur vërtet të kishte ardhur vera.
Nusja e djalit të Muratit nga Fushë-Mamurrasi është infektuar në një fasoneri në Krujë nga koronavirusi. Ai bën të ditur për ABC News se familja është distancuar dhe e prekura është izoluar në një prej dhomave të shtëpisë. Nusja e djalit e mësoi lajmin disa ditë pasi puna u mbyll. “I kanë thënë që nuk do shkojë në punë. Ajo po qëndron në dhomë më vete”. Murati jeton në një tjetër banesë dhe tregon për gjendjen e saj shëndetësore. “Rri në shtëpi më vete. Nuk ka asnjë shenjë, është mirë. Nuk ka as temperaturë, asgjë ska”. Përhapja e Covid 19…