Moderatorët e emisionit, Preç Zogaj dhe Lorenec Vangjeli e kanë pyetur kryedemokrati Lulzim Basha nëse do të ishte dakord që të përballej në një debat publik me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se ka që në vitin 2011 që e ka ftuar në debat, por kreu i qeverisë nuk ka pranuar. “Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të…
Author: tirana
Mjeku Arben Gjata, në një lidhje direkte pëp A2, deklaroi se do të jetë i rrezikshëm momenti kur të lirohen në të gjithë vendin masat shtrënguese. “Momenti kur të hapet vendi është shumë i rrezikshëm, qytetarët duhet të kenë parasysh masat e distancimit social. Ne e kemi më të vështirë të përshtatemi me këtë mënyrë të re jetese, por duhet ta bëjmë derisa të zhduket kjo epidemi”, theksoi Gjata. Gjithësesi, mjeku nënvizoi se shpreson që kjo të jetë fundjava e fundit e izolimit. “Ndoshta mund të hapen fasha orare për lëvizje të grupeve të ndryshme të popullatës gjatë javës që…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të premte nga “Provokacija”, është shprehur se përvoja si kryetar Bashkie është ndër më të bukurat në jetë. Ai ndër të tjera ka theksuar se është një profesion që të jep kënaqësi dhe nuk do e ndryshonte me asgjë. “Përvoja si kryetar bashkie është më e bukura në jetën timë, të vdisja dhe të lindja 100 herë këtë punë nnuk do e ndryshoja, është një ndër më të bukurat. Nuk më vjen në mendjen një profesion tjetër që një vendim që merr në mëngjes jep shumë impakt në darkë dhe se si një aktivitet që ndërmerr…
Në monologun e tij këtë javë në “Provokacija”, Mustafa Nano është ndalur tek situata politike në vend dhe kthesa e presidentit Ilir Meta në krahë të mazhorancës. Në mesin e krizës së koronavirusit, gazetari Nano duket se e shikon si një mund ësi aleance mes Metës dhe mazhorancës kthesën e fundit të presidentit të republikës. Nano ndër të tjera në këtë monolog thekson se Meta është një ndër figurat kryesore politike në Shqipëri, por është e rëndësishme që sipas tij këtë herë të mos kemi të bëjmë me të vërtetë me një aleancë politike por të jetë thjesht në kuadër…
Dy tërmet të njëpasnjëshme kanë goditur dy ishuj në Greqi. Bëhet fjalë për Santorinin dhe Rodosin ku lëkundjet janë shënuar brenda një ore. Sipas EMSC të dy tërmetet kanë pasur një ndjeshmëri të konsiderueshme në dy ishujt. Tërmeti i parë në ra në ishullin e dytë më të madh në Greqi atë të Rodos ku u shënua një me magnitudë 4.9. rreth një orë më pas ka është ndjerë edhe lëkundja e dytë në Santorini ose siç njihet ndryshe ishulli i VIP-ave me një magnitudë 4.1 Deri më tani nuk është raportuar për dëme, ndërsa zona njihet për aktivitetin e…
Qeveria nxori protokollin e kuq të masave higjieno-sanitare për biznesin call-center në kohën e pandemisë së koronavirusit. Mes 26 pikave janë matja e temperaturës së punonjësve, me termometër infrared çdo ditë për temperatura me të larta se 37,5 gradë apo të shfaqjes së simptomave të tjera. Mbi këtë temperaturë asnjë nuk duhet të lejohet në subjekt. Nga ana tjetër, çdo punonjës është i detyruar t’i deklarojë administratorit dhe mjekut të ndërmarrjes nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Në rast të vajtje-ardhjes në punë me shërbim transporti me autobusë, punonjësit ulen në…
Xhensila Myrtezaj në këtë periudhë pandemie është izoluar në shtëpi bashkë me bashkëshortin, Bes Kallaku dhe vajzën Ajaka Ajo po shijon në maksimum këto ditë, ku e gjithë familja janë pranë njëri-tjetrit. Ajo ka postuar në instagram disa pamje nga perendimi i diellit buzë detit dhe ku Besi hedh në ajër dhe loz me ajkën.
Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo fundjavë do të jetë mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç të moshuarve dhe nënave me fëmijë deri në 10 vjeç ashtu si të shtunën e parë. “ Në të gjithë vendin, edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç: Të moshuarve që do lejohen të dalin të shtunën deri në orën 11:00 Nënave me fëmijë (deri 10 vjeç) që do të lejohen të dalin të dielën deri në orën 11:00 ”, shkruan Manastirlu.
Pasi Barcelona ka vendosur të shesë për 3 vite emrin e stadiumit “Kamp Nou”, një miliarder i famshëm ka dalë si kandidat serioz për të fituar konkursin e çelur nga klubi katalanas. Biznesmeni në fushën e kanabidiolëve (CBD), nënprodukteve të “kanabis sativës”, Alki Dejvid bashkëpunon në këtë fushë me ish-boksierin legjendar Majk Tajson. Në mediat britanike, ai renditet si pretendenti për të sponsorizuar klubin e Barcelonës. Ai u shpreh se ndihet i gatshëm për të sponsorizuar së bashku me Barcelonën. “Është një mundësi që po e shikoj prej kohësh. Është një moment historik për sportin dhe përshtatet shumë mirë me…
“Nga këshillimet me Komitetin Teknik…”Kjo fjali përsëritet përditë nga kryeministri Edi Rama. Në fakt ajo që shefi qeverisë nuk e ka thënë asnjëherë është se në këto kohë pandemie është duke u këshilltar shpesh edhe me një ndërkombëtar. Ai nuk është një emër i panjohur apo një këshilltarë misterioz. Bëhet fjalë për të afirmuarin tashmë në këshillimin e qeverisë shqiptare ish drejtorin e komunikimit të Tony Blair, të famshmin e medias britanike ALASTAIR CAMPBELL. Vetë zoti Campbell përmes një shkrimi ka zbuluar 20 gjërat që i mungojnë në kohë karantine me Covid19. Në këtë listë në vend të 9-të ai…
iPhone është një nga smartfonët më të njohur në botë, por një raport i ri mund t’ju bëjë të rishikoni aplikacionet që keni instaluar. Sipas Mirror, studiuesit nga Sophos Labs po nxisin përdoruesit e iPhone të fshijnë 30 aplikacione, të cilat mund t’i zhvasin. Këto aplikacione përdorin “fleeceware”, një teknologji që paguan abonime të shtrenjta për përdoruesit, të cilët nuk janë në dijeni. Në një blog në lidhje me zbulimet, Sophos shpjegoi: “Në këtë raund të fundit të studimit, kemi zbuluar më shumë se 30 aplikacione, të cilat i konsiderojmë “fleeceware” në App Store. Shumë prej këtyre aplikacione mund të tarifojnë shifra…
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Erios Grezda është duke i kaluar ditët e vetëizolomit në Kroaci së bashku me të dashurën e tij, Oriola Marashi. Lajmin e konfirmoi vetë Grezda përmes emisionit “Vizioni i Pasdites” teksa nuk e fshehu lumturinë. “Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh futbollisti. Grezda si besimtar mysliman tregoi gjithashtu se këtë vit nuk mund të agjërojë për shkak të stërvitjes intensive që po bën me skuadrën e tij . “Unë…