Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar Shkëlzen Gashin, këshilltarin e tij pasi deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime. Kjo deklaratë nga dita e djeshme deri sot ka ndezur arenën politike në Kosovë por jo vetëm dhe në Serbi por ka ndërhyrë menjëherë Kurti. Në një status nëFB, Kurti thotë se e ka liruar nga detyra dhe ka mësuar se ai nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Gashi në fakt përmendi se vetëm disa pjesëtarë të UÇK kanë kryer krime ndaj serbëve por nuk është tërhequr nga këto fjalë. STATUSI I ALBIN KURTIT Sot e kam takuar…
Author: tirana
Që prej nisjes së epidemisë së rëndë të koronavirusit në SHBA, disa anëtarë të ekstremit të djathtë kristian kanë fajësuar anëtarët e komunitetit LGBTQ për përhapjen e COVID-19. Predikuesi i njohur evangjelist Pat Robertson theksoi së fundmi këtë pikë, duke thënë se Zoti nuk do të ndaljë pandeminë deri sa njerëzit të “heqin dorë nga mënyrat e tyre të djallëzuara”, duke iu referuar homoseksualitetit dhe gjërave të tjera “të tmerrshme”. Në një klip të publikuar nga mediat amerikane, tele-evangjelisti 90-vjecar pyetet nga publiku: “Si mund ta shërojë Zoti tokën dhe të falë mëkatet, kur aborti dhe martesate të njëjtit seks…
Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi Shqipëria nuk është në luftë, sic e përshkruan kryeministri Edi Rama, po është në luftë ekonomike. Shqiptarët tha Kryemadhi janë më të varfër, ndaj për këtë situatë të krijuar ata do të hakmerren ndaj qeverisë. Kryemadhi: Është i çmendur. Unë kam 3 vjet që them që është i çmendur. Ai duhet të marrë një grup mjekësh të vizitohet. Unë jam minorancë. Ata që janë në shumicë le ta durojnë shtetrrethimin e atij. A e duan le ta durojnë. Ky është problemi. Kur ne flasim thonë këta e kanë hallin e vet. Kur i vjen…
Durrësi po përjeton ditët e tij më të qeta. Një diell si ky i kësaj fundjave do të mbushte plot rrugët, plazhet dhe lokalet e qytetit, që vetëm pak muaj më parë u godit rëndë nga tërmeti. Por siç shihet dhe nga fotot e LSA, ka nisur ndërtimi i çadrave, ndryshe nga vitet e tjera këtë herë largësia mes tyre do jetë më e madhe, që shkon në 2 metra.
Shqiptari, Luan Agolli, 42 vjeç, banues në Pequannock, Neë Jersey, u përfshi në një përplasje me policinë, teksa refuzonte të hidhte armën e tij në tokë edhe pse oficerët i bën thirrje disa herë që t’i bindej urdhrave të tyre. I rrethuar nga disa oficerë në kryqëzimin e rrugës “Carroll and Harrison”, shqiptari ja drejton disa herë armën policëve dhe refuzon që të dorëzohet, ashtu siç shihet dhe nga pamjet filmike të siguruara nga dëshmitarët aty pranë. Oficert e policsë dëgjohet të thonë “Jemi duke i dhënë shumë mundësi që të dorëzohet”, ndërkohë që një nga njerëzit aty pranë dëgjohet…
Tanimë, qendrat estetike janë gati për t’u hapur pas disa javësh që qëndruan të kyçura si pasojë e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Mediat kanë vizituar një salon bukurie në Romë, i cili është pajisur sipas mënyrës më të mirë të mundshme me synim ofrimin e sigurisë për klientët e tij me situatën e re të krijuar pas masave të izolimit. Pronarja e qendrës Sara shprehet:”Qendra jonë tashmë vjen e transformuar me pecikllaz dhe higjienizues”. Estetistja e salonit të bukurisë rrëfen sesi kanë menduar të ofrojnë siguri maksimale dhe kontakt minimal në ambientet e tyre.…
Në këto kohë të vështira, bizneset e mëdha apo të vogla janë ato që po ndjejnë më shumë vështirësi. Moderatorja e njohur Xhemi Shehu ka vendosur t’i ndihmojë në një mënyrë mjaft të veçantë. Ajo ka menduar ta vërë profilin e saj zyrtar të ‘Instagram-it’ në shërbim të tyre, për të ofruar reklamë pa pagesë për të gjitha bizneset e interesuara. Menjëherë në llogarinë e saj kanë mbërritur shumë kërkesa dhe Xhemi e ka mbajtur premtimin e saj. Gjeste si këto janë për t’u duartrokitur në ditë si këto kur të gjithë po përballen me një krizë të madhe.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek mbikalimi i Mamurrasit. Mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona që udhëtonin me një motor, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sakaq, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij, duke pasuar edhe me plagosjen e 2 udhëtarëve. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19! Njoftimi Si të udhëtojmë të sigurt me taksi? Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike! Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi! Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të…
Ashtu si nxënësit dhe studentët edhe akademia e Forcave të Armatosura po vijon me mësimin online. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se infrastruktura nevojshme dhe eksperienca e stafit pedagogjik lehtësojnë realizimin e plotë të programit për të gjitha departamentet Në rrjetet sociale Xhaçka shkruan: “Akademia e Forcave të Armatosura po zhvillon mësimin online për të gjitha kurset e karrierës, jo vetëm me ushtarakët nga Shqipëria, por edhe me ata nga Kosova. Infrastruktura nevojshme dhe eksperienca e stafit pedagogjik lehtësojnë realizimin e plotë të programit për të gjitha departamentet, që nga ai i operacioneve, strategjisë, lidershipit/shkencave sociale e juridike.
Një shqiptar me banim në Pequannock të New York-ut është ekzekutuar sëfundmi në rrugë nga policia pasi i drejtoi armën efektivëve që i kërkonin të dorëzohej. Siç raportojnë mediat amerikane, 42 vjeçari Luan Agolli u qëllua disa herë nga policia në kryqëzimin e rrugëve Carroll dhe Harrison pasi i kërkuan në mënyrë të përsëritur që të ulte armën dhe të dorëzohej. Ngjarja ka patur mjaft dëshmitarë, të cilët kanë komentuar se atij iu dhanë shumë mundësi për t’u dorëzuar, por që i refuzoi. Një tjetër u shpreh se e donte aq shumë vdekjen duke kundërshtuar me armën policinë. Prokurori i…
“Ky antikomunist i tmerrshëm që spiunon kolegët për përfitime personale duke përdorur metodat komuniste, çfarë është???Dr. Iliri ju kam thënë që flas vetëm me fakte! Ke edhe të tjera! Gjykimin le ta bëjnë qytetarët!” Vijon debati mes kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjekut Ilir Allkja. Ditën e sotme Skënder Brataj ka publikuar disa biseda të tre viteve më parë me mjekun e urgjencës, Ilir Allkja. Brataj shkruan se pasi ka parë telekamerat e institucionit shihet mjeku duke bërë fotografi në orar të punës dhe fotot më pas publikoheshin në rrjetet sociale nëpërmjet një faqeje në Facebook. Brataj e…