Tanimë, qendrat estetike janë gati për t’u hapur pas disa javësh që qëndruan të kyçura si pasojë e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Mediat kanë vizituar një salon bukurie në Romë, i cili është pajisur sipas mënyrës më të mirë të mundshme me synim ofrimin e sigurisë për klientët e tij me situatën e re të krijuar pas masave të izolimit.
Pronarja e qendrës Sara shprehet:”Qendra jonë tashmë vjen e transformuar me pecikllaz dhe higjienizues”.
Estetistja e salonit të bukurisë rrëfen sesi kanë menduar të ofrojnë siguri maksimale dhe kontakt minimal në ambientet e tyre. “Kemi menduar për një sistem higjienizues të duarve dhe për një letër celofon për të futur këpucët me qëllim evitimin e çfarëdo lloj infektimi, shpjegon estetistja e cila tregon muret e pecikllasit të cilat janë montuar tek arka dhe në vendet e punës për të shmangur kontaktin e drejtëpërdrejtë më klientët e tyre.
Pronarja e qendrës shtoi:”Nëpër korridoret pa dritare kemi shtuar të njëjtat sisteme higjienizuese që përdoren nëpër spitale”.