Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte edhe një shqiptar 28 vjeçar nga Nju Jorku. Majlind Aliju kreu testin për koronavirus dhe doli pozitiv. Tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Në një bisedë me kolegun Burim Goxhuli, Aliju rrëfen për Zërin e Amerikës rrugëtimin dhe sfidat që i pati në luftën me virusin që është përhapur në mbarë botën. H: Rrëfimi i shqiptarit 28 vjeçar që i mbijetoi koronavirusit Para rreth një muaji, shqiptari 28 vjeçar që jeton në Nju Jork, Majlind Aliu, përjetoi rrjedhje hundësh dhe ethe. Por disa…
Author: tirana
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ende nuk është mësuar se cilat janë arsyet që kanë sjellë dorëheqjen e Kerit. Ndërkohë, në vendin e tij është emëruar Edlira Liçi. Dorëheqja e Kerit është përfolur edhe më parë kur në Rinas ndodhi grabitja në të cilin mbeti i vrarë Admir Murati. Grabitja ndodhi brenda territorit të aeroportit të Rinasit, teksa kryheshin imbarkimet në avion.
Instituti Paul Ehrlich Institut në Gjermani, është autorizuar për herë të parë për eksperimentimin klinik të një vaksine kundër koronavirusit tek njeriu. Mjeku i cili drejton institutin, Magonza Biontech, ka marrë autorizimin për të provuar vaksinën Rna tek 200 vullnetarë në shëndet të plotë mes moshës 18 dhe 55-vjeçare. Tek këta persona do të testohet efikasiteti i vaksinës, i cili pritet të garantojë imunitet ndaj virusit Covid-19. Ndërkohë, del se koronavirusi është aktiv edhe në sekrecionet okulare, domethënë në lot, të pacientëve pozitivë. Kjo mund të shihet nga një studim i Institutit Spallanzani në Romë, Itali. Duke u nisur nga…
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka ironizuar me deklaratën e sulmusit të Interit, Romelu Lukaku të bërë një ditë më parë, teksa thoshte se në dhjetor 23 nga 25 lojtarë zikaltër kishin temperaturë. Braçe, i deklaruar hapur si mbështetës i skuadrës së Juventusit, u shpreh me ironi se tashmë u gjend se kush e shpërndau koronavirusin, duke nënkuptuar si fajtore skuadrën e Interit. “Se mos keni akoma dyshime. Ja nga kush u shpërnda koronavirusi. Nuk kam patur dyshime qe ky Lukaku ishte djale i ndershëm!” deklaroi me ironi në Instagram Braçe.
Enca vazhdon të jetë shumë aktive në Instagram e sidomos gjatë këtyre ditëve në karantinë ka publikuar shpesh foto nga shtëpia apo video ku tregon rutinën e saj të ditës. Së fundmi këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e fansave me një foto ku shfaqet e veshur me të zeza, pantallona, xhaketë lëkure, atlete dhe çantë. Duke iu përgjigjur fansave, Enca tregon se po shkon për vizitë tek vjehrra. “Ku shkon me çantë Ruens ? Bukur, bukur sikur po shkon tek vjerra”, i shkruan një komentuese. “Hahahha te vjerra po shkoja vertet”, i përgjigjet Enca.
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e ndihmën prej 40 mijë lekësh për 176 mijë të punësuar pjesë e paketës financiare të dytë. Vetëm për 24 orët e fundit janë miratuar për të marrë ndihmën financiare 11,990 punonjës. Drejtoria e Përgjithshme njofton se në total është miratuar ndihma për 6.330 biznese, ndërkohë janë në proces verifikimi për miratim edhe 7 kërkesa të tjera. Në total për 24 orë janë regjistruar 6621 prej të cilave 6,613 kanë qenë kërkesa të bizneseve dhe pjesa e tjetër është kërkesë e të vetë…
Udhëtimi me tren nga Budapesti në Beograd ngjan si një udhëtim në kohë. Rruga zgjat tetë orë, ashtu si ndodhte 150 vjet më parë kur u ndërtua hekurudha. Vagonët fillojnë të dridhen ndërsa treni arrin shpejtësinë e guximshme prej 40 kilometrash në orë. Modernizimi i hekurudhës ka qenë në axhendën e Hungarisë për dy dekada, por kritikët thonë se kjo nuk do të realizohet me çdo kusht, sidomos duke qenë se kjo do të përfshijë para nga Kina, e cila po paguan miliarda euro për të ndërtuar një hekurudhë të re. Megjithatë, qeveria hungareze e ka mbajtur të fshehtë projektin,…
Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi. Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë. Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet. Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi. E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet duhura. Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin…
Karantina na bëri të heqim dorë nga disa zakone të përditshme të rutinës ditore dhe kur vjen puna tek vajzat, le të themi që për shumicën epoka ‘e shkëlqimit’ është shtyrë për një datë ende të papërcaktuar. Lumturi është të dish që tek kjo shumicë përfshihet edhe Kylie Jenner. Ylli i klanit Kardashian-Jenner është fotografuar nga paparacët, teksa ka bërë disa blerje në market. Pa grim, me flokët pa zgjatime dhe të mbledhura pas, me pizhama dhe madje pa çorape dhe këpucë, Kylie është fotografuar si kurrë më parë. Në fakt, ajo duket mjaft e lumtur dhe lë përshtypjen se…
Edhe pse karantina po zgjat tashmë prej javësh, njerëzit duan të dinë se kur do t’i kthehen jetës normale. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpalosur planin e rihapjes me anë të lehtësimit të masave duke thënë se hapja do të kalojë në 4 faza. Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji dhe çdo fazë tjetër i lehtësimit të masave do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varet nga qytetarët e infektuar në një ditë, pacientët e shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar. Ajo thotë se bizneset duhet…
Moderatorja Alketa Vejsiu duket se gjatë karantinës i ka lindur ideja për një tjetër biznesi. Vejsiu ka shpërndarë një foto ku në duan mban një bluzë në të vilën shkruhet: F*ck Corona! Këto bluza tashmë do të prodhohen për shitje. Ajo shkruan se paratë që do të mblidhen nga shitja e bluzave do të shkonin për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. “F*ck Corona! Sepse e duam lirinë! Këmisha tona të reja “Qershinë e ëmbël” do të jenë në dispozicion në shitje në faqen e internetit www.shopclassav.com (DHOMA E BOTSIS). Paratë e mbledhura nga shitjet do të shkojnë për…
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, me anë të disa këshillave të publikuara në Facebook, tregon çfarë duhet të bëjmë që të mbajmë maska në mënyrë të sigurt. Me lehtësimin e masave shtrënguese, është këshilluar që të përdoren maska pasi me studimet e fundit është kuptuar se virusi qëndron në ajër për një kohë të konsiderueshme. OBSH, thekson që duhet të kemi parasysh që maskat pa ndjekur rregullat e duhura të higjienës nuk mund t’ju mbrojnë nga virusi korona. Postimi i plotë: Disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë, që na ndihmojnë për vendosjen e maskës…