Author: tirana

Rojat Revolucionare të Iranit pretendojnë se kanë dërguar me sukses në hapësirë satelitin e parë ushtarak të prodhuar në vend. ”Sateliti u nis sot, një ditë pas 41-vjetorit të krijimit të Rojave Revolucionare të Iranit”, thotë faqja e internetit Sepahnews. ”Sateliti ‘Nour1’ (”Drita1” – shën. i përkth.) u lëshua nga baza ‘Ghased’ në shkretëtirën qendrore të Iranit dhe u vendos në një orbitë prej 425 kilometrash larg Tokës”, shtoi Sephanews.

Read More

Bota nuk ishte e përgatitur për koronavirusin, por duhet të jetë e përgatitur për krizën klimatike. Është ky apeli që Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, bën sot me rastin e Ditës së Tokës. Zyra e BE në Tiranë thekon se, “Dita e Tokës 2020 po shënohet nga dy kriza, njëra është pandemia COVID-19 dhe tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për klimën tonë”. “Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t’i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t’u përgatitur – në çdo pjesë…

Read More

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka në një lidhje live për ”News24” ka shpjeguar pse është e nevojshme një amnisti fiskale e plotë por e shoqëruar me një legjislacion të fortë pas implementimit të saj. Jaka thotë se kjo amnisti do të formalizonte ekonominë, qytetarët do e shohin veten në ekonominë private, do të prodhohen vende pune dhe zhvillim. Ai shton se kjo amnisti fiskale mund të përdoret si instrument i mirë për të dalë nga kriza pas COVID-19, pra për të ringritur ekonominë kurse nga këndvështrimi si sipërmarrës ai thotë se do të dekurajohen…

Read More

Në kushte izolimi nga Covid-19, kur shumica e qytetarëve qëndrojnë në shtëpi,, dy zyrtarë policie kanë dalë piknik. Jo vetëm kaq, por kanë zgjedhur që piknikun ta kalojnë në shoqërinë e një personi me të shkuar kriminale. Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri, është pezulluar nga detyra bashkë me të edhe një zyrtar i Policisë. Bëhet me dije se 3 ditë më parë ata kanë dalë për piknik me një person me dosje penale, Blerim Poterën. Ata shoqëroheshin dhe nga Nazmi Thaçi e Bedri Mustafa. Thaçi është vëllai i presidentit dhe Mustafa, vëllai i ish-deputetit të…

Read More

Ka përfunduar me sukseses mega operacioni “Apogeo”, i zhvilluar mëngjesin e sotëm në shtetin fqinj, Itali i cili ka rezultuar me goditjen e  një ndër klaneve më të rrezikshme mafioze të cilit i janë sekuestruar miliona euro pasuri kriminale. Operacioni  ka çuar në sekuestrimin e pasurisë së klanit mafioz “Spada”, që vepronte në bregdetin roman Ostia. Guardia di Finanza me urdhër të Prokurorisë së Romës dhe pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Antimafias ka vënë nën sekuestro pasurinë e klanit “Spada” me vlerë 18 milionë euro e fshehur në kompani e biznese nën emra fallco apo nën identitetetin e…

Read More

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i ftuar në “Opinion”, u pyet nëse këtë verë do të lejohet zhvillimi i dasmave dhe ceremonive të tilla të ngjashme. Klosi u shpreh se këto aktivitete me shumë gjasë do të jenë të ndaluara që të kryhen sipas traditave. “Dasma ka, por dasma me kushtet e koronavirusit do jetë shumë e vështirë. Sepse të gjitha kanë lidhje si do shkojë pandemia. Martesa mund të bëhet, por dasma është pikëpyetja. Pra çiftet do vazhdojnë të martohen”, u shpreh Klosi. “Do jetë shumë e vështirë të hapen, pasi janë gjëra masive, janë gjëra shumë vështirë të…

Read More

Si njerëz të zënë dhe produktivë me stile jetese të planifikuara, stresuese, të kombinuara ndonjëherë me pak cilësi të gjumit dhe zakone të dobëta të ngrënies, nuk është çudi që shumë prej nesh ndjehen të drenazhuar. Duke thënë se “ndjeheni të lodhur” zakonisht përshkruan një simptomë, megjithatë kjo mund të nënkuptojë se ne po ndjehemi të djegur emocionalisht. Të gjitha këto sëmundje janë të rrënjosura në stres kronik, gjë që na bën të mos ndihemi aq të angazhuar dhe të përqendruar sa duam të jemi. Duke menaxhuar inflamacionin, stresin dhe oksidimin dhe duke përmirësuar ushqimin, ne mund të rritim nivelin…

Read More

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i kërkon Kinës të japë shpjegime për përhapjen e koronavirusit. Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19. Mediet gjermane raportojnë se ministri Müller ka kërkuar nga autoritetet kineze të jetë të hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize. “Qeveria e Pekinit duhet të tregohet transparente dhe e hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize, që ka zaptuar botën”, ka thënë ministri gjerman, duke shtuar se “kjo duhet sqaruar,…

Read More

Një shofer rumun kishte gjetur një metodë të pazbuluar më parë në fshehjen e shqiptarëve në Angli. Costel Nicuta, shofer i një kamioni për ti shpëtuar nuhatjes së qenve pasi i fshihte shqiptarët në kamion i lyente atë me një lëndë kimike e cila përdoret për zbardhimin e rrobave. Era e kësaj lënde kimike bënte që qentë mos të arrinim të detektonin praninë e njerëzve në kamion. Kjo metodë e shoferit 42-vjeçar rumun do të merrte fund mbrëmjen e 27 shkurtit 2020 kur kamionit iu bë një kontroll fizik i hollësishëm në zonën e Channel Tunnel afër Calais në Francë.…

Read More

Mjeku i njohur Andi Koraqi nënvizon se do të bëhen teste për policë dhe punonjës të ushtrisë, me qëllim që të shkëputet zinxhiri i infeksionit nga Covid-19. “Kemi si kapacitetet humane dhe kapacitetet me pajisje, edhe me shkallë të gjerë. Për momentin do të testojmë punonjësit e shëndetësisë dhe më pas edhe në ushtri e polici. Po testojmë grupet me riske, sepse ata janë në kontakt me të prekurit. Duhet të kemi shumë kujdes. Duhet të testojmë çdokënd që është i dyshuar se mund të ketë Covid-19, sepse kështu shkëputet zinxhiri i infeksionit. E rëndësishme është gjurmimi epidimologjik. Duhet izolim…

Read More

Teksa në Shkodër janë regjistruar deri më tani 99 raste me koronavirusi, sot janë dërguar edhe 23 mostra të tjera ku pritet përgjigja e analizave. Nga të dhënat që vijnë nga Shkodra, mësohet se sot kanë ardhur edhe 9 shtetas të tjerë, të cilët janë akomoduar në Konviktin “Luigj Gurakuqi”, duke shkuar në 13 numri i personave të akomoduar për vetëkarantinim. Sipas raportit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të këtij qarku, të siguruar nga NEWS 24, 13 persona ndodhen në konviktin e shkollës së Tamarës, në Malësi të Madhe, ku gjithsej janë rreth 26 të akomoduar. “Sot janë larguar…

Read More

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka folur sot rreth mënyrave të reja të përhapjes së koronavirusit që dihen deri më tani nga ekspertët, me aq sa është arritur të njihet ky virus. Përveç spërklave sot mënyrë tjetër e përhapjes së Covid 19 tha mjeku në një intervistë në emisionin Përballë në RTSH është edhe ajri. “Përhapet përmes spërklave por sot ka ndryshuar koncepti, a përhapet përmes spërklave deri vetëm në një distancë 1.5 metra apo edhe në pikëza më të vogla që qëndrojnë në ajër më gjatë. Qendrojnë të dyja është arritur në konkluzion së fundmi, rreziku është si…

Read More