Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i ftuar në “Opinion”, u pyet nëse këtë verë do të lejohet zhvillimi i dasmave dhe ceremonive të tilla të ngjashme. Klosi u shpreh se këto aktivitete me shumë gjasë do të jenë të ndaluara që të kryhen sipas traditave.
“Dasma ka, por dasma me kushtet e koronavirusit do jetë shumë e vështirë. Sepse të gjitha kanë lidhje si do shkojë pandemia. Martesa mund të bëhet, por dasma është pikëpyetja. Pra çiftet do vazhdojnë të martohen”, u shpreh Klosi.
“Do jetë shumë e vështirë të hapen, pasi janë gjëra masive, janë gjëra shumë vështirë të kontrollueshme, janë aktivitete të cilat nuk respektojnë asgjë përsa i përket distancave dhe higjienës”, tha ministri.
