Kryeministri dha dje lajmin pesimist se gjendja e jashtëzakonshme duhet shtyrë deri në fund të qershorit, ndërsa komisioni i ligjeve miratoi sot kërkesën e qeverisë për zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pra deri më 23 qershor. Pra fare pak ditë përpara se të vinte fundi i gjendjes së emergjencës në 25 prill, kur duket sikur vatrat e infeksionit janë shuar dhe kur kurba e të sëmurëve dhe atyre që humbasin jetën është në rënie, popullsia do duhet të përgatitet për një tjetër sakrificë dymujore. Ajo bëhet edhe më e rëndë pas një periudhe të gjatë izolimi…
Author: tirana
Prej muajsh tashmë jemi ndarë nga familjarët, nuk takojmë njerëzit e afërt dhe na mungon liria e mëparëshme. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shtetet kanë marrë masa të rrepta për distancim social, megjithatë këta dy gjyshër nuk kanë duruar dot më gjatë. Daria dhe Bobby Lucarelli janë dy të moshuar nga Kalifornia, të cilët na kanë emocionuar me gjestin e tyre. Për të takuar katër nipërit e tyre ata kanë veshur qese të mëdha plastike që u mbulonin gjithë trupin. Dy gjyshërit jetojnë vetëm pak minuta larg vajzës së tyre, por për më shumë se 1 muaj nuk kishin…
Nga “New York Times” Në një mëngjes të ftohtë shkurti në vitin 2018, një grup prej 30 mikrobiologësh, zoologësh dhe ekspertësh të shëndetit publik nga e gjithë bota u takuan në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetit në Gjenevë. Grupi u krijua në vitin 2015 për të mbledhur një listë të viruseve të rrezikshme, konkretisht, ato për të cilat nuk ekziston asnjë vaksinë apo ilaç. Konsensusi, të paktën në mesin e atyre që ishin në dhomë, ishte se ndërkohë që popullsia e botës vazhdonte të rritej dhe zhvillimi shtohej gjithnjë e më shumë, do të ishte pothuajse e pashmangshme që…
Një burrë italian është gjobitur nga policia pasi ishte duke bërë plazh në qytetin e Riminit. Policia e ka zbuluar burrin me anë të një patrullimi me dron. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjobitur nga policia për këtë veprim. Ndërkaq, kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar së fundmi se qeveria do të zbusë disa prej masave kufizuese më 4 maj, por kjo do të bëhet në rajone të veçanta. Sipas Ministrisë së Brendshme Italiane, vetëm gjatë fundjavës i janë vendosur 17,500 qytetarëve gjobë, të cilët nuk respektonin masat.
Në këtë provë thjesht duhet të zgjidhni një simbol shpirtëror afrikan nëse doni të zbuloni se cili është qëllimi i jetës suaj. Simbolet afrikane, të njohura si “adinkra”, janë shumë më të pranishme në vendin e bukur të Ganës, në Afrikën Perëndimore. Në këtë provë ju duhet të zgjidhni një simbol shpirtëror afrikan për të zbuluar se cili është qëllimi i jetës suaj. A je gati? 1. Harmonia dhe ekuilibri Ju pëlqen ta teproni, pavarësisht nëse është diçka e mirë apo e keqe. Ndonjëherë ju e dini se si të jeni shumë të vetëdijshëm. Edhe përvojat më të vogla mund…
Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i futbollit shqiptar, Agustin Kola, së fundmi i ka shtangur të gjithë me një video gjatë vetizolimit shoqëror prej koronavirusit. Të dielën që lamë pas ai e ka kaluar jashtë shtëpisë, duke thyer rregullat e vendosura nga qeveria shqiptare në luftë ndaj “armikut të padukshëm”. Ai e ka quajtur veten “mami”, sa për të dalë pak dhe për të pirë një kafe, meqë leja deri në orën 11:00 të dielën ishte për nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç. E vështirë, gjithsesi, ta imagjinojmë zotin Agustin si mami, pas kësaj videoje ku ai shprehet:…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lirimin e masave parandaluese nga koronavirusi gjatë javës së ardhshme. Në një komunikim nga zyra e tij, Rama u shpreh se duke nisur nga e hëna tjetër do të zgjatet orari për daljen nga shtëpia për të kryer pazaret dhe do të shqyrtohet mundësia për hapjen e shkollave. Gjithashtu të përfshirë në lirimin e masave do të përfshihen edhe taksitë dhe personat që përdorin mjetet e tyre personale për të shkuar në punë. Pas datës 4 maj, kreu u qeverisë njoftoi se do të hapej edhe lëvizja ndërqytetase, për të gjithë ata që kanë ngecur…
Nga Charlie Connelly Pasdites e të premtes së 21 prillit 1967, një avion i linjës ajrore zvicerane “Sëissair”, zbarkoi nga Gjeneva në aeroportin Xhon Kenedi në Nju jork. Kur u hap dera, një grua e veshur me një xhaketë të bardhë nisi të zbresë shkallët. Në fund të tyre, ajo qëndroi para një morie mikrofonësh dhe kamerash. Pasi vështroi mirë e mirë qindra njerëzit e mbledhur para saj, buzëqeshi me shpirt. Svetlana Alilujeva do ta kujtonte gjatë atë moment. Pasi gazetarët u bënë gati të shkruanin në blloqet e tyre, ajo zgjati kokën drejt mikrofonave dhe tha:”Përshëndetje të gjithëve!”. Ishte…
Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund. Të tjerë mendojnë se fati është i paracaktuar nga fuqi të mbinatyrshme dhe gjithçka që përjetojmë në jetë është vijimësi i asaj që është ”shkruar” për ne. Por pavarësisht këtyre debateve, të gjithë njohim njerëz që duket sikur fati nuk i braktis kurrë. Nuk do të qe çudi nëse miqtë tuaj fatlumë t’u përkasin këtyre shenjave të horoskopit. Bricjapi: Bricjapi është ndër të parat shenja që përballen me pengesat dhe vështirësitë. Edhe pse përpiqeni t’i mbani larg…
Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
Lulzim Basha ka keqkuptuar lajmin e dhene nga ambasadori i BE, Soreca, i cili deklaroi sot se “Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste kalibrues do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë” Mirepo, Basha ka ngaterruar kalibruesit e testeve me tamponet ne vetevete, duke dale totalisht blof ne ate qe shkruan ne twitter. Edhe pse Soreca thekson se jane kalibrues testesh qe ato te jene sa me te besueshem, Basha shkruan se…
ËhatsApp zgjeron numrin e pjesëmarrësve në thirrjet video nga katër në tetë persona. Parashikimi del nga versionet beta të aplikacionit të mesazheve, analizuar nga Ëebetainfo: 8 thirrjet janë në dispozicion për të gjithë ata që kanë instaluar azhurnimin më të fundit të beta për iOS dhe Android. Ekzistojnë dy mënyra për të filluar një telefonatë në grup. Ju mund të bashkoheni në një grup dhe të zgjidhni opsionin “thirrje”: nëse grupi ka më shumë se katër pjesëmarrës në ËhatsApp, pyesni se cilat kontakte dëshironi të telefononi, përndryshe thirrja do të fillohet direkt. Pjesëmarrësit e grupit të cilët nuk janë ruajtur…