Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Delvinë. Trupi i pajetë i Enteo Isufaj, 30-vjeç është gjetur nga policia. Sipas policisë dyshohet se 30 vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11.00. Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi parë trupit të të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT. Kjo ngjarje ka shokuar qytetarët e Delvinës, ndërsa miqtë kanë postuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale. “O vëllai im! O shpirti i vëllait pse vrave veten o vëlla ti më the s’kam gjë o vëlla, ti më fole pardje…

Read More

Dashi Ka mundësi qe partneri t’iu beje një propozim te madhe gjate kësaj dite. Nga përgjigjja juaj do varen shume gjera kështu qe matuni mire para se te flisni. Beqaret gjithashtu do kenë shume sukses ne dashuri dhe do ndihen te bekuar nga yjet. Ne planin financiar gjendja do lere për te dëshiruar. Duke shpenzuar pa mase do e pakësoni mjaft buxhetin. Demi Çiftet qe iu kane mbijetuar edhe sfidave te vështira dhe problemeve, do kalojnë një dite mjaft pozitive sot. Ata qe kane pasur tronditje te njëpasnjëshme ka rrezik qe te përfundojnë keq. Beqaret nuk do jene ne humor…

Read More

Sot në mëngjes, përfaqësues të 20 klubeve në Serie A, kanë votuar në një video-call sa i takon vazhdimit të sezonit. Kampionati italian do të përfundojë me çdo kusht, pasi 20 përfaqësuesit, kanë votuar pro rifillimit. Edhe pse presidenti i Brescias dhe disa të tjerë nuk ishin dakord për rifillimin e kampionatit, duke parë situatën e krijuar nga pandemia Koronavirus, sot të gjithë kanë qenë pro. Presidenti i FIGC, Gravina, ka dalë shpesh në komunikime publike, duke bërë të pamundurën t’i bindë presidentët e klubeve të Serie A të vazhdojnë sezonin. Datë zyrtare për rifillimin nuk ka ende, por shumë…

Read More

Një emigrant shqiptar, i identifikuar si Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vite burg pasi eshte kapur me dy armë zjarri, të llojit pistoletë. Shqiptari është dënuar në Angli dhe sipas mediave lokale, një nga pistoletat që mbante shqiptari ishte me rreze lazer për të pasur 100% saktësi në përdorim. Një të tillë ka pasur edhe James Bond. Myftaraj është deklaruar fajtot për armëmbajtje pa leje si dhe trafik drgoë të klasit B. Më 24 Korrik të viti të shkuar, efektivët zbarkuan në shtëpinë e shqiptarit në Angli dhe aty gjetën njërën pistoletë me 40 fishekë, dhe tjetrën të pajisur…

Read More

Shkon në 141 numri i mjekëve të vdekur nga Covid-19 në Itali. Ditën e sotme Federata e Urdhrit të Mjekut në Itali, komunikoi vdekjen e dy mjekëve të tjerë. Bëhet fjalë për mjekun pediatër, Silvio Marsili, i cili është viktima më e fundit mes bluzave të bardha, shkruajne mediat italiane. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, gjeti vdekjen edhe Oscar Ros, specialist i higjienës. Në total në Itali, numri i viktimave ka shkuar në 24.114, ndërsa i të infektuarve në 181.228.

Read More

I ftuar në programin “Historia ime”, ishte epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja. Ai ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi. Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë. Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren. Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi…

Read More

Një i burgosur, i cili ndodhet në burgun ‘313’ në Tiranë rezulton i infektuar me COVID-19. Mësohet se i burgosuri është shtetas italian, i cili është arrestuar për trafik droge në vitin 2018 gjatë një operacioni të forcave RENEA. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që ende lajmi nuk konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Më herët në këtë burg ka rezultuar i infektuar edhe një punonjës, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë. Ndërsa pak ditë më parë u testuan edhe të burgosur të tjerë, të cilët dyshonnin…

Read More

Prej ditësh tregu i Vlorës i ashtuquajtur i Orizit, vijon të jetë i mbyllur dhe tregtarët kanë kërkuar të takohen me përfaqësues të Bashkisë, por u është refuzuar çdo takim. Në këto kushte ata sot janë mbledhur para bashkisë te revoltuar me kryetarin Dritan Leli pasi kanë mbetur pa punë dhe duan një zgjidhje. “Nuk është më i mirë se unë kryetari, nga lekët tona mbahen. Duam përgjigje tani. Kam ardhur që të na nxjerrin përfaësues këtu. I marrin taksat i kanë marrë. Do ta shqyejmë derën. Nuk ikim nga këtu. Kemi 1 muaj e gjysëm. Të na jepet një…

Read More

Një vogëlush 3-vjeçar në Turqi ka mposhtur koronavirusin e ri, COVID-19. I mituri u lirua nga spitali sot në provincën jugore të Hatay-it pas 15 ditësh trajtim. Ai u shtrua me simptoma të etheve dhe kollë në Spitalin Universitar për Kërkim dhe Trajnim Mustafa Kemal në Hatay. Dr. Çiğdem El në Departamentin e Shëndetit dhe Sëmundjeve të Fëmijëve për AA tha se “Turqia është një shembull për botën me masat dhe studimet e saj në përpjekjet për të frenuar COVID-19”. El, pa zbuluar identitetin e të mbijetuarit, tha se vogëlushi “fillimisht ka pasur probleme me frymëmarrjen”. “Pacienti ynë i ri…

Read More

Është ndarë nga jeta modelja Ashley Mattingly, raporton TMZ. Sipas motrës së modeles, Ashley, 33 vjeç i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Austin, Teksas dhe la një shënim. Familja e modeles ka treguar se ajo jetonte në Austin dy vitet e fundit dhe po luftonte me abuzimin ndaj alkoolit, por po përpiqej ta rikthente jetën e saj në rrugën e duhur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ka marrë shënimin e lënë nga Ashley, si pjesë e hetimit të tyre.Ashley ka pozuar për Playboy në 2011. Ajo u përfshi në një konflikt me partnerin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama kujtoi sot se “çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill”. Rama tha se “task-forca ndërinstitucionale antiCOVID-19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të Kodit Penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli”. Kryeministri publikoi po ashtu linkun e e-Albania ku gjendet lista e aktiviteteve të hapura sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe masat dhe protokollet që duhet të…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar sot Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II me rastin e 94 vjetorit të lindjes. Ndërsa ka shprehur vlerësimin dhe konsideratën e lartë për të dhe popullin që ajo përfaqëson, i pari i shtetit shqiptar i ka uruar jetë të gjatë dhe sa më shumë shëndet Madhërisë së saj. Meta po ashtu dëshiron sa më shumë begati për Mbretërinë e Bashkuar. STATUSI I PLOTE: Madhëria Juaj, Elizabeth II,Në ditëlindjen e 94-të të Madhërisë Tuaj, më lejoni që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të shpreh urimet e mia më të…

Read More