Ka mjaft pacientë që vuajnë nga sëmundje të zemrës, dhe një sëmundje ngjitëse si COVID-19 mund t’i bëjë ato edhe më vdekjeprurëse, sipas një eksperti. Doktor Mehmet Emirhan Isik nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore në Stamboll, gjithashtu një ekspert për infeksione dhe mikrobiologji klinike, tha se COVID-19 prek më shumë njerëzit me hipertension, mushkëri dhe sëmundje të zemrës. Koronavurusi sjell edhe shumë komplikime kardiovaskulare. “OBSH njoftoi Planin Global të Veprimit për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet jo-kongjeniale, të cilat synonin të luftonin me pirjen e duhanit, ngrënien jo të shëndetshme dhe konsumin e alkoolit. Dihet që njerëzit me sëmundje të…
Author: tirana
Drejtuesit e klubit të Man.United kanë përpiluar një listë të gjatë dëshirash ku gjejmë emra të bujshëm, një projekt shumë ambicioz që kërkon të rikthejë këtë skuadër në majën e Premier League. Nga emrat më joshës mund të veçojmë Harry Kane, Jack Grealish, James Maddison apo Sancho, Havertz dhe Koulibaly. Merkato e verës shihet si shpëtimi i vetëm për Man.United, sigurisht janë ende në garë në Europa League dhe FA Cup por në Premier League kanë hasur shumë vështirësi, nuk fitojnë një titull kampion që nga 2013. Emri i parë, objektivi më i rëndësishëm, është Harry Kane. Kapiteni i përfaqësueses…
Më shumë se 2 437 170 raste infektimi dhe 167 594 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, të paktën 545 400 sot konsiderohen të shëruar. Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 667 vdekje të reja dhe 73 979 raste infektimi në mbarë botën. Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 747 raste, përfshirë 4 632 vdekje dhe 77 084 të shëruar. 12 raste të reja infektimi u njoftuan midis të dielës dhe të…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Rikard Ljarja. Basha shkruan në “Facebook” se Ljarja ishte dhe do të mbetet artisti i madh, që mbushi zemrat e shqiptarëve për dekada me radhë. “Arti i tij do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës, ku Rikard Ljarja spikati me qytetarinë dhe talentin e tij gjenial”, shkruan Basha. Mesazhi i plotë: Rikard Ljarja ishte dhe do të mbetet artisti i madh që mbushi zemrat e shqiptarëve për dekada me radhë. Ndarja e tij nga jeta është…
Ish-deputeti i PD dhe sipërmarrësi Agron Shehaj ka thënë mbrëmjen e sotme se në Shqipëri ka pak raste të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi për shkak të masave të marra herët nga qeveria. Duke folur në emisionin e Eni Vasilit, Shehaj tha se në Shqipëri masat ndaj covid-19 u morën herët dhe kjo e favorizoi vendin në betejën me infeksionin.“Nëse në Shqipëri ka një numër të vogël të vdekurish dhe kjo është sepse masat janë marrë herët. Kjo është e pamohueshme”, tha Agron Shehaj, ish-deputet i PD mbrëmjen e sotme. Në fakt, ky opinion i Shehaj shkon dukshëm…
Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Detin Adriatik, fatmirësisht jo të madh për të krijuar panik tek qytetarët. Lëkundja më e fortë është regjistruar rreth orës 22:13 minuta të mbrëmjes së sotme. Sipas Emsc, tërmeti ka një magnitudë prej 3.0 rreth 17 km në veriperëndim të Durrësit.
Qeveria shqiptare i ka ndarë bizneset në tre kategori, me risk të ulët, të mesëm e të lartë, përsa i përket rrezikut në përhapjen e koronavirusit. Bizneset me risk të vogël do të rinisin punën që prej kësaj jave, ndërsa më të kërcënuarat janë ato biznese me risk të lartë, që siç i përcaktoi gazetari Blendi Fevziu “do të harrohen për një kohë të gjatë”. Lidhur me këtë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përgjigj: “Qendrat tregtare, qendrat e estetikës, klinikat dentare, institucionet arsimore dhe parukeritë që kanë rrezik të lartë. Edhe baret e restorantet klasifikohen si biznese me rrisk…
Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjecare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohesh nga një semundje e rendë. Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë. Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit të tij.
Sali Berisha ka reaguar për bllokimin e disa faqeve pornografike, pas vendimit të marrë nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Ky vendim i këtij institucioni erdhi pas publikimit të një videoje intime të një gazetareje e cila ju drejtua gjykatës. “Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet? Mos te lexojme dot portale te tjera se i bllokon qeveria? apo akepi dhe ama?”, nge problemin Berisha në Facebook. Ai akuzon kryeministrin se ka shkelur të drejtat e qytetarëve. Ndërkohë, ai shton edhe kërkesën për largimin e…
Bankat kanë parashikuar shtyrje të afatit për pagesat e kësteve. Covid-19 ra si një ortek mbi ekonominë globale duke gjetur të papërgatitur bizneset dhe individët për likuiditet. Në bazë të udhëzimit të bankës së Shqipërisë për shtyrjen me 3 muaj të pagesave të kësteve në bankat e nivelit të dytë, shumë qytetarë dhe biznese u janë drejtuar këtyre të fundit, për ristrukturimin e kredive. Por vetë bankat, sugjerojnë shtyrje deri në 6 muaj të këtij afati në mënyrë që kur gjendja t’i rikthehet normalitetit bizneset dhe individët të kenë mundësi paguese. Ministria e financave vendos shtyrjen e afatit për deklaratën…
Për profesorin Ethem Ruka, vlerësimi se kemi vdeshmërinë më të lartë në rajon, për nga viktimat e koronavirusit nuk është i saktë. Në një intervistë ai tregoi se deri më tani shkalla e vdekshmërisë ka qenë 5 % ndërsa së fundmi është ulur në 4%. Ai tha se nuk mund të bëhet një vlerësim i tillë kur ne nuk dimë sa të infektuar kemi në total dhe se shfirat që dimë janë vetëm ato të konfirmuara nga ministria e Shëndetit. I pyetur në emisionin “Ilva now” për këtë, ai tha: Në kemi vdekshmëri, e llogaritur në total me infeksionet ka…
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka festuar së fundmi 100 milionë klikime të projektit muzikor ‘Çika çika’ në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Ajo ka publikuar një pjesë të këtij projekti, duke zbuluar dhe surprizat e radhës për fansat e saj. “Po, ne e bëmë! @ardianbujupi 100 milionë klikime. 100 milion falenderime. 1 koment, për një tjetër bashkëpunim?”, ka shkruar Myrtezaj krah këtij postimi duke ngritur dyshimet tek ndjekësit rreth projektit të radhës që ajo do të sjellë.