Author: tirana

Infektologu Valbon Krasniqi, në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur për gjendjen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare dhe për rastin e gruas shtatzënë, 40 vjeçare, e cila ishte duke u trajtuar për COVID-19, në Klinikën Infektive. Krasniqi tha se pacientja në fjalë e cila ndërroi jetë pas mesnatës, ka qenë e shtrirë dhe në gjendje të rëndë në repartin Intensiv të Klinikës Infektive. “E ndjera tashmë, ka ardhur në Klinikën Infektive me datën 15 prill dhe që nga momenti që ka ardhur, ka qenë vazhdimisht në gjendje të rëndë, praktikisht edhe kur ka ardhur në Klinikën Infektive…

Read More

Festa popullore e birrës që organizohet çdo vit në landin gjerman të Bavarisë është anuluar. Festimet janë pezulluar me urdhër të autoriteteve për shkak të pandemisë së Covid 19. Për herë të parë pas 73 vitesh, festa tradicionale e birrës që zhvillohet çdo vit në Bavari është anuluar. Shkak është bërë situata me Covid 19, çka ka detyruar autoritetet që të shmangin grumbullimet, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. “Na dhemb, dhe është për të ardhur shumë keq. Por rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh. Sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për…

Read More

Ministri i Shtetit për Diasporën jep lajmin e mirë se nga e shtuna e në vazhdim parashikohet të ketë një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuara sidomos me Italinë e Greqinë. “Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta” tha Majko në një intervistë televizive. Pandeli Majko: “Deri në mbrëmjen e ditës së hënë janë kryer 9 fluturime dhe riatdhesuar 549 shqiptarë ndërsa janë larguar 279 qytetarë. Mendoj se situata në vazhdim do të jetë më e liberalizuar por duhet të nënvizoj se situata nuk është në duart e politikës por të mjekëve dhe specialistëve të fushës…

Read More

Pandemia globale me Covid-19, ka pushtuar botën në çdo anë të saj. Pamjet e vazhdueshme dhe fokusi i burimit të informacionit ka qenë në shënjestër lidhur me të rejat e fundit nga virusi korona. Por, se çfarë impakti dhe gjurmë po lënë virusi në popullatën e gjerë, të bashkangjitur keni fotot e fundit të marra nga burimi The Guardian. Fotografitë shprehin frikë, dhimbje, distancim e lumturi.

Read More

Shumica e njerëzve me koronavirus do të shërohen brenda një jave nga marrja e simptomave dhe nuk do të kenë nevojë për kujdes mjekësor. Por disa njerëz do të duhet të mjekohen në spital – siç ishte kryeministri i Anglisë Boris Johnson, i cili është 55 vjeç, dhe tashmë është larguar nga spitali i St Thomas në Londër pasi ishte në kujdesin intensiv. Shefi i Shëndetsisë Chris Whitty ka thënë se seksi mashkull është “një faktor rreziku “. Por pse? Cilët njerëz mund të sëmuren? Disa njerëz rrezikojnë më shumë të infektohen. Kjo përfshin personat mbi moshën 70 vjeç, pavarësisht…

Read More

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se aktualisht në tregje 95% e produkteve janë prodhim vendi. “Nuk mund të ndalojmë të tregohen produkte që vijojnë nga jashtë Shqipërisë. Një nga sukseset që shumë shpejt do të materializohet, fakti që kemi treguar kujdes për forcimin e pikave të grumbullimit, që përveç tregjeve të reja bëjmë edhe një lloj ngritje të standardit të ambalazhimit të produktit. Me investimin përmes skemave, kemi suportuar deri në 60% në këto pika për të krijuar një standard të shitshëm të produkteve shqiptare, në nivele europiane dhe shkojnë drejt e në markata europiane dhe kanë filluar…

Read More

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rikthye historia e trishtë e 43 vjeçares, Hena Zela. Ajo është nënë e dy fëmijëve e cila jeton me frikën e të nesërmes, por situata e koronavirusit e ka shtuar edhe më shumë varfërinë në familjen e saj. Në studion tonë, më herët Hena ka ndarë një rrëfim jetësor dhe prekës. Prej vitesh është dhunuar nga burri i diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, por dashuria për familjen i ka ushqyer nënës së vuajtur ndjenjen e faljes. Ajo ka kërkuar që bashkëshorti të rikthehet pranë tyre, por kërkesa e…

Read More

Nga Zylfytar Hoxha/ Pas një lajmi të mirë nga Italia, unë e Lavdija, më në fund mbrëmë, pas mëse dy muajsh, vumë kokën të qetë në jastëk. Një nga tre repartet e terapisë intensive, ai ku punon djali ynë, Eraldi, ishte liruar plotësisht dhe po bëhej gati për t’u rikthyer në funksionin e mëparshëm për operacione, të paktën në javën e ardhshme. Natyrisht u gëzuam shumë edhe për faktin që e pamë me sytë tanë punën që po bëhej aty për dizenfektimin dhe vënien në gatishmëri të sallave të reaminacionit, kthimin e tyre në normalitetin e dikurshëm. Por lufta nuk…

Read More

Kryeministri Giuseppe Conte lajmëron se Italia fillon hapjen nga 4 maji por me një plan të diferencuar sipas zonave, nga ato më pak të prekura tek zonat e kuqe. Conte thotë se do donte që nesër të ishte kryer hapja e menjëhershme por duhet të jetë graduale dhe plani i detajuar do të jetë të dielën. Po ashtu ai thotë se ka konstatuar që shumë qytetarë janë të lodhur tashmë nga sakrificat dhe përpjekjet dhe i duhet një relaksim me lehtësimin e masave. Conte gjithashtu përmend edhe bizneset dhe akivitetet komerciale duke premtuar se do i hapë sa më shpejt…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se ndërkohë që Shqipëria është në luftë me COVID-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing. Balla tha se Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj ka regjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë. “O Zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me COVID-19, ku nevoja për solidaritet…

Read More

Artistët, mikët dhe kolegët janë aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rikard Ljarja, duke mos e thyer zakonin njerëzor as nga Covid-19. Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, ka gjetur forcën për të thënë disa fjalë nderimi më Rikardin. “Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha…

Read More

Po përcillet për në banesën e fundit regjisori dhe aktori i madh, Rikard Ljarja. Ai do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, pasi ky ishte amaneti i tij i fundit. Regjisori Saimir Kumbaro tha se duhet të ishte dhënë leje që të kishte më shumë njerëz në varrimin e tij, pasi sipas tij, po përcillen me nderime njerëz që nuk kanë vlerë as sa çereku i Rikardit. “Ishte pianeri i kinemasë. Rikardi nuk bënte teatër në film, ishte aktor filmi, por mbi të gjitha ishte njeri. Se në radhë të parë duhet të jesh njeri, pastaj artist.…

Read More