Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi si gjithmonë ka diçka për të tërhequr vëmendje. Ai u shfaq me doreza në seancën ku u votuan aktet normative të qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi. Mjeku epidemiolog Taulant Muka e ka shfrytëzuar këtë imazh të deputetit, të cilin e ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe ka dhënë mesazhin se dorezat në këtë rast nuk hyjnë në punë për të mbrojtur nga virusi, pra duhet shmangur prekja e gojës dhe hundës. “Nuk e njoh kete deputet, por duhet ta dije se me doreza ose pa doreza, prekja e fytyres…
Author: tirana
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha duke qenë se pandemia ka pezulluar thuajse gjitha aktivitet muzikore dhe kohën po kalon në shtëpi dhe me ndjekësit po ndan momente nga karantina. Ajo së fundmi ka publikuar një video ku shihet duke gatuar, dhe recetat e preferuara të saj janë ato të tryezës shqiptare. Pas byrekut, Rexha tani po përgatit një gjellë me qepë një ushqim tradicional për familjet shqiptare.
Naike Rivelli, vajza e bukuroshes italiane Ornela Mutti, di më mirë se kushdo që të provokojë fansat, edhe duke qenë në karantinë. Fotot e saj në Instagram kanë lënë fansat me gojë hapur, duke i lënë vetëm pak vend imagjinatës së tyre. Ajo ka publikuar një foto krejtësisht nudo, e shtrirë në krevat, teksa duket dora e të dashurit të saj që i ka prekur të pasmet. Tatuazhet e shumta në trup e bëjnë edhe më sensuale.
Pasi shumë prej bizneseve në vend kanë filluar të hapen, kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate ka kujtuar këto biznese që të bëjnë kujdes dhe të kenë dokumentet e nevojshme. Sipas Ramës të gjithë këto biznese që do hapen duhet të disponojnë në mjedis vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë. “ Kujtesë!Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që…
Rozana Radi është rikthyer pas në kohë, duke sjellë në vëmendje një foto ku shihet përkrah vajzës së xhaxhait të saj Françesk Radi. E rritur në një familje artistësh dhe me shumë humor, menduam se i tillë do të ishte edhe ky postim por jo, ka shkruar vetem: “Kur ishim të vegjël” duke na dhënë mundësinë të shohim Rozin brune, me baluke por me diçka që nuk do ndryshojë kurrë në fytyrën e saj: “buzëqeshja”. Një vogëlushe vërtetë e lezetshme, Rozi e cila mesa duket buzëqeshjen që e ka edhe sot, do ta ketë kujtimin më të çmuar të fëmijërisë
Epidemiologia pranë ISHP Rovena Dajau shpreh se numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë. “Këto shifra tregojnë se 10-11% e personave të testuar janë pozitivë. Këta persona të testuar janë ata që kanë pasur shenja klinike, kanë udhëtuar jashtë shtetit në vende ku ka pasur raste, ata që quajmë personat e kontaktit. Dhe në këto grupe ka rezultuar kjo përqindje. Mund të jetë numri më i lartë ,sepse siç dihet një person ia ngjit të tjerëve. Normalisht numri mund të jetë më i lartë. Por aq kanë rezultuar pozitivë…”, th ajo. Ajo paralajmëroi gjithashtu mundësinë se…
A mund të përhapet COVID-19 nëpërmjet monedhave dhe kartëmonedhave është një pyetje që shumë persona e bëjnë shpesh pasi janë dy elementë me të cilët ndërveprojmë me të tjerët gjatë gjithë kohës në përditshmërinë tonë. Përgjigjen për këtë na e jep Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri e cila thekson se: Aktualisht, nuk ka prova që të konfirmojnë ose kundërshtojnë tezën nëse koronavirusi mund të transmetohet përmes monedhave ose kartëmonedhave. Të kontrolloni për simptomat e zakonshmeTë informoni familjen/miqtë tuaj nëse keni nevojë për ndihmëTë kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse keni vështirësi në frymëmarrje. Telefononi më parë, nëse është e mundur.
Sot, teksa shënohen 94 vite nga ardhja në jetë e Mbretëreshës Elizabeth, familja mbretërore ka publikuar disa pamje private nga fëmijëria e saj. Pamjet tregojnë Mbretëreshën kur ishte e vogël, dhe një Princeshë Elizabeth duke luajtur me motrën e saj të vogël Margaret Rose, si dhe nënën e tyre, Elizabeth Bowes-Lyon. Në një klip, ajo dhe motra e saj tregojnë me krenari qenushat e tyre, ndërsa në një tjetër, shihen në skenë duke u bërë gati për të dhënë një shfaqje. Videoja dëshmon një dashuri të hershme të Elizabeth ndaj kafshëve, nga qentë, te kuajt apo zogjtë. Djali dhe nusja…
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2020 “Le Temps” ka botuar, të shtunën e 29 qershorit 1911, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një intervistë të zhvilluar asokohe me patriotin dhe luftëtarin e shquar shqiptar, Isa Boletinin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Na shkruajnë nga Shkupi : Shefi i famshëm shqiptar Isa Boletini, për të cilin autoritetet turke besonin se e kishin shkëputur nga kryengritja, e la Sokolicën pak ditë më parë, dhe u tërhoq sërish, i armatosur, me tridhjetë prej të afërmeve dhe shokëve të tij,…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me propozimin e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore duke thënë se Parlamenti duhet të rrëzojë kryeministrin Rama për këtë kërkesë. Sipas Bylykbashit ky është një vendim anti-kushtetues ndërsa thekson se gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të zgjatet vetëm 30 ditë, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Reagimi i Bylykbashit: Gjendja e jashtezakonshme zgjatet vetem 30 dite! Edi Rama i propozon Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj te tjere. Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te verteta shendetesore…
Turqia ka vendosur që të pajisë ushtrinë shqiptare me një sasi tjetër armatimi. Mësohet se në marrëveshjen e re të nënshkruar mes Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe asaj turke, Forca Tokësore po pajiset me pushkë e kalibrit 5.56mm dhe 7.62mm, që janë teknologjia e fundit e armatimit të lehtë të këmbësorisë standard NATO, të një preçizioni të lartë, të afta për të përballuar kushtet e motit ekstrem të nxehtë e të ftohtë. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, këto armë rrisin më tej kapacitetet luftarake dhe reaguese të Forcës Tokësore, duke i bërë ato gjithnjë e më të barabarta me…
Edhe pse është në pritje të ëmbēl, kjo nuk e ndal Jonida Vokshin të jetë pranë fansave me projekte të reja. Jonida ka lajmëruar pak ditë më parë se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri bashkë me bashkëshortin, Besnikun. Dyshja ka zbuluar pak nga ky projekt i ri në rrjetet e tyre sociale. Nga çfarë lihet të kuptohet nga insertet, ‘Këndi i Jonidës’ do të bazohet në situata mes çiftit ku si gjithmonë, gruaja ka përherë të drejtë. Kujtojmë se ky projekt e ka premierën të premten dhe me siguri të shumtë janë ata që mezi po…