Turqia ka vendosur që të pajisë ushtrinë shqiptare me një sasi tjetër armatimi. Mësohet se në marrëveshjen e re të nënshkruar mes Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe asaj turke, Forca Tokësore po pajiset me pushkë e kalibrit 5.56mm dhe 7.62mm, që janë teknologjia e fundit e armatimit të lehtë të këmbësorisë standard NATO, të një preçizioni të lartë, të afta për të përballuar kushtet e motit ekstrem të nxehtë e të ftohtë.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, këto armë rrisin më tej kapacitetet luftarake dhe reaguese të Forcës Tokësore, duke i bërë ato gjithnjë e më të barabarta me aleatët.
Vitet e fundit Shqipëria ka blerë edhe një arsenal armësh nga Italia, ndërkohë që SHBA kanë dhuruar blinda të lehtë dhe të mesëm.
