Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nga 4 maji nis lëvizja ndërqytetase, në fillim të majit do kemi planin për turizmin”

18:44 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksiok 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lirimin e masave parandaluese nga koronavirusi gjatë javës së ardhshme. Në një komunikim nga zyra e tij, Rama u shpreh se duke nisur nga e hëna tjetër do të zgjatet orari për daljen nga shtëpia për të kryer pazaret dhe do të shqyrtohet mundësia për hapjen e shkollave. 

Gjithashtu të përfshirë në lirimin e masave do të përfshihen edhe taksitë dhe personat që përdorin mjetet e tyre personale për të shkuar në punë. Pas datës 4 maj, kreu u qeverisë njoftoi se do të hapej edhe lëvizja ndërqytetase, për të gjithë ata që kanë ngecur në qytete të ndryshme, larg shtëpive të tyre.

Lidhur me bizneset, numri një i maxhorancës tha se së shpejti do të lejohej edhe hapja e bllokut të tretë për të ndihmuar ekonominë familjare. Megjithatë Rama theksoi se autoritetet do të jenë shumë kërkuese lidhur me zbatimin e masave të sigurisë për të garantuar shëndetin e qytetarëve dhe për të shmangur një tjetër valë infektimi siç ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Sa i përket turizmit, kryeministri tha se qeveria e tij ende nuk e ka një plan, megjithatë bëri me dije se ai do të ishte gati në fillimin e muajit maj duke marrë parasysh edhe gjendjen e vendit nga pandemia. Në fjalën e tij, edhe njëherë Rama theksoi se masat e marra ishin të rëndësishme për të mbajtur kurbën e infeksionin nën kontroll pasi në të kundër tanimë Shqipëria do të numëronte të paktën 15 mijë viktima. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.