Qytetari i cili nuk pranoi t’i bindej sot urdhrit të Policisë së Shtetit dhe i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave dyshohet se është Orges Bilbili, raporton dosja.al Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “fillimjavën e ardhshme do të publikohet paketa e zgjeruar e mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtpërdrejtë bizneset e vogla që edhe pse nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës”. Rama tha se disa nga këto kategori janë “agjencitë turistike, rrobaqepësitë e mobilieritë e vogla, hidraulikët, elektriçistët, shërbime fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj., përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre”. “Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit, figurojnë të…
Dy persona kane mbetur te plagosur pas të shtënave me armë janë regjistruar sot në kryeqytet, pranë Xhamllikut.Ngjarja ka ndodhur në shkolles ‘Niket Dardani’. Mesohet se sherri që ka degjeneruar deri ne perdorimin e armeve, ka qene mes një grupi të rinjsh.Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ka shkuar ne 248 numri i viktima me Covid-19 në Rumani. Lajmi eshte bere i diur nga Grupi i Komunikimeve Strategjike të shtetit. Mesohet se brenda nje harku kohor prej 24 oresh 441 persona janë infektuar, nderkohe gjithsej jane 5,202 të sëmurë dhe 178 në kujdesin intensiv. Po ashtu behet e ditur se 647 persona jane sheruar.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pyet kryeministrin Edi Rama se çfarë po fsheh. Në një postim në “Facebook”, ku publikon dhe një video me deklaratat e kryeministrit, Bardhi shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve. “Është alarmante që jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve! Rama po gënjen sërish! Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor? Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë…
Specialistja e IPSH-së Marjeta Dervishi në një dalje publike për mediat bëri me dije se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. Mësohet se 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte zgjeruar në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 199 raste – Durrës 38 raste – Lushnje 5 raste – Elbasan 15 raste – Fier 32…
Kryeministri Edi Rama deklaron se fundi i majit do të shihet si dalja nga kjo fazë e parë përballjeje me COVID-19 dhe paralajmëron hapjen e fashës orare të lëvizjes nga e hëna. Rama në FB: 🔴në kushtet kur kurba e infeksionit është më e ulët se pritshmëria jonë më optimiste, si rezultat i masave të forta që kemi marrë në kohën e duhur dhe rezistencës fantastike të popullit në unitet me shtetin; 🔴në kushtet kur mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikun e…
Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit. Harta e perhapjes se virusit eshte zgjeruar se fundi ne Tirane dhe ne Shkoder. Një ditë më parë u raportuan në total 409 raste dhe harta e të prekurve nga COVID-19 u zgjerua në Tiranë me 6 raste dhe Elbasan 3 raste. E PLOTË: COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 416 numri i të prekurve 17 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 182 numri i të shëruarve Dr. Marjeta Dervishi Instituti…
Ai duhej të paraqitej për të bërë testin e tamponit por nuk shkoi. Mungesa e Giuseppe-s 85 vjeçar alarmoi nipin e tij i cili punonte si vullnetar pranë Kryqit të Kuq, i cli vrapoi në shtëpinë e xhaxhait të tij në Oltrona di San Mamette, në Itali. Atje ai gjeti Giuseppe-n dhe Franca-n, 89 vjeçe, duke u përqafuar njëri-tjetrin në tokë. Ajo kishte tentuar të ngrihej nga shtrati pas disa ditë me ethe dhe e testuar pozitive nga koronavirusi por ishte rrëzuar në tokë kurse Giuseppe, duke mos mundur ta ngrinte ishte përkulur pranë gruas së tij për ta mbajtur…
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është kundër lehtësimit të masave kundër koronavirusit, teksa shprehet se një vendim i tillë është i parakohshëm. Duke treguar gjithë rrjedhën e ditës së tij, që nga mbërritja tek Infektivi, kujdesi për të infektuarit me koronavirus, e deri te mbyllja e punës, Kalo thekson se masat e deritanishme tregojnë se jemi në udhë të mbarë të luftës kundër COVID-19. “DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine”, shkruan Kalo. Mesazhi i plotë:…
Në Fier ka më pak lëvizje se ditët e tjera, e megjithatë ato që janë në rrugë, nuk kanë marrë autorizim. Disa refuzojnë ta marrin, disa e neglizhojnë, të tjerë nuk e marrin me qëllim. I tillë është rasti i këtij qytetari i cili thotë se “nuk ka marrë leje të babai i tij, e jo më te kryeministri Edi Rama. “Do paguaj dritat. Kam tre muaj që s’po dal. Ça leje, unë s’kam marrë leje të babai im, jo po të marr leje te Edi Rama. Unë jam pa punë, të më jap punë të më ushqejë ai mua”,…
Në 24 orët e fundit 397 këmbësorë të gjobitur. “Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”.…