Nga Edmond Arizaj Polici i “Shqiponjave” meriton mirënjohje publike dhe gjithë shpërblimet e mundshme, plotësisht të merituara. Nuk duhet shumë për t’u kthyer në shembull, apo pak më folklorik, në hero. Mjafton të kryesh me përkushtim punën tënde. Prej më shumë se tre muajsh kemi heronjtë në të bardha kudo në botë dhe në Shqipëri, por sot kishim dhe një hero në blu. Polici i “Shqiponjave”. Dyshoi, investigoi, reagoi, rrezikoi, arrestoi. Dhe jo një vagabond, a kokënxehtë dosido lagjieje, por një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht. Nuk e di cfarë parashikohet në këto raste, por ai djali meriton mirënjohje qytetare, mirënjohje…
Author: tirana
“C’est la vie” (e përkthyer nga frengjishtja “Kjo është jeta”), është titulli i këngës më të fundit të Besa Kokëdhimë. Këngëtarja sqaron që e gjitha është e rastësishme dhe se kënga është publikuar para se ky virus të mbërthente vendin tonë. Ndërkohë ajo ka thënë për emisionin “Shqipëria Live” se ajo po e kalon karantinën me tre macet e saj. “Jam mësuar me këtë rutinën. Por çdo ditë që kalon them a do të rikthehemi më si më parë. Unë faktikisht këtë periudhë e kam shfrytëzuar për të shkruar muzikë. Kam bërë stërvitje shumë. Jam përpjekur të punoj sa më…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka bërë thirrje qeverisë që të bëhen testime masive në Shqipëri dhe fillimisht të personelit shëndetësore. Kreu i PR shprehet se kërcënimet e Ramës dhe qeverisë nuk shmangin detyrimet prandaj distancimi social nuk mjafton dhe duhen testime masive për të parë masën e infektimit. Statusi i Mediut Rama dhe qeveria duhet të degjoje ekspertet vendas dhe ata nderkombetar, sidomos OBSH dhe eksperiencat e vendeve të tjera. As kercenimet dhe as presionet nuk mund te zevendesojne detyrimin e qeverise qe të garantoje nje lufte efikase kunder pamdemise si dhe shmangien e nje pandemie ekonomike…
Shpërthimit epidemik që ndodhi në fund të janarit, epidemiologët gjermanë i kanë kushtuar vëmendje obsesive. Jo vetëm përmes pyetësorëve standardë të përgatitur nga OBSH, në të cilat njerëzit që janë identifikuar pozitive nga koronavirusi pyeten se ku kanë qenë dhe me kë janë takuar. Por një hetim i vërtetë policor, i cili bëri të mundur përcaktimin se kush i infektoi gjithë ata njerëz. Si ndodhi infektimi midis pacientit 4 dhe pacientit 5, dy personave që me sa duket nuk kishin takuar kurrë? Në qytetin e vogël të Stockdorf, afër Mynihut në Gjermani, te ‘shtëpia’ e Grupit Webasto, një kompani automobilistike…
Orgest Bilbili, njeriu i arrestuar mesditën e sotme në rrugën “Sitki Çiço”, në Tiranë dhe që njihet si lidhje e afërt me “Julin e Pashakos” në Lushnjë, ka ngritur dyshime se mund të përgatitej për një vrasje të radhës. Pa ndjekje operative, pa forca të shumta në teren, pa ndihmën e RENEA-s, është kapur në Tiranë krejt rastësisht një ndër njerëzit kryesorë që kërkohet nga drejtësia Shqiptare dhe i dyshuar në disa krime të rënda, vrasje, Orgest Bilbili. Për kapjen e Bilbilit dhe mikut të tij Haxhiu, policia kishte vendosur një shpërblim financiar prej 50 mijë euro, për këdo që…
Jonida Vokshi feston sot ditëlindjen e 34-të. Ajo ka ndarë një foto me barkun e rrumbullakosur ku duket shumë e ëmbël. Përveç barkut na zbuloi se është në javën e 31-të të shtatzënisë. “Në 34 vite të festuara, sot është me i lumturi për mua, pavaresisht situates. Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, ty e vogla ime, që po numëroj ditët për të të parë fytyrën e për të të ndjerë aromen 34 vjeçe, 31 javë shtazënë”- shkruan Jonida Vokshi në Instagram.
Bëhet fjalë për Aras Bulut Iyenmli i cili u bë edhe më famshëm me rolin e “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin që përloti botën “Mrekullia në qelinë nr.7”. Sipas mediave turke, aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në “La Casa De Papel”. Po i njëjti burim bën të ditur se Aras Bulut do të luajë rolin me emrin “Stamboll”. Ky rol do t’i hapë dyert drejt karrierës ndërkombëtare aktorit. Falë rolit të tij në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras Bulut arriti të vlerësohet botërisht dhe ka marrë oferta të shumta. Aktori nuk ka…
Epidemia nga koronavirusi nuk ka mjaftuar për të ndaluar luftën politike në Shqipëri. Akuzat nga Partia Demokratike kundër qeverisë kanë qenë të shumta lidhur me paketën ekonomike, tenderat, por edhe masat për përballimin e situatës. Përballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama ka sjellë shembullin e opozitës në Portugali, e cila ka lënë pas ndasitë duke mbështetur qeverinë kundër armikut të vetëm në këtë gjendje; koronavirusi. ‘Për mua në këtë betejë, nuk është qeveria e partisë rivale, është qeveria e Portugalisë të cilën të gjithë duhet ta ndihmojmë në këtë momentet, duhet ta mposhtim këtë fatkeqësi. Ne sot nuk jemi opozitarë…
Sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 4 raste te reja me Covid-19 në Shkodër. Mësohet se nga të prekurit në Shkodër një prej tyre është koordinatori i OSHEE për Vau Dejës, Pukën dhe Rrencin i cili ka rezultuar pozitiv bashkë me motrën e tij. Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme koordinatori i OSHEE ka zhvilluar një takim në zyrat e OSHEE. Për momentin 6 punonjësve të këtij institucioni më të cilët ka patur më shpesh kontakt i është bërë testi dhe priten përgjigjet ndërsa ditët në vijim do të ketë edhe të tjerë punonjës të OSHEE që do t’u…
Dashi Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha. Demi Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur paraditën e sotme ku dy makina, një benz e një Volvo janë përplasur duke bërë që Benzi të dalë nga rruga. Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur dy persona, që udhëtonin në Benz. Nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33-vjeç kanë marrë plagë të rënda. Të dy ndodhen për mjekim në Spitalin e Traumës ku 33-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja.
Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar se i moshuari 85-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndryshe nga çfarë u raportua në media paraditen e sotme. Në deklaratë thuhet: “Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19.I moshuari, i cili prej dy…