Në një lidhje direkte me “News 24”, Shefi i Sektorit të Garave në FSHF-së Lysien Nurishmi theksoi se asnjë klub nuk rrezikon falimentimin ekonomik, pasi disa prej tyre protestuan për mospërfshirje në paketën e ndihmës financiare meqënëse janë në varisë të bashkive të vendit. “Të gjithë kishim një mendim që qeveria do e fuste futbollin në paketën financiare pasi është një numër i konsiderueshëm futbollistë, staf, etj. Duke parë që qeveria nuk e përfshiu, atëhere FSHF akordoi fondin 400 milionë lekë për t’i ardhur në ndihmë. Futbolli nuk luhet në Superligë por dhe kategori të ulëta, mosha. Në rast se…
Author: tirana
Edhe pse disa vite më parë edhe falë votës së tij Berisha u zgjodh kryeministër, kjo se ka ndaluar Jamarbër Malltezin që të sulmojë Lefter Kokën. Ai akuzon deputetin Koka se kur ishte Ministër Mjedisi së bashkë me Alqi Bllakon si drejtor kabineti, janë mpleksur në afera korruptive të inceneratorëve. Postimi i plotë: Meqe disa nuk kuptojne si po na perlan Rama-Zoto edhe 15 milione euro te tjera: Nga keta qe drejtuan Ministrine e Mjedisit, vec njera ishte studente Biologjie kur e emeruan Drejtoreshe, asnje tjeter nuk kish kryer asnje leksion per mjedisin. Ca rane ne burg per rryshfete, por…
Njerëzit më të pasur në botë nuk janë imunë nga koronavirusi. Teksa pandemia ka goditur Europën dhe Amerikën që nga muaji mars, tregjet ekonomike globale janë lëkundur dhe shumë persona kanë humbur nga pasuria e tyre. Sipas “Forbes”, deri në 18 mars, kur ata përpiluan listën e njerëzve më të pasur të 2020-ës, në botë ishin 2095 miliarderë, 58 më pak se një vit më parë dhe 226 më pak se vetëm 12 ditë përpara kësaj date, kur pasuritë e tyre u llogaritën fillimisht. Nga miliarderët që kanë mbetur në listë, 51% prej tyre janë më të “varfër” se kanë…
“Cikli kulmor i këtij virusi do të jetë brenda disa javëve. Çdo shtet duhet ta ketë të qartë se virusi nuk pushon vetëm me një fluks maksimal. Kanë për të ardhur 3 valë të ngjashme me cunamin. E dyta dhe e treta do të jenë më të lehta. Pas valës së tretë, duhet të themi se e kemi izoluar virusin”. Kështu u shpreh në “A2” Gani Zeka, mjek i sëmundjeve të brendshme, i cili prej vitesh punon në Poloni, ku është në vijën e parë të frontit. “Ne bëjmë filtrimin e pacientëve. Është shumë e rëndësishme që pacientët nuk duhet…
Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” ishte i ftuar moderatori i njohur i programeve të ndryshme televizive, Bledi Strakosha. Ai u shpreh se këtë periudhë është kujdesur më shumë për shtëpinë dhe po njeh shtëpinë dhe gjërat që i kishte harruar rreth saj. “Punët e shtëpisë nuk mbarojnë ndonjëherë, se më duhet dhe të laj dhe të shpëlaj. nuk është koha për të ftuar njeri, por përgjithësisht i bëj vetë nuk e kam problem. Jam bërë pak maniak, edhe nëse shoh një kokrrizë të vogël pluhuri, unë marr direkt leckën ta pastroj se është dhe kjo frika…
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjilan të Kosovës. Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi motorri që ai po drejtonte u përplas me një makinë. I aksidentuari u dërgua me urgjencë në spital por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete. Viktima është shtetasi Debatik Huruglica. Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Në emisionin “Historia ime” në një lidhje në Skype ishte e ftuar aktorja e dashur e humorit, Delinda Disha. Në lidhje me situatën Disha u shpreh se frika më e madhe ka qenë për njerëzit e dashur dhe prindërit. “Më shumë frikë kam patur për njerëzit e mi të afërm, për njerëzit e dashur, për prindërit sepse normalisht janë ata më të rrezikuar dhe për prindërit e Eldos. Sepse mesa kemi dëgjuar dhe informacioni që kemi marrë, është një virus që kap moshën e tretë në përgjithësi dhe duke qenë se ne kemi qenë në punë, në kontakt përditë, ky…
Pandemia e koronavirusit Sars-CoV-2 ka prekur pothuajse të gjithë globin, duke izoluar gjysmën e popullsisë , por ai ndryshon nga një kontinent apo vend në tjetrin. Studiuesit kanë zbuluar se aktualisht ka tre lloje të këtij koronavirusi që po përhapen në të gjithë botën dhe Shqipëria është goditur nga prej varianteve më të lehta, që nuk shkakton komplikacione shumë serioze. Ky është lloji i koronavirusit që është shfaqur nga Singapori në Itali, për t’u përhapur më pas në të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, ku të gjitha rastet e para kishin pasur histori udhëtimi drejt Italisë. Studiuesit e Universitetit…
Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ky mision kërkon shumë vullnet dhe mbi të gjitha disa ndryshime nga regjimi i mëparshëm ushqimor. Disa studime kanë identifikuar disa ndryshime të vogla që mund të bëni që në vaktin e parë të ditës, të cilat rezultojnë të suksesshme. Më shumë fibra Fibra ju ngop. Mjafton ta nisni ditën duke konsumuar të paktën 10 gramë fibër. Këtë sasi mund ta përfitoni duke konsumuar fruta pylli dhe fara lini. Probiotikë Probiotikët përmirësojnë situatën në stomak, shëndetin mendor dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Ushqimet e fermentuara përmbajnë sasi…
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar sot efektivin e policisë që arriti të neutralizojë një person të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Orges Bilbili. Gjatë konfrontimit me Bilbilin, të cilin efektivi e ndaloi rastësisht gjatë fashës së lejmit të qarkullimit nga pandemia e koronavirusit, u plagos lehtë edhe një kalimtare e rastit, të cilën ministri Lleshaj e ka vizituar në spital. “Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të…
Kësaj radhe këngëtaren shqiptare me famë botërore do e shohim në kopertinën e një reviste tjetër. NME Magazine quhet revista për të cilën Dua pozoi me shumë stil, shkruan Syri Kosova. Dua ka folur për karrierën e saj dhe përgatitjes së këtij albumi, ndërsa nuk ka harruar të përmend edhe vendin nga ajo vjen, Kosovën. Dua ndër tjera deklaroj se shpreson që të jetë një frymëzim për fëmijët e Kosovës, se ëndrrat realizohen pavarësisht se nga cili vend vjen. Artistja e sheh pozicionin e saj si një yll pop i njohur botëror që përfaqëson edhe Britaninë dhe Kosovën dhe thotë:…
Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Posta kufitare u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët pasi vranë rojen ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit kapiten i Parë Fatmir Shehu plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë…