Author: tirana

Bashkim Fino i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” është shprehur se që të dalim të fituar nga kjo luftë dhe të jetojmë gjatë duhet fillimisht vetëndërgjegjësimi dhe më pas respektimi i masave të vendosura nga qeveria të konsultuara me ekspertët. “Vështrim i përgjitshëm mbi situatën e koronavirusit, ka kaluar 1 muaj, ditët e fundit duket si një situatë e përmirësuar? Kjo është natyrisht një pandemi globale që ka pushtuar gjithë botën. Mendoj se në këto ditë të fundit Shqipëria le të themi sipas të dhënave të ekspertëve është e qëndrueshme, por jo drejt fundit, është drejt uljet. Duhet kujdes. Doja…

Read More

Moderatori i njohur, Florian Agalliu ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ me anë të disa videove ndryshimin më të fundit të ‘look-ut’ të tij. Agalliu ka vendosur t’i presë pjesërisht flokët, duke krijuar një model i cili me siguri është komentuar nga të gjithë ndjekësit. “S’i kam dhe aq keq ta mendosh”, ka shkruar Flori krah fotos së fundit duke zbuluar rezultatin e prerjes së flokëve në kushtet e shtëpisë. Nuk dihet se si do ia bëjë Agalliu me ‘look-un’ e tij në vijim, por nuk do të ishte çudi që moderatori njëjtë si shumë personazhe të tjerë…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të prefektit në Shkodër për situatën e krijuar nga COVID 19, ku Shkodra ka shënuar rritje ditët e fundit. Sipas tij, qeveria ka marrë pak masa për të frenuar përhapjen e virusit në Shkodër, ndërkohë që prefekti u bë kurban pikërisht për shkak të këtij keqmenaxhimi. Spahia tha se ka ardhur koha që qeveria të kthejë vëmendjen nga Shkodra dhe të mos i përdorë njerëzit si leckë, sic bëri me prefektin socialit. DEKLARATA E PLOTE 3 të infektuar të rinj me COVID-19 në Shkodër, e një në Pukë e cuan në…

Read More

Kryeministri Edi Rama merr mijëra shqetësime në faqen e tij zyrtare në FB dhe disa prej tyre i është përgjigjur. Në të shumtën e rasteve janë njerëz që punojnë në kushte të vështira dhe që hasin problematika të ndryshme nga kufizimet, ose nga ata që pretendojnë se nuk kanë të hanë pasi janë pa punë ose invalidë. Për ata që hasin problematika në punë kryeministri u thotë të respektojnë vetëm rregullat kurse për ata që kanë probleme jetësore ka përgjigje cinike. Një invalidi që thotë se nuk ka të hajë bukë Rama i thotë: Dritat i merr vetëm kush i…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj u ka dërguar një letër ministrave të ekonomisë së vendeve të BE-së për të bashkëpunuar me biznesin fason në Shqipëri për prodhimin e veshjeve të mjekëve dhe uniformave të ushtrisë. “Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë. Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat…

Read More

Java e katërt e shtetrrethimit 40 orësh që fillon të shtunën (11.04.2020) dhe mbaron të hënën (13.04) e gjen Shqipërinë me betejën e parë të fituar në luftën me COVID -19: kurba e infektimeve ulet, në vend ka më shumë të shëruar, më pak të shtruar. Në 24 orët e fundit ka patur vetëm 7 raste të reja, kur një javë më parë pandemia arriti pikun me 29 raste të tilla. Autoritetet konfirmojnë ulje këtë javë të kurbës së infektimit nga virusi corona. Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji…

Read More

Tjetër bilanc tragjik ka regjistruar Mbretëria e Bashkuar teksa janë shënuar 917 viktima brenda ditës. Numri total ka shkuar në 9 mijë e 875 kurse sot në krahasim me ditën e djeshme ka një rënie të lehtë prej 63 viktimash. Nga ana tjetër është shënuar dhe viktima më e re në ishull, një 11- vjeçar i cili vdiq nga COVID-19 në Angli. Po ashtu Mbretëria e Bashkuar ka dëgjuar këshillën e testimeve masive duke bërë vetëm dje rreth 18 mijë. Anglia dhe Franca mbajnë për momentin ritmin më negativ sa i përket viktimave nga koronavirusi teksa janë shënuar 78 mijë…

Read More

Dashi Situata gjatë kësaj dite nuk duket aspak ideale. Mund të prishet nga gjithçka, ndaj bëni kujdes! Papritmas do të gjeni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Demi Keni dëshirë që të kaloni kohë me njerëzit që kanë standarde dhe jo ata që lëkunden. Duhet ti vendosni vetes disa rregulla dhe limite, por jo shumë. Njerëzit që janë të vështirë për tu kënaqur, ju prishin humorin. Binjakët I keni idetë e qarta se ku duhet të jeni dhe si doni që të paraqiteni. Do të shkoni vetëm aty ku e keni të domosdoshme. Aty ku nuk është e nevojshme…

Read More

Kurrë kaq i lodhur, kurrë kaq i zemëruar. Me zërin herë herë të ngjirur, gishti i drejtuar tek kamera, Giuseppe Conte sfidon Matteo Salvini dhe këtë herë edhe Giorgia Meloni. Edicioni i sotëm i “Corriere della Sera” flet për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u shfaq i lodhur dhe i zemëruar në konferencën e djeshme për shtyp duke shigjetuar me fjalë të ashpra ish zv kryeministrin Salvini dhe gazetaren e politikanen Giorgia Meloni. Sipas mediave italiane, sulmi i ashpër i kryeministrit Giuseppe Conte ndaj Salvini dhe Meloni, vjen pas kritikave në lidhje me marrëveshjen e arritur nga Eurogroup të enjten…

Read More

Bledar Toçi, ish- shefi i sigurisë së brendshme të burgut Durrës që u arrestua në 2019 si autori i varsjes së Dritan Haxhollit në Kavajë është liruar në “detyrim paraqitje”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Kavajës 3 ditë më parë dhe Bledar Toçi është lënë në detyrim paraqitje. Çështja e vrasjes së 10 tetorit në Kavajë shkoi për gjykim 3 javë më parë nga u mor dhe vendimi për lirimin e autorit të vrasjes Bledar Toçi. Ish- punonjës i Gardës dhe ish- zyrtari i burgjeve Bledar Toçi ishte në banesën e Marsida Qatjes në Kavajë mbrëmjen e atij tetori. …

Read More

Në një video të publikuar nga Partia Demokratike, shikohet një grua që shfaqet e rrethuar nga forcat e shumta të policisë. Mësohet se ajo ka dalë për të bërë pazar dhe policët nuk e kanë lejuar. Nga pamjet, vihet re që gruaja ka shpërthyer në lot dhe bërtet me të madhe: ‘Ikni kapni drogaxhinjtë, jo mua’. Nuk dihet nëse ajo ka pasur autorizim, por rrethimin nga forcat e shumta të policisë i ka bërë përshtypje edhe kalimtarëve të rastit, të cilët kanë mbetur të shtangur.

Read More

Në Bashkinë e Matit, në njësitë administrative Lis dhe Baz pak orë më parë janë shfaqur dy vatra zjarri, në afërsi të fshatrave Vinjoll e Baz. Shumë shpejt kanë mbërritur specialistë dhe punonjës të bashkisë. Drejtuesit vendorë kanë kërkuar angazhimin e punonjësve dhe  banorëve të zonës për shuarjen e zjarreve. Sakaq ndërhyrja me mjetin zjarrfikës është e pamundur për shkak të terrenit malor. Bashkia Mat i kërkoi policisë të hetojë rastet dhe të zbardhë shkaqet e zjarreve.

Read More