Author: tirana

Ka nisur në Shkodër mesha e shenjtë e Pashkëve në Katedralen e Shën Shtjefnit. Katedralja e Shkodrës si asnjëherë më parë është e boshatisur, ndërsa dera është mbyllur për shkak se Shqipëria ndodhet në karantinë totale nga koronavirusi. Mesha e shenjtë drejtohet nga arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra. Besimtarët e kryejnë ritualin e lutjeve nga shtëpia.

Read More

Kiri Hajdari, djali i ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari ka filluar së fundmi punë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, ose të njohur ndryshe si KESH. Mësohet se Kiri Hajdari është emëruar si Specialistit Teknik në Departamentin e Zhvillimit Strategjik në Tecin e Vlorës, ku tre muajt e parë është në provë. Në kontratë thuhet se djali i ish-liderit të dhjetorit ka filluar punë më 12 shkurt të këtij viti, ndërsa do të paguhet 95 mijë lekë të reja. Ndërkohë, kujtojmë se Kirjard Hajdari ka punuar më parë si specialist në Bashkinë e Tiranës dhe në disa biznese private.

Read More

Dita e sotme mbyllet me një lajm të mirë nga Infektivi, pasi 20 pacientë të tjerë janë shëruar duke e fituar luftën me koronavirusin. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ndërsa me 20 pacientët që janë shëruar sot, në total numri i personave që lënë spitalin shkon në 217, thuajse sa gjysma e të infektuarve.

Read More

Klaudia Pepa, me humor, ajo ka vendosur topat e letrës higjienike në kokë, në vend të bikutinave dhe ndërkohë kërcen nën efektin e tik tok. Ajo çka vihet re në video është edhe veshja e saj, e cila i ka nxjerr në pah gjoksin “shpërthyes”. Në këto ditë karantine balerina e famshme ka qenë shumë aktive me postimet në rrjete sociale. Me siguri fansat kanë mbetur gojëhapur. 

Read More

Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji është shprehur se qytetarët janë terrorizuar që banditë si Orges Bilbili i cili u kap dje nga efektivi i ”Shqiponjës” vijnë rrotull qyteteve të pashqetësuar. Sipas Salianjit ai u kap rastësisht nga një polic që paguhet minimalisht dhe ndoshta ai polici do të lajmëronte shefin mund t’i thoshte lere të lirë. Po ashtu Salianji shprehet se polici si ai që kapi Orges Bilbilin janë heronj dhe duhen dekoruar. STATUSI I ERVIN SALIANJIT Qytetarët terrorizohen nga frika se i shikon policia duke blerë qepë 2 min jashtë fashës orare dhe i dënon me burg ndersa…

Read More

Njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Prishtinë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë. Vendimi është marrë pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë.

Read More

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku ish- Presidenti i SHBA George Ë Bush paralajmëronte 15 vite më parë për pandemi apo armë biologjike. Në fjalën që ka publikuar Berisha që e konsideron paralajmërim profeik Bush deklaronte se grupet terroriste përdorin armë kimike ose biologjike për të sulmuar. Bush parlajmëroi se SHBA duhej të përgatitej për një pandemi pasi nëse do të ndodhte do të ishte shumë vonë. Duke marrë masa paraprake sipas tij do u jepej qytetarëve qetësi mendore. Ndërkohë SHBA sot, 15 vite pas asaj deklarate është vendi më i goditur në botë nga pandemia e…

Read More

Akademia e Shkencavia ka dalë me një buletin javor për situatën e COVID-19 në Shqipëri duke deklaruar se vendi ka hyrë më shpejt në fazën e daljes nga pandemia. Sipas buletinit të ASH, Europa në tërësi ka shënuar javën e kaluar një rritje nën 5% dhe i kërkon qytetarëve shqiptarë të respektojnë masat kufizuese që përhapja të mbahet nën 3%. Por ASH i referohet shërimeve në Europë që sipas saj janë në nivele të kënaqshme duke konstatuar se shifrat e larta të shërimeve janë tregues pozitiv se Europa po del nga faza e pikut të pandemisë COVID-19. BULETINI I AKADEMISË…

Read More

Ministrat e lartë spanjoll këmbëngulin se lejimi i mijëra njerëzve të kthehen në punë javën e ardhshme nuk duhet të shihet si një “lehtësim” i kufizimeve të vendit të goditur rëndë. Spanja ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në botë, pas Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, por numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë gjatë ditëve të kaluara. Nga e hëna, punëtorët në industri të tilla si ndërtimi dhe prodhimi do të lejohen të kthehen në punë, nën udhëzime të rrepta për pajisjet personale mbrojtëse dhe distancimin. Por masa ka sjellë kritika nga…

Read More

Ditët e fundit në media kanë qarkulluar disa lajme lidhur me diss-in që i bëri Fero, Noizy-t në këngën e fundit. Në këngën me titulm “1 e keni” reperi përmendte bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa dhe e tha hapur se nuk ka asgjë me to, por diss-i është për Noizy-n. Pas kësaj, diss-it iu bashkua edhe Stresi, i cili njihet për shoqërinë që ka me Feron. Në InstaStory, reperi publikoi pjesë nga këngën e re të Feros, krahas së cilës qeshte me të madhe, duke lënë të kuptohet se e kishte me Noizy-n. Pas fjalëve të dy reperëve, Noizy…

Read More

Një shqiptarë ka humbur jetë në Londër për shkak të CoVid-19. Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti Eduart Ndocaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se viktima është Ledi Skuraj i cili jetonte prej vitesh në Londër së bashku me familjen “Sapo mora lajmin e trisht humbjen e kushririt tim Ledi Skuraj qe jeten ne angli u prehsh ne paqe kushriri im Jeta eshte e padrejte..gjithmone ikin..largohan pergjithmone nga ne ata qe nuk e meritojne..sidomos kur jane ne moshe te re, zoti forcofte familien e Gjergj Skures dhe bashkshorten i tije , krishti qofte ne…

Read More

Ish- deputetja e PD, Grida Duma ka thënë se opozita propozon që të gjithë punëtorët, ata të deklaruar por edhe informal duhet të paguhen nga shteti nga 300 euro në muaj, sa zgjat kriza e koronavirusit. ”Më shpejt mund të ishin marrë. Karantinimi dhe izolimi duhet të ndodhte 1 jave apo 10 ditë më parë. Bazikja që jep efekt. Të paguhen gjithë punonjësit pa dallim. Pra ekonomia jonë ka biznesin e vogël, të mesëm, të madh. Të paguhen të gjithë. Jemi vonë. Iku marsi, tani është prill. Nuk jemi në situatën që t’i lëmë në këtë ditë .PD thotë që…

Read More