Author: tirana

Forcimi i sistemit imunitar është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni këtë periudhë, ndërsa ende vijon pandemia e koronavirusit. Por janë disa zakone që mund t’i bëni, e që në fakt nuk ju ndihmojnë aspak: Pirja e alkoolit Konsumimi me tepricë i kripës Konsumimi me tepricë i sheqerit Nuk konsumoni fibra mjaftueshëm Nuk konsumoni mjaftueshëm perime

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë për të gjithë shqiptarët një urim për Pashkët. Kreu i Shtetit thotë se le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim. Mesazhi i Presidentit Ilir Meta Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë! Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës! Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po…

Read More

Në këtë situatë pandemie të koronavirusit, mjeku Javid Abdelmoneim dhe virologia Dr Lisa Cross nga Britania e Madhe këshillojnë që të keni kujdes me këpcët, pasi janë burim i shpërnadrjes së virusit vdekjeprurës. Ata sqarojnë se këpcët që veshin jashtë duhen përdorur vetëm gjatë lëvizjeve dhe ti heqin kur hyjnë brenda. “Kur hyni brenda, hiqni këpucët menjëherë. Shumica e këpucëve kanë shtroje gome ku virusi mund të mbijetojë nga tre deri në pesë ditë”, shprehet Dr Abelmoniem. Sipas tyre nëse keni përdorur transportin publik, ose keni pasur kontakte të ngushta me njerëzit, ndryshoni menjëherë rrobat dhe vendosni ato në lahen.…

Read More

Emergjenca e koronavirusit ka çuar në kaos futbollin dhe përjashtim nuk bën as Franca. Në këtë moment të komplikuar ku shumë klube janë në vështirësi, institucionet nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje për sezonin e ardhshëm. Ligue 1 kërkon të nisë sezonin 2020-2021 në fundjavën e 23-24 gushtit dhe ky është vullneti i shumë klubeve që doli pas mbledhjes së djeshme në videokonferencë. Por situauata sanitare dhe vetë UEFA mund të ndryshojnë çdo gjë. Virusi në Francë është ende në fazë përhapjeje, ndërsa organizata më e madhe e futbollit europian kërkon të shfrytëzojë muajin gusht për të luajtur ndeshjet…

Read More

Një rast i ri me virusin Ebola u konfirmua sot në qytetin Beni në Republikën Demokratike të Kongos. “Kjo është një ngjarje e parashikuar. Kemi mbajtur ekipe reagimi në Beni dhe zona të tjera me rrezik të lartë pikërisht për këtë arsye”, -tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Si me të gjitha rastet e konfirmuara, tashmë janë duke u bërë përpjekje për të gjetur të gjithë ata që mund të kenë qenë në kontakt me personin, në mënyrë që t’u ofrojnë atyre vaksinën dhe të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Megjithëse pandemia e COVID-19 shton sfida, ekipet shëndetësore do…

Read More

Mjeshtri i muzikës popullore, Bujar Qamili i ka bërë një dhuratë qytetarëve të Shkodrës, ka “ngrohur” me zërin e tij të gjithë shpirtrat e qytetarëve, që këtë koncert të tij e kanë parë nga dritaret dhe ballkonet e pallateve. Në qendër të qytetit u vendos një skenë provizore, ku ka kënduar këngët e bukura shkodrane, njëkohësisht hitet e tij si “Ah Pranvera” që i përshtatet këtij momenti, “Ky marak”. “Moj e bukura Shkodra jeme, të ka fal Zoti për mrekulli…Shkodrës të tanë e kanë zili”, është një pjesë e tekstit të një prej këngëve të Bujar Qamilit, që vjen në…

Read More

Banorët e fshatit Seferan pasditen e sotme kanë gjetur pa jetë një person në liqen. Viktima është 24-vjeç me inicialet E.H. nga fshati Hysë. I riu pa shenja jete është pikasur nga banorët e fshatit, të cilën lajmëruan policinë. Dyshohet se i riu vuante nga probleme mendore.

Read More

Plagosjen dhe arrestimin në Tiranë të Orges Bilbilit nga një punonjës policie gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, teksa lëviste në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, e komentoi sot edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policsë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24. Ardi Veliu tha se punonjësi i policisë në këtë rast është treguar profesionist dhe i është përmbajtur të gjithë protokollit. “Punonjësit e policisë kanë mision dhe detyrë që në cdo kohë që ballagaqohen me element krimi të bëjnë gjetjen dhe kapjen e tyre. Punonjësi në këtë rast bëri detyrën,…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” ka bërë me dije situatën e policëve të prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Veliu thotë se 3 prej tyre tashmë janë shëruar, 5 të tjerët janë në spital kurse ata që kanë pasur kontakte të afërta janë vetëkarantinuar. Drejtori Ardi Veliu ndërkohë shton se Policia Kufitare, nga ku ka disa raste me koronavirus të policëve ka qenë e përgatitur dhe e pajisur me mjete mbrojtëse që në janar 3 muaj më parë. ”Tetë punonjës policie me COVID-19, a ka persona të tjerë? Qysh në fillim…

Read More

Vitin që lamë pas, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, u bë kryefjala e mediave për lidhjen e tij të dashurisë. Ai u pa për dore me partneren, Egli Tako dhe që në momentin e zbulimit të lidhjes së tyre, s’kanë ngurruar të dalin hapur në publik. Tashmë ata janë një çift i pëlqyer për publikun dhe Olsi nuk u shmanget dot më pyetjeve që lidhen me partneren e tij. Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Pop Culture”, aktori ka zbuluar se tashmë ka nisur bashkëjetesën mr Eglin. “Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në…

Read More

Me anë të një letre, drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu, Haxhia shprehet se të dëmtuar ekonomikisht nga kjo situatë e krijuar nga COVID-19 janë edhe avokatët për shkak se janë mbyllur gjykatat, e për pasojë edhe ato duhet të përfitojnë ndihmë ekonomike. “Në urdhrin tuaj për lejimin apo ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit nuk cilësohet kategoria e avokatëve. Ne mendojmë se në këtë betejë të madhe, ku është përfshirë i gjithë populli ynë, edhe avokatët janë pjesë e pasojave financiare që kanë lindur si për çdo biznes. Referuar vendimit të KLGJ, me anë të cilit pezullohen të…

Read More