Ndërkohë që numri i viktimave dhe të infektuarve në Britaninë e Madhe vazhdon të rritet, për përballimin e kësaj situate janë mobilizuar edhe qytetarët. Të dhënat e qeverisë për shtëpitë e boshatisura tregojnë se Anglia ka rreth 579,000 prona të lira. Rreth 226,000 prej tyre janë shtëpi bosh afatgjata, 253,000 janë shtëpi të dyta, që i kanë qytetarët dhe 100,000 janë të lira. Kështu këshillat lokale do t’u kërkojnë pronarëve të shtëpive të dhurojnë vullnetarisht, sa të zgjasë pandemia shtëpitë e tyre të dyta ose ato të banueshme me sezone për bluzat e bardha që e kanë spitalin ku shërbejnë…
Author: tirana
Zv.kryeministri Erjon Braçe ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pranoi dje në një intervistë në “Zonë e Lirë” se pas 30 vitesh shkëputje nuk mund të jetë më mjek. “Sali Berisha prej vërteti; E tha më në fund një të vërtetë: Nuk jam më mjek! Kështu është! Por, nëse nuk është më mjek, sa të vërteta janë ato që vazhdon të thotë si mjek?! Madje ai epidemiolog e infeksionist kur nuk ka qënë kurrë i tillë?! Nëse nuk është më mjek, Çfarë i bie të jetë më ky?”, shkruan Braçe. Berisha deklaroi se nuk i shkoi në…
“Shqiptarët për shqiptarët” i janë rikthyer historisë së familjes Bego në Maliq. Familja me pesë frymë jetonte në një shtëpi të rrënuar, me mure plot lagështirë mes një të ftohti të acartë që ndihet në të katërta anët. Të ardhurat totale për 5 frymë janë 200 mijë lekë të vjetra në muaj që merren nga dy kempet. Por këto para nuk mjaftojnë. Fëmijët treguan mes lotësh që shumë herë kanë fjetur pa bukë. “Vetëm motra dhe babi marrin kemp, dhe në muaj kemi 200 mijë lekë dhe nuk na dalin pasi jemi 3 fëmijë në shkollë. Ushqimet i marrim me…
Në një lidhje direkte me ‘Zonë e lirë’, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk ka frikë nga koronavirusi, megjithatë sipas tij burri nuk duhet të jetë kurrë pishman të vdesë. Çani: A ke frikë nga virusi doktor? “Unë jam me këtë çani, që burri nuk duhet të jetë kurrë pishman me vdek pasi të gjithë jemi vdekatarë. Është një doktrinë e rreziqeve…unë nuk kam frikë. Ruhem dhe respektoj me rigorozitet karantinën për t’u mbrojtur nga një armik i egër siç është covid-19”, tha Berisha. Më herët Berisha tha se pavarësisht gjithçkaje, ai vijon të bëjë 10 mijë hapa në…
Ministrja e Financave Anila Denaj ka sqaruar se si do të merren kreditë nga biznesi nëpërmjet fondit të garancisë të vendosur nga shteti. E ftuar në emisionin “Java” në TVSH, Denaj tha se ato biznese punonjësit e të cilëve kanë marrë pagën e luftës, nuk do të mund të marrin hua të tilla. “Kemi akorduar me to shumat, meqë ditën e parë i bën efektive. Ka qenë një marrëdhënie juridike korrekte që vendoset në bazë të kontratës. Si do të prezantohet paketa e garancisë bankare nga bankat? Aty nuk do të jenë biznese që morën pagën e luftës. Në vendimin…
Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme nga moderatori Arian Çani pse nuk i është përgjigjur thirrjes së qeverisë për mjekët në pension që të riktheheshin në vijën e parë të luftës për COVID-19. “Nuk më shkoi ndërmend sepse pas 30 vitesh është qesharake të hysh në një profesion që nuk e ke ushtruar.Asnjë njeri që nuk ushtron një profesion për 30 vjet nuk mund të pretendoj se e ushtron atë mirë. Rregulli i parë i mjekësisë është të mos dëmtosh. Unë kam pasion të jashtëzakonshëm. 23 vjet e ushtrova profesionin e mjekut, kardiolog e kam ushtruar 20…
Edhe pse koronavirusi ka mbyllur në shtëpi pothuajse të gjithë shqiptarët, aksidentet me makina vijojnë. Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar një video, ku shihet një aksident që ka ndodhur në zonën e “Misto Mame” në Tiranë. Sipas HDA makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas, hyri kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.
Dy gra janë përfshirë në një debat që ka degjenderuar edhe në prekje fizike. Ngjarja ka ndodhur tek Pazari i Ri, teksa të dyja ishin në radhë dhe po prisnin tek një dyqan sallamerie. Por nxitimi për të mbaruar sa më shpejt ka sjellë konflikt mes dy zonjave. “Kur*are, ke dalë ti mi?”- thotë gruaja në fjalë. “Hë mi ku e ke autorizimin ti, ma trego,”- thotë vajza më tej. “Na ja ku e ke,”- dëgjohet të thotë më pas gruaja dhe i përplas autorizimin në fytyrë. “Mos m’u afro ti mua moj,”- thotë më pas vajza.
Mjeku i njohur Apostol Vaso i është drejtuar me një letër të hapur Dom Gjergj Metës, ku e vë theksin te ajo që ai e quan si një ulje e figurës së doktorit në këtë periudhë të vështirë. Si për krahasim, mjeku përmend zëvendësimin e ‘Dom’ me punonjës të fesë, dhe nënvizon: “Ju e shikoni qe doktori nuk quhet me doktor, por punonjes shendetesore, njelloj sikur te nderonim fjalen Dom,.me punonjes te fese, pra te fshihej misioni dhe te theksohej pozicioni ne nje strukture adminsistrative,qe quhet sistem.shendetesor. ..duke ulur figuren e doktorit i cili eshte nga te paktit njerez qe…
Modelja e fitness-it, Dorina Mema ka ndarë një foto ku ka treguar shqetësimin e madh që ka përjetuar ditën e sotme. Ajo është friksuar shumë pas një komshi i saj dyshohet si i prekur nga COVID-19. “Anëtarë të stafit mjekësor erdhën të bënin një tampon tek lagja ime, paskan qenë pikërisht tek kati im. Në pritje të përgjigjes sē komshiut po më bie të fikët mua. Çfarë duhet të bëj? Nuk di çfarë ankthi, si ta ndihmojmë a shmangim njëri-tjetrin?”, ka shkruar Mema krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
1 janar 2020. Ndërkohë që i gjithë planeti, pa e patur haberin për atë që e pret, feston vitin e ri, në Wuhan të Kinës janë duke filluar njëqind ditët që tronditën botën: në prag të Vitit të Ri, autoritetet kineze informojnë OBSH se në atë qytet ka raste polmoniti, me origjinë të panjohur. Në atë moment, jeta jonë ndryshun siç nuk do ta kishim imagjinuar kurrë. Sot, në ditën e 100 të emergjencës, numërojmë një milion e gjysmë të infektuar, 90 mijë të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së botës të mbyllur në shtëpi. Kur pamë fotografitë e para…
Kreu i OBSH në Tiranë, Raul Gonzalez shpjegoi në intervistën për Report Tv se cilët janë kategoritë që duhet të përdorin maska. “Edhe kjo është një çështje që ka hapur shumë debate në botë. Shoqëri të ndryshme kane qasje të ndryshme ndaj përdorimit të maskave. Shoqëritë aziatike i përdorin maskat gjatë gjithë kohës, edhe para situatës së covid-19, për shembull për shkak të ndotjes. Ne kemi rekomandime të sakta se kush duhet të përdorë patjetër maska dhe çfarë lloj maske. Këto janë punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë duke trajtuar persona që mund të jetë të infektuar…