Juventusi kërkon një pasues të Gonzalo Higuainit. Skautët e “Zonjës së Vjetër” kanë hedhur grepat deri në Argjentinë. Ata kanë pikasur titullarin e Boca Juniors, Jan Hurtadon. Sulmuesi 20-vjeçar ka bërë shumë mirë dhe është agjenti i tij që ka pranuar se italianët e kanë kontaktuar. “Dikush nga Juventusi më mori në telefon dhe më pyeti për të”, – tha Rodolfo Baque, menaxheri i lojtarit për Radio La Red. “Ai ishte shumë shok me Daniele De Rossin, jetonte ngjitur me të dhe shkonin bashkë në stërvitje. Nuk ka patur asnjë kontakt me Romën. Lojtari dëshiron të qëndrojë te Boca”, –…
Author: tirana
Papa Françesku gjatë fjalës së tij në vigjilje të Pashkëve të shtunën mbrëma, në Bazilikën pothuajse të zbrazët të Shën Pjetrit, tha se në këtë kohë pandemie njerëzit nuk duhet t’i dorëzohen frikës. Ati i Shenjtë u tha besimtarëve që çdo gjë do të shkojë mirë. “Ne nuk do të dorëzohemi, ne nuk vendosim një gur mbi shpresën. Ne mundemi dhe duhet të shpresojmë se Zoti nuk ka lënë të vetëm…Çdo gjë do të shkojë mirë, le të themi kështu me këmbëngulje këto javë, por edhe shpresa më e fortë mund të avullojë. Shpresa e Jezusit është ndryshe. Zoti është…
Shifra në rritje vijnë edhe nga Turqia. Mësohet se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 1101, ndërkohë që dje u raportuan 95 vdekje. Mediat turke raportojnë se numri i të prekurve me COVID shkoi në 52,167. Miliona qytetarë turq janë izoluar të shtunën dhe të dielën, pas një vendimi të menjëhershëm të qeverisë turke, e cila shkaktoi edhe dyndje në supermarkete. Pandemia ka vrarë afro 108,200, dhe ka infektuar më shumë se 1.76 milion njerëz në të gjithë botën.
Përmes një fotoje të ëmbël, teksa mban në krahë djalin Kren dhe vajzën e saj Nalta, Ministrja Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarëve Pashkën. “Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet”, e nis ministrja urimin e saj në rrjetin social facebook, duke iu referuar situatës së pandemisë së koronavirusit, ku miliona besimtarë në mbarë botën, ashtu si dhe në vendin tonë, nuk kanë shkuar dot në kisha, por e kanë festuar Pashkën me familjarët në shtëpitë e tyre. “Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar!”- shkruan ministrja në përmbyllje të urimit…
Kompania OSHE njofton se do të zgjasë orarin e pagesave të energjisë elektrike pranë pikave të saj. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se se shërbimet do të zgjaten deri në orën 17:30 duke filluar nga dita e hënë. “Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”, njofton kompania.
Thellohet bilanci i viktimave në Greqi. Mësohet se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 96 numrin e të vdekurve në total. Ata janë një grua 60-vjeçare në Selanik dhe dy burra të moshës 60 dhe 61 vjeç në Athinë. 60-vjeçarja u kurua në spitalin AHEPA në Selanik, pasi u transportua nga Ptolemaida më 3 prill. Ndërsa 60-vjeçari, i cili po kurohej në Spitalin Sotiria, vuante nga kanceri, dhe 61-vjeçari, i cili po mjekohej edhe ai në të njëjtin spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv, raportohet se ishte ish-duhanpirës.
Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët katolikë për Pashkën. Referuar edhe situatës ku ndodhi nga koronavirusi, ai thotë se sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë. “Gezuar Pashken! Cdo shqiptari te krishtere, te besimit katolik, kudo qe ndodhet, dua ti uroj Pashken! Sakrificat gjithnje kane nje fund te mire, e di qe shume nder ju e pertej jush po vuajne, po sakrifikojne, sherbejne per jeten duke ndihmuar, kuruar e shpetuar jete, njeri tjetrin! Lutjet e gjithkujt shkojne per ata qe vuajne e per ata qe sherbejne! Jemi bashke, ne vuajtje e sherbim! Do jete me mire. Shpresa eshte e…
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, të cilët festojnë sot Pashkën. Teksa ka publikuar një video të atmosferës së festimit të kësaj feste të shenjtë, Rama ka uruar shqiptarët me një mesazh të shkurtër: “PASHKË TË GËZUAR 🙏”. Këtë herë shqiptarët i ka gjetur ndryshe festa e Pashkëve, pasi qëndrojnë të izoluar për shkak të masave kundër koronavirusit. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/276505033345676/?v=276505033345676
Kryeministri britanik Boris Johnson, për herë të parë pas daljes së tij nga spitali pas infektimit me COVID-19, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media në të cilën falënderon stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Spitalin St Thomas për trajtimin e tij në njësinë e kujdesit intensiv. “Nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Unë u kam borxh atyre jetën time”, tha Johnson, sipas Shoqatës së Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar. Johnson u testua fillimisht pozitiv me koronavirus në 27 Mars dhe u lirua nga kujdesi intensiv të enjten.
Sot besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën. Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe. Ajo është një veçori karakteristike e kësaj feste. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e…
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903. 108 mijë e 838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404 mijë 497 është numri i të shëruarve. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 529 mijë 887 të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania. SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 20,580, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19,468 persona të vdekur, dhe pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16,606 viktima. Një tjetër vend…
Publikohet historia e panjohur e ndodhur më 11 prill të vitit 1985-së në burgun e Burrelit, ku asokohe vuanin dënimet e gjata disa nga të dënuarit politik që konsideroheshin si disidentë apo kundërshtarët më të fortë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Memorie.al sjell dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik, Qani Sadiku (me origjinë nga fshati Markat i Sarandës) një nga simbolet e qëndresës antikomuniste, i cili ka vuajtur 20 vite ne kampet dhe burgjet e atij regjimi, lidhur me lajmin e vekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, si e mësuan fillimisht ata, ç’ndodhi atë ditë në atë burg, dhe…