Ish- deputetja e PD, Grida Duma ka thënë se opozita propozon që të gjithë punëtorët, ata të deklaruar por edhe informal duhet të paguhen nga shteti nga 300 euro në muaj, sa zgjat kriza e koronavirusit.
”Më shpejt mund të ishin marrë. Karantinimi dhe izolimi duhet të ndodhte 1 jave apo 10 ditë më parë. Bazikja që jep efekt. Të paguhen gjithë punonjësit pa dallim. Pra ekonomia jonë ka biznesin e vogël, të mesëm, të madh. Të paguhen të gjithë. Jemi vonë. Iku marsi, tani është prill. Nuk jemi në situatën që t’i lëmë në këtë ditë .PD thotë që mos paguhen vetëm një pjesë, jo paketa e 1, e 2, e 3. Tani dhe të gjithë punonjësit. Tani me minimumin e 300 eurove dhe ata informalë sepse e kemi regjistrin.”- tha Grida Duma.
