Bashkim Fino i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” është shprehur se që të dalim të fituar nga kjo luftë dhe të jetojmë gjatë duhet fillimisht vetëndërgjegjësimi dhe më pas respektimi i masave të vendosura nga qeveria të konsultuara me ekspertët.
“Vështrim i përgjitshëm mbi situatën e koronavirusit, ka kaluar 1 muaj, ditët e fundit duket si një situatë e përmirësuar?
Kjo është natyrisht një pandemi globale që ka pushtuar gjithë botën. Mendoj se në këto ditë të fundit Shqipëria le të themi sipas të dhënave të ekspertëve është e qëndrueshme, por jo drejt fundit, është drejt uljet. Duhet kujdes. Doja të vlerësoja punën e gjithë stafit mjekësor, stafit teknik por edhe të qeverisë dhe gjithë qytetarëve që i janë përjgigjur thirrjeve të ndërmarra nga qeveria dhe diktuara nga stafi teknik dhe vijojnë ditë mbas dite me të gjitha mundësitë për të pasqyruar realitetin.
është një luftë e padukshme siç e kanë thënë shumë udhëheqës botërorë. Nuk e ke përballë armikun dhe masat e ndërmarra janë pozitive dhe kanë dhënë efekt pozitiv në vendin tonë me shifrat që ju ëprditësoni 23 viktima dhe 200 të shëruar. Testet janë bërë rreth 3 644 njerëz. Janë të dhëna optimiste. Por po t’i krahasosh me Europën dhe BE shifrat janë katastrofike.
”Jemi në kohë lufte”, jeni dakort me këtë ide?
Term i gjetur, jam dakort. Edhe hsumë udhëheqës në botë e përdorin dhe ja jemi në luftën e lll botërore. Luftë e pabarabartë dhe e padukshme. COVID-19 ka qëllim të marrë jetë njerëzish dhe gjitha vendet duhet të marrin masa.
Virus që e gjeti botën të papërgatitur dhe kur gjen vende shumë të zhvilluara si SHBA, dhe të papëgatitura si Shqipëria. Të gjitha masat janë marrë dhe duhen zbatuar me rigorozitet. është luftë e padukshme. Duhet të jemi të kujdesshëm në familje nga ato që na thonë specialistët. Duhet të vetëndërgjegjësohemi nëse duam të jetojmë gjatë.”- tha Bashkim Fino./BW/
