Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjilan të Kosovës.
Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi motorri që ai po drejtonte u përplas me një makinë.
I aksidentuari u dërgua me urgjencë në spital por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete. Viktima është shtetasi Debatik Huruglica.
Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
