Gjatë kohës që koronavirusi nisi të pushtonte titujt kryesor të mediave, por përpara se jeta të bllokohej totalisht, një regjisor i pavarur konceptoi, xhiroi dhe përfundoi postproduksionin e një filmi në lidhje me pandeminë. Falë pajisjeve digjitale relativisht të lira, sot është shumë më e lehtë që një film të prodhohet në mes të ngjarjeve reale, por askush nuk e priste që të vinte kaq shpejt një prodhim për koronavirusin, duke pasur parasysh që pandemia po vazhdon ende. Mostafa Keshvari ka realizuar filmin “Corona”, i cili për 63 minuta tregon se çfarë ndodh kur 7 njerëz, njëri prej të cilëve…
Author: tirana
“Më vjen keq, ndihem si s’ka më keq, kur duhet t’u them shqiptarëve që nuk mund të vini dot në Shqipëri. Pse? Për një arsye sa të thjeshtë aq edhe të dhimbshme, sepse nëse hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin e atyre që duan, nuk kemi më vend për të varrosur më njerëz, jo si në Bergamo as si në Iran por shumë më keq se kaq. Nuk mendoj se cilindo prej jush që e keni këtë stres e vendosni në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik edhe veten edhe të tjerët. Aty ku jeni…
Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se pandemia e Covid-19 në SHBA do të “përkeqësohet, shumë më keq, para se të bëhet më mirë”, por që distancimi shoqëror po punon për të zbutur përhapjen e virusit. “Nuk ka dyshim në mendjen time ose në të cilitdo që di diçka rreth kësaj, që aktivitetet lehtësuese, ndarja fizike që ne po bëjmë ka një ndikim pozitiv”, ka thënë Fauci. “Ju nuk e shihni akoma në mënyrë dramatike, sepse ekziston dinamika, me virusin që bën atë që dëshiron të bëjë, dhe ne po përpiqemi…
Moderatorja e njohur Luana Vjollca si duket është mërzitur këtë periudhë që po qëndron e izoluar për shkak të pandemisë Covid-19 që është përhapur masivisht edhe në vendin tonë. “Unë pas karantinës”, shkruan Luana në një foto në të cilën shihet jashtë vendit e rrethuar nga 9 valixhe. Në këtë foto nuk mungon as komenti i kunatit të saj Getoar Selimaj, i cili i shkruan se valixhja ku ka vënë dorën është e tij. Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i madh i rasteve me Covid-19 në vendin tonë, pasi 27 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e…
Koronavirusi shkakton dëmtime neurologjike te një numër i vogël pacientësh të cilët zhvillojnë pasqyrë të rëndë klinike Infektologu grek, njëherësh edhe udhëheqës i shtabit të krizës, dr. Sotirios Tsiodras, ka paraqitur të dhëna të reja deri te të cilat ka ardhur ekipi i neurologëve nga e gjithë bota, sipas të cilave rreth 15 për qind e pacientëve, të cilët zhvillojnë simptoma të rënda, mund të pësojnë dëmtime neurologjike të shkaktuara nga sëmundja e coronavirusit. – Veç simptomave të njohura – temperatura, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje, disa pacientë zhvillojnë disfunksion të kapacitetit mendor, konfuzion, letargji, epilepsi, madje edhe sulm në…
Prezantuesja e famshme, 66 vjeçe, njoftoi se do të dhurojë 10 milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në të gjithë vendin, në luften kundër koronavirusit shkruan DailyMail. “Unë po dhuroj 10 milionë dollarë në përgjithësi për të ndihmuar amerikanët gjatë kësaj pandemie në qytete në të gjithë vendin dhe në zonat ku jam rritur”, shkroi Oprah në Twitter të enjten. Një pjesë e dhurimit, 1 milion dollar do të shkojë në një iniciativë të re të quajtur “Fondi i Ushqimit i Amerikës”, i cili do t’ju vijë në ndihmë komuniteteve lokale. Në total, numri i të infektuarve me…
Të gjithë ata punonjës që punojnë në të zezë, nuk kanë sesi të ndihmohen nga shteti nëse nuk kanë një dokument që provon se këta persona kanë marrëdhënie pune me pronarin. E vetmja zgjidhje për ta, është denoncimi. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se të gjithë pronarët që do të denoncohen për punë në të zezë, rrezikojnë që t’u hiqet liria. PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT: Nuk i ndihmojmë dot ata që paguajnë në të zezë nëse nuk denoncojnë. Të gjithë flasin për Amerikën, por Amerika bazohet mbi atë që sigurohet. Nuk kemi si ti ndihmojmë. Ata të denoncojnë dhe…
Me siguri teksa keni parë pozat e Oriola Marashit në Instagram, keni dëshiruar ndonjëherë me veten tuaj të kishit flokë po aq e të gjatë sa të sajët. Rritja e flokëve mund të jetë problem për një pjesë të konsiderueshme të gjinisë femërore, duke marrë parasysh dëmtimin që i bëjmë me lyerjet e dekolorimet e shumta. Mirëpo, duket se makthi mori fund pasi vetë Oriola ka zbuluar sekretin e flokëve të saj të gjatë. Për t’i rritur shpejt, ajo përdor ujin e fermentuar të orizit, siç e përdorin gratë e Kinës Jugore. Modelja ka dhënë “recetën” në llogarinë e saj…
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Eli Fara ka ndarë pak më parë me ndjekësit e saj një foto të hershme të saj, të cilën e ka realizuar fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili sot feston ditëlindjen e tij. “Foto by @fadilberishaphotography Edhe 100. Artist me zemër të madhe dhe shpirt të bukur”, ka shkruar Eli krah fotos së saj të fundit ku shfaqet mjaft elegante dhe tërheqëse me një fustan në ngjyrë të zezë. Kujtojmë se Fadil Berisha është një nga fotografët më të famshëm e më të suksesshëm në SHBA.
Pas Gjermanise e cila po ndjek te njejten strategji si Shqiperia,ku ka vendosur qe “Moratoriumi nuk vlen për qiradhëniet e pronave (banesa dhe biznese). Megjithatë, pronarët nuk duhet të ndërpresin marrëveshjet e qirasë nëse qiramarrësi nuk paguan qiranë gjatë periudhës së 1 prillit deri 30 shtator, kur një mospagim i tillë është shkaktuar nga efektet e pandemisë COVID-19.”edhe Holanda e Greqia kane ndjekur te njejten strategji. Ministri i Strehimit në Hollandë ka arritur një marrëveshje me pronarët e tokave që qiramarrësit nuk duhet të dëbohen për shkak të problemeve që dalin nga pandemia e koronavirusit. https://www.iamexpat.nl/housing/real-estate-news/government-rules-tenants-cannot-be-evicted-during-corona-crisis Ndersa Greqia vendosi: Lirohen…
Kryeministri Edi Rama do tregojë masat e reja për qeratë, ndihmat me ushqime dhe barna, por dhe për pensionistët.
Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj që u prek nga Covid 19, në një postim në Facebook shprehet se është gati për të rifilluar punën, por më parë është në pritje të testit për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin. “Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë…