Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali, ku janë pritur nga Ministri i Jashtë Italian, Luigi Di Maio. Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19. Ministri italian, Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian. Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e…
Author: tirana
Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e kronavirusit. Dita e sotme 28 mars 2020 ka regjistruar 889 më shumë se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023. 92 472 janë të infektuar e gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5974 më shumë. 3856 në terapi intensive, 26 676 në struktura spitalore e 39 533 në izolim shtëpiak. 12 384 numri i pacientëve të shëruar e janë 1434 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Në rajonin e Lombrdisë numri i personave të infektuar 39 415 është e janë 5944 viktima,…
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, tashmë jashtë jetës politike në vend, ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët në një kohë kur thuajse e gjithë bota është në luftë me armikun e panjohur dhe padukshëm COVID-19. Si rrallë herë ajo ka zgjedhur të bëjë publike një foto familjare ku shfaqet së bashku me një zonjë në moshë (që nuk dihet kush është) dhe nipin e saj përmes së cilës bën rritjen për të gjithë qytetarët që të ruajnë veten në këtë situatë tragjike. Duke shfaqur tre breza në një foto, Topalli na tregon edhe njëherë se sa e rëndësishme është që…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve. Drejtuesit shqiptarë të kamionëve, të cilët do të kalojnë tranzit në territorin bullgar duhet të respektojnë afatin 24 orësh për të dalë nga Bullgaria, pasi në të kundërt ata duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore. Kundrejt drejtuesëve të cilët nuk do të respektojnë rregullat e karantinës, do të merren masa ndëshkuese. Në rastet…
Sot janë nisur drejt Italisë një grup prej 30 mjekësh, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, i cili duket se ka nevojë më shumë se kurrë, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit atje. Përmes një shënimi në facebook, gazetari Blendi Fevziu thotë se ky nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një detyrim historik. Fevziu kujton eksodin masiv të shqiptarëve drejt Italisë më 1991, dhe garantimin e ushqimeve për mijëra shqiptarë përmes Operacionit Pelikan. Po ashtu edhe në 1997, 80% e Operacionit Alba, përbëhej nga ushtria italiane.
Ministri përgjegjës për koordinimin gjatë pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, ka sqaruar për Tv Klan se cilat kategori mund të lëvizin pas orës 13:00, kur dhe hyn në fuqi ndalimi i qarkullimit. Në një lidhje direkte gjatë edicionit qendror të lajmeve të orës 15:30 në Tv Klan, Ahmetaj u shpreh se aktivitetet e lejuara për të punuar, mund të vazhdojnë normalisht edhe pas orës 13:00 pa pasur asnjë pengesë nga policia. I pyetur përse në disa raste punonjësit e bizneseve që lejohen të kryejnë aktivitetin janë ndaluar nga policia, ministri Ahmetaj i konsideroi ngjarje të izoluara. Ndërsa garantoi se…
“Gjashtë të shëruar janë mjekë” – Berisha dënon “mungesën e transparencës” dhe bën thirrje: Të bëhet publik numri i bluzave të bardha të infektuara. Është shifër alarmante! Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim në facebook ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, atë që ai e ka quajtur mungesë transparence lidhur me numrin e bluzave të bardha të infektuara. Sipas Berishës kjo shifër është alarmante dhe perqindja me e larte ne bote e semundshmerise nga covid 19 e personelit te shendetesise. Reagimi i Berishës: Shifer tronditese, unike ne bote! 17% e 33 te semurve te sheruar tek ne jane mjeke…
Koronavirusi, ndër shumë aktivitete, ka mbyllur edhe palestrat. Shumë personazhe kanë zgjedhur që aktivitetin fizik ta realizojnë në shtëpi si të munden, por kjo video e Besit nuk është një mënyrë e zakonshme. Ai ka zgjedhur të punojë me drutë, duke vënë kështu edhe trupin në punë. “Dita e 17-të e karantinës! Palestër në kushte shpie! Do ja dalim. Jena mirë!”, shkruan Besi në videon ku shfaqet duke ndarë drutë. Ndjekësit kanë filluar t’i japin menjëherë kurajo dhe sigurisht të qeshin me Besin, ashtu siç ndodh përherë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 deklaroi se qeveria shqiptare po bën propagandë, në një kohë kur duhet të merrte përgjegjësitë për të mos i lënë njerëzit e varfër, të futen më shumë në krizë. Kryedemokrati tha se situata në vend nuk është e mirë dhe ka rrezik që nga pandemia e koronavirusit ne po shohim vetëm majën e ajsbergut. “Mirënjohje cdo qytetari që është bërë pjesë në përpjekjen tonë kundër përhapjes së virusit. Cdo vend është detyruar të përballet me këto masa por jo në cdo vend ka kaq shumë…
Të gjithë bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë në vit mund të përfitojnë një pagesë prej 26 mijë lekësh për çdo person që kanë të punësuar. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin i cili ka hyrë në fuqi menjëherë duke mundësuar kështu dhënien brenda 10 ditëve të para të muajit prill të të gjitha pagesave për të vetëpunësuarit dhe punonjësit në ndërmarrjet e vogla. Nga ky vendim mund të përfitojnë vetëm sipërmarrësit e vegjël të cilëve iu është ndërprerë aktiviteti për shkak të masave të marra kundër përhapjes së Covid-19, dhe jo bizneset të cilat lejohen…
Në këto ditë të vështira për të gjithë, policët por edhe ushtarët janë në krye të detyrës duke monitoruar në terren zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. E ndërsa policëve iu duhet të përballen ndonjëherë edhe me qytetarë të pabindur, një vajzë e vogël ka zgjedhur t’i përgëzojë ata për punën e tyre. E maskuar, ajo është afruar me një lule në dorë për t’ja dhuruar një polici në shërbim. Foton e ka ndarë në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu i falenderon ata për punën e tyre.
MEPJ në një njoftim për mediat ka publikuar dhe foto nga brenda avionit, ku Cakaj shihet në shoqërinë e mjekëve. Ministrisë në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është nisur sot bashkë me 30 mjekët shqiptarë për të shkuar në Romë, nga ky do zhvillohet një operacion për riatdhesimin e shqiptarëve. MEPJ në një njoftim për mediat ka publikuar dhe foto nga brenda avionit, ku Cakaj shihet në shoqërinë e mjekëve. Por ministri ka bërë një gabim, pasi nuk ka respektuar distancën prej një merët dhe shihet shumë afër me mjekët të cilët janë pa maska, e…