Author: tirana

Kryeministri Edi Rama vjen sërish me një mesazh kushtuar shqiptarëve, sa i takon situatës që po kalon vendi për shkak të COVID-19. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se jemi në rrugën e duhur dhe se nesër do të jemi krenarë për faktin se si dolëm nga kjo luftë, ndërsa ka postuar dhe një video. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES😊 kini besim, jemi në rrugën e duhur dhe nesër do jemi krenarë për se si dolëm nga kjo luftë e mallkuar.

Read More

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.

Read More

Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali. Megjithatë, në komunën Ferrera Erbognone, me më shumë se 1 mijë banorë, në provincën e Pavias, nuk ka asnjë person të infektuar. “Tgcom24” shkruan se ky është një rast i jashtëzakonshëm, i cili ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë edhe objekt studimi. Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave. “Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Studimi i popullatës mund…

Read More

Mjeku i njohur, Genc Sulçebe ka reaguar sot për situatën e COVID-19 që po kalon vendi. Në një shënim ne mediat sociale, se nëse bëhen disa llogaritje të thjeshtë shihet se vdekshmëria në Shqipëri nga ky virus nuk do jetë me tepër se 1000. Ai shton se ka mundësi që në fund të kësaj epidemie nga COVID-19, vdekshmëria mund të jetë në rastin më të mirë 1 në 1000 ashtu si dhe në gripin e zakonshëm. REAGIMI I PLOTË Nga shifrat e deritanishme ne bote duket se vdekshmeria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% ne Itali ne 0.3% ne…

Read More

Mjeku dhe deputeti Edmond Stojku ka theksuar se në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi gjobat për të pabindurit janë një ide shumë e mirë, pasi ai që mendon të dalë për vrap nga liqeni në këtë situatë, asnjë lloj mesazhi sensibilizues nuk do të bënte më efekt. ‘Kur situata në të gjithë globin nuk ka ndikuar tek ai për ta bindur të qëndrojë në shtëpi’, tha Stojku, ‘atëherë gjobat janë ato që duhet për këtë pakicë njerëzish’. Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Edmond Stojku, anëtar i Komisionit të Shëndetësisë, tha se nuk beson se Shqipëria do të përjetojë…

Read More

Fatos Lubonja është tërbuar për dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë në Itali. “Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali. Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne – ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin. Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi…

Read More

Sipas një studimi të fundit, koronavirusi tek të rinjtë shkakton dhimbje stomaku, dhe jo probleme me frymarrjen. Sipas Michael Hirsh, drejtori i shëndetit publik të Ëorcester, spitalet tani po shohin pacientë që kanë testuar pozitivisht për COVID-19 që shfaqin vetëm dhimbje barku. “Ajo që ne kemi parë është që pacientët që vijnë nuk kanë ankesa të frymëmarrjes por ankesa për dhimbjen e barkut”, tha z. Hirsh. Siç shpjegon Z. Hirsch, dhimbja në stomak është rezultat i një pacienti që zhvillon pneumoni në lobet e poshtme të mushkërive. Nëse lobet janë të përflakur shpesh, acarimi në diafragmë shkakton dhimbje në bark.…

Read More

Ndërsa numri i viktimave në mbarë globin nga COVID-19 u rrit në mbi 28 mijë, përpjekjet e përshpejtuara për të zhvilluar një kurë janë përqëndruar kryesisht tek përshtatja e ilaçeve ekzistuese që prodhohen për të luftuar sëmundje të tjera. Testimet janë përqëndruar në tre fusha, tek neutralizimi i vetë virusit, lehtësimi i disa prej simptomave të tij që rrezikojnë jetën, si dhe tek forcimi i sistemit imunitar të pacientëve për të luftuar infeksionin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton. Ilaçet e vjetra për malarjen, si klorokina dhe hidroklorokina, po testohen nëse janë në gjendje ta vrasin koronavirusin në…

Read More

22 mijë e 553 qytetarë kanë marrë deri tani leje për dalje te e-Albania. Një shifër e lartë kjo në pak orë duke marrë parasysh që mund të aplikojë vetëm një pjesëtar i familjes. Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ndërsa pohon se përtej mërzive e acarimeve të momentit, totalisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar maturi. “Deri tani 22 mijë e 553 qytetarë kanë bërë aplikimin në e-Albania dhe kanë marrë menjëherë miratimin e lejes për dalje nga dita e hënë.Kjo shifër tregon besimin e qytetarëve te…

Read More

120 shqiptarë të bllokuar në Itali prej afro 20 ditësh janë kthyer në Tiranë mbrëmjen e sotme me “Lasgushin”, një prej avionëve të Air Albania. Në bord me 120 shqiptarët e parë të riatdhesuar, ishte dhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj i cili u nis gjatë pasdites drejt Romës me ekipin prej 30 mjekësh e infermierësh që do të ndihmojnë kolegët italianë në betejën me koronavirusin. Disa prej shqiptarëve të riatdhesuar janë shprehur se nuk kanë pasur simptoma të koronavirusit por do të vetëizolohen për 14 ditët e ardhshme, për siguri por dhe në bazë të urdhrit për të qeverisë…

Read More

Spanja ka regjistruar sot një rekord të zi viktimash nga koronavirusi teksa 832 persona ndërruan jetë vetëm 24 orët e fundit. Siç ishte paralajmëruar Spanja tashmë ka intensitetin e Italisë sa i përket viktimave pasi tek kjo e fundit në 24 orët e fundit 889 persona ndërruan jetë, një shifër e afërt me atë të Spanjës. Sa i përket të prekurve, Spanja regjistroi 8 mijë më shumë sot po aq sa Italia duke e çuar në 72 mijë persona të prekur totalin.

Read More

Dashi Çdo gjë ka për të qenë shumë më e lehtë për ju gjatë kësaj dite dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer sot. Do t’i zbatoni me përpikmëri këshillat që iu kanë dhënë familjarët dhe do ndiheni sërish në formë si më parë. Edhe për ndonjë dhimbje të vogël nuk do pini medikamente, por vetëm gjëra bimorë e pa efekte anësore. Në planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Çdo gjë ka për të ecur për mrekulli në këtë sektor. Demi Dita e sotme do jetë e mirë dhe…

Read More