Pas tre rasteve negative në Korçë, një tjetër i dyshuar me koronavirus mendohet të jetë në qytetin e Lushnjes.Sot nnga spitali i Lushnjes u pa stafi i ambulancës të cilët dezinfektohen pasi këtë mëngjes kanë sjellë në spital një të sëmurë të dyshuar me koronavirus nga Grabjani njësi administrative e bashkisë Divjakë. Personi është nisur për në Tiranë për mjekim më të specializuar si dhe për tu konfirmuar përmes analizave nëse ka apo jo nga Covid 19. Në Lushnje janë vetëm katër raste të konfirmuara nga kjo sëmundje ku një 64-vjeçar ka humbur jetën deri tani. Patrulla të policisë se…
Author: tirana
Si asnjëherë më parë astrologia e famshme Suzan Miller ka hyrë live në “Instagram” dhe ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj”. Ajo ka folur mbi çështjen e pandemisë që ka përfshirë të gjithë botën dhe shprehet se shkaku kryesor i shpërthimit të këtij koronavirusi ka qenë takimi i Plutonit me Jupiterin. Astrologia tregon se këto ditë ka lexuar dhe studiuar shumë libra dhe ka dalë në përfundim se Plutonit dhe Jupiterit takohen një herë në 13 vite dhe fuqia e tyre e ka krijuar koronavirusin. Kjo nuk do të thotë se ritakimi i tyre sa herë do të shkaktojë viruse.…
Zyra e shtypit publikoi gabimisht një video të Presidentit italian, Sergio Mattarella, që nuk ishte për transmetim. Gjatë regjistrimit të mesazhit për popullin, Presidenti i drejtohet bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i thonë që të rregullojë pak flokët. “Giovanni, as unë nuk shkoj tek berberi”, përgjigjet presidenti, ndërsa bën gjestin për t’i rregulluar. Video nisi të përhapej kudo në rrjet, ku nisën edhe reagimet!
Një tjetër lajm i mirë vjen nga Bashkia e Pukës për sa i përket situatës më koronavirus. 7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me një pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë. Lajmin e ka dhënë vetë Bashkia e Pukës me anë të një postimi në Facebook ku duke falenderuar Zotin thotë se punonjësit nuk janë të infektuar. Mesazhi i publikuar nga Bashkia e Pukës: Mirmengjes me këtë lajm fantastik. Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit…
Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga koronavirusi në botë. Vogëlushi ishte nga Ilinis, në shtetin E J. B. Pritzker, SHBA. Lajmi bëhet i ditur nga guvernatori i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nga ky virus i frikshëm. “Nuk ishte regjistuar ndonjherë një rast vdekje tek një fëmijë kaq i vogël nga COVID-19. Për këtë kanë nisur dhe hetimet” – tha drejtori shëndetësor i Illinois, Ngozi Ezike. Zyrtarët nuk kanë lëshuar asnjë informacion tjetër për djalin e vogël as nëse ai kishte problem të…
Shumë njerëz nuk janë përfundimisht në rregull tani, ndërsa dëgjojmë, po jetojmë në periudha të pasigurta, të frikshme, dhe po na bën të gjithë të ndihemi të çuditshëm. Ky kulm në ankthin tonë kolektiv po përplaset tmerrësisht me ngadalësimin e papritur të stilit të jetës tonë, raporton “Metro”. Të gjithë ne ndjehemi të frikësuar dhe nuk mund të bëjmë gjërat që normalisht do të na bënin të ndjehemi më mirë, si të shohim miq, të kërcejmë në një bar deri në 3 të mëngjesit, apo edhe thjesht të dalim jashtë. Kjo rrethanë konfuze mund të shfaqet në modele emocionale të…
Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Me shtatë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë…
Neymar e ka të pamundur të respektoj rregullat, në çdo rast e sheh veten në qendër të kritikave. Ylli i PSG, braktisi Francën duke udhëtuar drejt Brazilit, i detyruar të qëndroj në karantinë. As në këtë rast, ku nuk bëhet fjalë për çështje qejfi, Neymar e ka të pamundur të respektoj rregullat. Ka qenë vetë futbollisti ai i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet duke luajtur me disa miq të tij, pa masa mbrojtëse dhe pa respektuar distancën. Fotot e publikuar nga sulmuesi brazilian nuk janë pritur mirë, të shumë ishin…
Greqia është goditur nga një tjetër termet mëngjesin e sotëm. Mësohet se lëkundjet ishin me magnitudë 4,5 të shkallën Rihter. Tërmeti u regjistrua në orën 07:34 me orën greke në një zonë detare në Zynthos. Vendi ndodhet 59 km në jugperëndim të Lithakia në Zakynthos. Po ashtu bëhet e ditur se tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 km. Kujtojmë se pak ditë më parë Greqia u godit nga dy tërmete të fuqishme, njëri prej të cilëve 5.4 të shkallës rihter.
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të dendura në të gjithë vendin, duke rrezikuar herë pas-here reshje afatshkurtra dhe të izoluara. POR pjesa e dytë e ditës sjellë më shumë kthjellime në vendin tonë. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C mëngjesi deri në 20°C. Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Rusët, të mësuar prej kohësh me krizat financiare dhe politike po reagojnë ndaj pandemisë së koronavirusit duke blerë me shumicë disa nga gjërat kryesore që do u duhen teksa qëndrojnë në izolim: përfshirë prezervativët. The Moskow Time zbulon gjërat që blenë më shumë rusët deri tani: -Buckweat – ose siç njihet ndryshe grechka, një produkt bazik në Rusi të ngjashme me thjerrëzat, rusët e përdorin për vaktin kryesor të ditës, atë të drekës. Pavarësisht thirrjes së autoriteteve për të mos blerë shumë e të mos përhapin panik, më 9-15 mars, shitjet e u rritën me 66% në krahasim me të…
Spanja po ndjek në mënyrë të frikshme Italinë me shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19. Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 5,694 persona, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 72.284. Gazeta “El Pais” shkruan se numri i personave të shëruar është 12.285. Përqendrimi më i lartë i rasteve është në Madrid, me 2.757 vdekje dhe 21.520 të infektuar, i ndjekur nga Katalonia (1,226 vdekje, 15,026 raste). Ndërkohë, rajoni i Castile-La Mancha (448 vdekje) është i treti për numrin e viktimave.